E gjithë historia e shqiptarëve është luftë,përpjekje e sakrifica mbinjerëzore për mbijetesë kombëtare si rrallë kush tjetër në Ballkan dhe Europë. Por edhe tani pas 111 vjetësh shtet kombëtar e 79 vjet çlirim , shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kjo klasë politike, nuk e meritojnë këtë pushtet dhe këtë sistem të kapur nga korrupsioni, ku korrupsioni është bërë dhe funksionon si fenomen normal e ligjor. Shqipëria nën kampione Europe për keqqeverisje e korrupsion, një ndër vendet në krye të Europës për pa lumturinë dhe në krye të Europës për eksod. Korrupsioni e ka pushtuar Shqipërinë sepse është instaluar si regjim korruptiv pasi ka jo vetëm politikanë, shtetarë, pushtetarë, gjyqtarë, profesorë, intelektualë e administrator të korruptuar, por ka edhe shumë korruptonjës të cilët korruptojnë e që me korrupsion e ryshfet blejnë ligjin, drejtësinë, ndershmërinë, moralin, ka shumë që blejnë akademinë, diplomën dhe postin e detyrën; sepse ka shumë korruptonjës të cilët blejnë lejet e licencat, që paguajnë për të promovuar mashtrime e reklama false; që paguajnë për të blerë hipokrizinë e dukje mashtruese politike, publike, intelektuale e mediatike. Prandaj është vështirë për ta luftuar korrupsionin në Shqipëri. Me te drejtë u festua për kualifikimin e kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian, festojnë shqiptarët për Pavarësinë, festojnë për çlirimin nga nazifashizmi, festojnë edhe për çlirimin nga komunizmi dhe për demokracinë, por sot Shqipëria është e pushtuar nga një armik tjetër i madh, është pushtuar nga korrupsioni, hajnija dhe padrejtësia. Pra, pse nuk reagohet e nuk protestohet pse Shqipëria u klasifikua në vend të dytë ne Europë për keqqeverisje dhe për korrupsion. Pse shqiptarët nuk reagojnë e nuk protestojnë pse Shqipëria është kampione Europe për eksod,për braktisjen e atdheut; pse nuk protestohet kundër padrejtësive që shqiptarëve u vijnë nga politika, nga pushteti dhe nga padrejtësia e drejtësisë. Pse nuk protestohet për ngritjen e pensioneve, për sigurinë ekonomike, për sigurinë e jetës,punës, pronës dhe për punësimin dhe për rritjen e lumturisë e të mirëqenies. Dhe, pse nuk protestohet që të dëbohet nga pushteti kjo elitë politike e cila ka marrë peng dhe që e ka privatizuar Shqipërinë, demokracinë, drejtësinë,pasurinë e gjithçka. Por, edhe nëse do të kishte ndonje tregues që mat mosreagimin e shoqërisë kundër keqqeverisjes dhe të pajtimit të saj me korrupsionin, është e sigurtë që shoqëria shqiptare do kishte zënë vend të parë në Europë. Edhe mediat shqiptare, me përjashtime të pakta janë kampion Europe si servile dhe mercenare të pushtetit,parasë, tradhtisë e korrupsionit. Pra, edhe 111 Vjetori i Pavarësisë, edhe 79 vjetori i çlirimit Shqipërinë e gjen në udhëkryq. Tendenca për tu larguar nga Shqipëria rritet nga viti në vit. Sipas anketimit që ka bërë Barometri i Ballkanit. Rezultatet e sondazhit treguan se gjatë vitit të kaluar 48 për qind e shqiptarëve dëshironin të iknin nga vendi, ndërsa këtë vit kjo kategori arriti në 50 %. Pra 50% shqiptarëve , e atyre që kanë mbetur në Shqipëri duan te largohen edhe ata nga Shqipëria. Dhe nëse largohen edhe këta atëhere në Shqipëri do te mbeten 1.4 milion banorë. Në raportin e Tranzicionit për vitin 2023, për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë si vendin e dytë me qeverisjen më problematike në Europë duke lënë pas vetëm Bosnjën. Indikatori i mirëqeverisjes mat cilësinë e institucioneve politike dhe ekonomike të një vendi, standardet e integritetit, kontrollin e korrupsionit si dhe sundimin e ligjit. Nëse do të kishte ndonjë indikator, i cili do matte vetëm punën dhe keqfunksionimin e opozitës, Shqipëria do të kishte marrë vend të parë për keqfunksionimin edhe të opozitës. Edhe nëse do të kishte ndonje tregues që mat mosreagimin e shoqërisë kundër keqqeverisjes dhe të pajtimit të saj me korrupsionin, është e sigurtë që shoqëria shqiptare do kishte zënë vend të parë në Europë. Kjo pasi demokracia, ligji, morali, ndershmëria e patriotizmi në Shqipëri janë maska të korrupsionit,hajnisë e krimit. Në Shqipëri politika,pushteti,shoqëria civile e mediat flasin shumë për demokraci, ligj, moral, drejtësi, integrim, ndershmëri e patriotizëm por realisht ka shumë pak gjë prej tyre. Të gjithë pothuajse po t’i dëgjosh duken e shprehen si engjëj, por në fakt sillen e veprojnë tërësisht në të kundërt. Shteti,shoqëria, drejtësia, demokracia e politika kanë dështuar prej korrupsionit. Është e gjithë politika korruptive e këtij tranzicioni ajo e cila është autore e kësaj gjendjeje ku ka rënë vendi dhe realiteti. Dhe a mundet ndokush , apo a mund të thuhet se kjo nuk është e vërtetë,kur them se politika shqiptare e këtij tranzicioni në Shqipëri ka dështuar krejtësisht, sepse pothuajse e gjithë ajo është e korruptuar. Mirëpo atë se çfarë e vërteton realiteti është fakti se në Shqipëri nuk ka vetëm të korruptuar, por ka më shumë korruptonjës se sa të korruptuar. Dhe kur ka edhe shumë korruptonjës është shumë e vështirë që të luftohet korrupsioni. Kur korrupsioni është kaq shumë i përhapur dhe gjithëpërfshirës atëhere mund të thuhet se nga korrupsioni nuk janë infektuar vetëm ata cilëve nuk u është dhënë akoma as rasti e as mundësia për korrupsion sepse këta si dhe ata të rinjtë që mund të vijnë, nuk vijnë për mirë por duke parë se çfarë mundëson politika shqiptare, atë të bërjes milioner për pak kohë, edhe këta këtë gjë synojnë, sepse korrupsioni politik dhe korrupsioni i politikanëve shqiptarë është bërë biznes por edhe është bere edhe si traditë e trashëgimi. Kështu sepse ka shumë e shumë parti politike në Shqipëri që për nga numri i tyre Shqipëria është kampion bote. Po kështu Shqipëria është kampion bote edhe për “cilësinë”, frymën, promovimin dhe vizionin që kanë politika e partitë politike në Shqip
ëri , e që janë autokracia, servilizmi, abuzivizmi, parazitizmi, maskarallëku, paturpësia, amoraliteti e imoraliteti, mashtrimi dhe sidomos, sidomos korrupsioni e tradhtia. Dhe prandaj është i saktë Indikatori i mirëqeverisjes së BERZH që e vendosi si nën kampion Europe Shqipërinë, për keqqeverisjen dhe cilësinë e keqe të institucioneve politike dhe ekonomike të një vendi, standardet e integritetit, kontrollin e korrupsionit si dhe sundimin e ligjit. Shikoni se si funksionojnë partitë politike shqiptare, ku karrierën e partinë e kanë pronë kryetarët e tyre dhe rrethi vicioz i korrupsionit rreth tij , jo vetëm ata të partive të mëdha, por shikoni se si sorollaten e zhgarraviten në politikë kryetarët e partive politike fantazma dhe të tjerët jargavanë, zgërlaqë e servilë politik e civil që vetëm interesi i tyre personal ka rëndësi dhe vetëm për të punojnë. Shoqëria shqiptare përballë këtij realiteti politik ajo nuk i beson me asnjë politike të re dhe pothuajse asnjë politikani, sepse politika korrupsionin, papërgjegjshmërinë , hajdutërinë dhe krimin e korrupsionit ajo i ka bërë realitet e normalitet. Është shumë e vështirë dhe pothuajse e pamundur që politika shqiptare që të rinovohet apo që të shkëputet nga trashëgimia, korrupsioni, egoizmi dhe e vjetra. Shikoni parlamentin shqiptar, qe eshte shembelltyra dhe modeli me i keq i politikes,ku te gjithe deputetet pothuajse punojne vetem per interesin personal, shikoni qeverine e rilindjes socialiste te tenderomanise e te grabitjes se parase publike, shikoni administraten shteterore punonjesit e se ciles nisen ne pune vetem me qellimin se cfare mund te spekulojne me ligjin e postin qe te pervetsojne e te korruptojne, vetem per te marre ryshfet e para per sherbimin qe u duhet bere qytetareve. Shikoni se ne çfarë derexheje ekspozohen edhe shumica e deputeteve te Partisë Demokratike, shumices se te cilve u interson vetem mandati i deputetit , u interesojnë vetem akrobacitë e matrapazlleqet e nendheshme por edhe te dukshme korruptive te tyre me qeverine, dhe as qe u bie ndermend per PD-ne , per shoqerine e per luften kunder korrupsionit. Shumica e tyre enderrojne e synojnë vetëm mandatin e perjetshem te deputetit dhe prandaj edhe korrupsioni institucional i pashqetesuar vazhdon e keqqeverisë në aleancë me opozitarizmin korruptiv.