Themi kështu se protesta e 20 shkurtit ishte thjeshtë për të shpëtuar Sali Berishën. Pavarësisht se para protestës copëzat e opozitës me emra të veçantë grupi i Bardhit, grupi i rithemelimit e grupi i aleatëve premtuan se “këtë radhë regjimi i Ramës mori fund, në fakt ajo rezultoi si më e dobëta nga gjithë protestat e tjera që ka bërë kjo opozitë që nga 2013. Pavarësisht se për nga numri i protestueseve, disa e quajtën “uragan” e disa nën pritshmërinë e saj, ajo mbete ajo që ishte dhe populli ka sy e shikon dhe gjykon. Por ne le t’i besojmë Garos apo Vokshit, si matematicente të përsosura që në bulevard ishin mbi 120 mijë veta e të bëjmë bilancin pse protesta nuk arriti asgjë. Ajo që ishte e re në këtë protestë ishte pjesëmarrja e Tabakut, që luhatet midis pro dhe antiamerikanizmit, gjë që tregoi se të gjithë këta opozitarë “të bashkuar,kanë gëlltitur nga një lugë në çorbën e prishur të Berishës. Biles e braktisur nga të gjithë, Vokshi për të treguar se protesta kishte mbështetje ndërkombëtare, përdori amoralisht një foto të studiuesit të njohur Fisher duke u krekosur në krah tij ditën e protestës, por ia nxori bojën vetë studiuesit duke deklaruara se ajo ishte një foto që s’kishte lidhje me protestën, por e bërë për 15 sekonda në bulevard. Kjo është një tregues tjetër se sa artificiale janë protestat e copëzave të opozitës. Zhvillimi i protestës ditën e rrëzimit të Enverit më 20 shkurt,donin ta paraqitnin simbolikisht si kontribut të Sali Berishës në rrëzimin e diktaturës, atë rrëzim që ai nuk e deshi kurrë. Se kush e rrëzoi bustin e tregon saktë Sulo Gradeci, njeriu që ka qëndruar mbi 30 vjet pranë Enverit se: Monumenti ishte përgatitur që më parë për ta rrëzuar. Na thanë “mundësisht në mes të ditës, mundësisht në sy të kamerave, mundësisht në sy të botës”. Pra ajo që u bë në atë 20 shkurt ishte vetëm një reklamë demokratike e Ramiz Alisë dhe për këtë është e bindur shumica e shqiptarëve. Po nuk deshi shteti nuk mund ti prekësh një gjethe trungut të pushtetit që ai ka ngritur vetë. Shembuj të shumtë për këtë kemi nga Kina, Vietnami, Izraeli, Rusia, Serbia etj, që diktatorët nuk lënë të ngrejë kokë edhe demokrati më i thekur. E si mund të rrëzojnë “regjim” këta të lajthiturit opozitarët tanë që i ka marrë peng një plak kufomë e nuk kanë forcë të dalin nga rreshti i tij, duke treguar se me simbolika të tilla të dalë boje, ata nuk mund ti shkulin një qime pushtetit të Edi Ramës, i cili aktualisht është politikani më i pëlqyer në popull. Pse edhe kjo protestë jo vetëm që nuk ishte mosbindje civile siç ishte pretenduar, por nuk arriti as një qëllim,as bashkimin e demokratëve dhe as shpresë për të ardhmen? Së pari mosbindjen civile e bën populli, i cili paralizon gjithë arteriet e vendit. Populli nuk ka dashur as nuk don t’ia dijë për protestat që i bëjnë qoka Sali Berishës që është shpallur non grata, dhe as tyre që që nga halli janë future në vathën e tij të korrupsionit. Në protestë jo vetëm që nuk ishte populli por mungonin edhe disa nga aleatët kryesorë si Meta, Shehu, Idrizi, dhe arkitekti i federatës Mediu, pa llogaritur këtë PD zyrtare dhe drejtuesit e partive të reja si Lapaj, Osmani, Qorri,etj. Kushdo edhe një parti e vogël si ajo e Arlind Qorrit mund t’i mbledhë kaq protestues, madje dhe më tepër. Se ta dinë berishistët e bardhistët mosbindjen civile në radhë të parë e bën Tirana, prej afro një milon banorësh dhe jo ata 3-4 mijë vetë të ardhur me pagesë nga të gjitha rrethet e vendit. E si shpjegohet që sheshi është bosh, kur kjo opozitë e bashkuar rreth Berishës, pretendon se ka njëqind mijë anëtarë dhe se ka marrë 600 mijë vota. Së dyti protesta duhet të ketë kauzë,motiv, moral që popullit të ngacmohen në ndërgjegje përse duhet të protestojë, kurse ajo e 20 shkurtit ishte kundër SHBA që ua shpalli martirin non grata, kundër SPAK që e ka izoluar për korrupsion madhor, e madje valëvitja e flamujve grekë tregoi se ajo ishte edhe antikombëtare, në mbrojtje të një krimineli si Beleri. Së treti organizatorët,udhëheqësit e tribunarët e protestës janë po ata që populli ka njëzet vjet që i dëgjon. Çfarë tha të re Berisha Luçiano , Flamuri, Gazi, Vokshi, Paloka përveç atyre sloganeve bajate që kemi 30 vjet që i dëgjojmë nga goja e tyre: Narko shteti’, “Drejtësia e inkriminuar” Berisha i burgosur politik”, “bandat e policisë”, “Rama i ka ditët e numëruara”,”protesta uragan i lirisë”, u realizua bashkimi “, “ne jemi opozita e vërtetë dhe Edi Rama na mban peng vulën”, “Skandali i Ramës me McGonigal” e të tjera përralla që u kanë çarë veshët shqiptarëve. Së pesti tregoi më së miri se opozita është e përçarë dhe e përfshirë nga lufta personale për pushtet. E si mund të bashkohen opozitarë të tillë si bardhi që nga njëra anë deklaron se po erdhi Berisha kryetar unë iki nga PD dhe pastaj futet në sqetullat e tij. E si mund të bashkohen copëzat kur ca thonë jemi proamerikane e pro SPAK, e nga ana tjetër rreshtohen në vathën e Berishës antiamerikanit të tërbuar, apo ata që thonë se “federate do nxjerrë një kryeministër tjetër dhe nga ana tjetër vetë Berisha deklaron se do të kthehem fuqishëm”.Tabaku shprehet për një lider tjetër, Alizoti e Shehu e lidhin opozitarizmin dhe të ardhmen vetëm me ermine Berishës. Ca janë për greva urie dhe ca për ulur në parlament e të formulojmë edhe një herë kërkesat. Pra drejtuesit e opozitës së bashkuar kanë hallin e deputetllëkut në zgjedhjet e ardhshme, ndaj duan të eliminojnë njeri-tjetrin. Ata e dinë se Berisha non grata nuk vjen kurrë në pushtet, po ashtu e dinë se Bardhi që ka marrë në dorë flamurin e bashkimit, që ka tradhtuar deri tani tri herë mund të tradhtoj përsëri. Po ashtu e dinë se partitë aleate janë kanë vetëm emrin dhe kryetarin, pra janë parti-kryetar, parti-familje, ndonjë edhe parti-fantazmë. Bashkë me Sali Berishën ‘non-grata’ ka vdekur edhe opozita shqiptare, prandaj duhet të gjejë një model tjetër të bërit opozitë. Populli i sheh se ata vijn
ë në protesta me makina luksoze, gjezdisin botën e ngrenë vila me paratë e shqiptarëve, vrasin e presin, vjedhin e bëjnë biznes gjithmonë duke u fshehur pas opozitarizmit. Më mirë se çdo herë tjetër se kush janë të bashkuarit në federatë ia tregoi edhe një herë popullit protesta e 20 shkurtit. Si dasmë që do kurorëzoni çiftin Bardhi- Noka.