Vepra e titulluar “Iknim, ktheheshim gjithmonë” e krijuar nga Erick Meyenberg dhe artisti Gentian Doda prezantohet në Bienalen e Venecias. Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja shprehet në një postim në rrjetet sociale se është një vepër që befason në Pavijonin e Meksikës në Bienalen e Venecias. ““Iknim, ktheheshim gjithmonë” në La Biennale di Venezia Arte 2024. Vepra e krijuar nga Erick Meyenberg dhe Gentian Doda, me një ekip artistik meksikano-shqiptar, befason në Pavijonin e Meksikës!”, shkruan ministri Gonxhja që ka ndarë dhe foto të veprës në rrjete sociale. Një video-instalacion që paraqet familjen Doda, familje shqiptare e emigruar në Itali prej 30 vjetësh, në një moment idilik dhe nostalgjik, që luan me konceptin e “rikthimit të përjetshëm” mes objekteve të gërryera nga koha. Ministri Blendi Gonxhja shprehet se filmi poetik i shoqëruar me punime skulpturale të artistit meksikan Erick Meyenberg dhe ndërhyrjen koreografike “Mbi relievet e një kohe” nga “was bleibt kollektiv | Gentian Doda” krijuan një eksperiencë imersive dhe të paharrueshme për të pranishmit. Pavijoni i Meksikës në Bienalen e Venecias, “Nos marchabamos, regresabamos siempre” ka si kuratore Tania Ragasol. Bashkëpunim artistik/koreografi/muzika origjinale: ‘was bleibt kollektiv | Gentian Doda, produksion artistik Roberto Velazquez, montazh Martha Uc. Performues janë Rosella Pellicciotti, Fjorald Doci, Julien Klopfenstein, kostumografia Ardi Asllani, fragment muzikor nga “Actus, for Vjosa”: Çezar Aliaj. Makrotema e këtij edicioni të 60-të të Bienales së Venecias, 20 prill – 24 nëntor, është “Të huaj kudo” dhe vjen nën drejtimin artistik të kuratorit brazilian Adriano Pedrosa.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë