Nga Adriatik Doçi Shtatëmbëdhjetë çarterët e Arben Ahmetajt ka tre ditë që sëkëlldisin Mero Bazen. Më shumë se sëkëlldisje është ngutje dhe padurim, për të theksuar orë e minutë pozicionin e tij në stanin e pushtetit, në sy të sovranit.
Po përpiqet ta mbrojë ministrin fluturues, duke e krahasuar me Bashën dhe Berishën. Nxjerr udhëtimet e çiftit 2B me çarter, për të thënë se të gjithë janë njëllojë. Ata me çarter, edhe këta me çarter. Kaq kemi dashur të themi edhe ne. Asgjë më shumë. Ata hajdutë. Edhe këta hajdutë. Kush na qenka Arben Ahmetajt pra, që “pala tjetër”, i dërgon çarter për ta marrë që nga përtej kontinentit,.
Hirushja na qenka?!
Megjithatë, Mero Baze duhet ta disiplinojë dalldisjen, pasi sovranin e nervozon barazitizmi. Ka neveri ndaj barazitizmit. Ky fresk i tepruar mund të shndërrohet në një bezdisje të lodhshme. Ktheu në rolin e mëparshëm; Herë si qërtues i guximshëm, herë si nënëmadhe dhe herë si udhëzues i qeverisë.
Megjithatë, ti e di se sovrani nuk ka besim, për shkak të së kaluarës. Sido që të spërdridhesh dhe sa do që ta ndërrosh lëkurën, sovrani nuk të vesh dot ty si çorape, sikundër të veshi dikur Saliu. Mbreti Makbethi e pyeti një herë zonjë Makbeth; Si ka mundësi që ke parë gjithë këtë gjak dhe nuk të ndryshon fare ngjyra e fytyrës?!