Krijimtaria dhe aktiviteti artistik i kompozitorit të njohur Thoma Simaku mblodhi akademikë, artistë, muzikantë, studentë të arteve në Akademinë e Shkencave. Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave organizoi lectio magistralis me temë “Con-ri-sonanza” nga prof. dr. Thoma Simaku. Veprimtarinë e çeli drejtori i Qendrës së Studimit të Arteve akad. Stefan Çapaliku. Akad. Çapaliku kujtoi pjesëmarrësit se profesor Simaku vjen nga bota universitare britanike, ku ka kompozuar një listë mbresëlënëse veprash dhe ka një numër të konsiderueshëm çmimesh dhe ekzekutimesh ndërkombëtare. Lektios magistralis për Thoma Simakun e moderoi prof. asoc. dr. Edmond Buharaja. Pas prezantimit të krijimtarisë dhe veprimtarive artistike, Buharaja bëri paraqitjen e dy CD-ve dhe e pyeti kompozitorin Simaku për veprën Soutary Poems, se si është përfshirë në këtë vepër fryma popullore. Simaku tha se janë më shumë kompozime me frymën popullore se sa citime direkte të motiveve. “A vihet re një programin në veprat e tua” -pyeti Buharaja, -si tek veprat me tema letrare “Ura me tri harqe”, apo “Pesha e Kryqit” të Kadaresë? Kompozitori Simaku tha se nuk janë muzikë me program. “Nuk mundohem të bëjë përkthim në muzikës së një vepre letrare. Marr vetëm pikënisjen. Logjika është se ku do të shkojë muzika. Është momenti që në bazë të kësaj logjike kompozitori ta bëjë idenë muzikore që të gjejë rrugën e vet, jo me plan” , tha ai. Për përcaktimin në rryma të modernitetit, Simaku tha se vërtetë Bartok, Stravinsky, Berio, Boulez, Birtwhistle, Xenakis, Lutoslawski e me radhë, patën ndikimin e tyre gjatë viteve të studimit, por me muzikën e Ligetit dhe Kurtagut, ndjeu se zbuloi diçka shumë të veçantë, që ishte më shumë se sa frymëzim për të. Ai tha se aty zbuloi vlerën që ka filozofia e krijimit. “Një tingull ka një fuqi magnetike, që i mban të gjitha notat e tjera. Një notë e vetme, edhe kur nuk është shpreh rëndësinë e saj me mungesën e saj”, tha Simaku. Ndërsa bëri prezantimin e CD “Soliloquy IV”, kompozitori Simaku foli për motivet e krijimit. “Universi nuk prodhon tinguj, prodhon zhurma. Tingujt janë elementë kulturorë”, tha ai, duke ju referuar kompozimit të tij me fagotë, kombinuar me vibrimin në kapakun e hapur të pianofortes që qëndron e heshtur. Thoma Simaku është profesor i kompozicionit pranë The Univesity of New York. Ai ka lindur në Shqipëri në Kavajë më 18 prill të vitit 1958 dhe studioi në Akademinë e Muzikës dhe Arteve të Shqipërisë në vitet 1978-1982. U diplomua për kompozicion në Konservatorin e Tiranës, në vitet 1978-‘82 me prof. Tonin Harapin.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë