Siç shprehet këtu e një dekadë më parë , ndjesë pastë, Faik Konica për së gjalli shumë pak është kuptuar, pasi ka qenë shumë më i ngritur se shtresa së cilës ia ka dedikuar krijimtarinë e tij, andaj shpeshherë edhe është keqkuptuar deri në margjinalizim. E që atëbotë, në kohën e tij, një nga veset që ka stigmatizuar , ka qenë xhelozia tekanjoze që kemi ne shqiptarët për njëri-tjetrin. Në gjallje shumë pak është kuptuar Konica, pasi ngritja e tij intelektuale ka qenë më lart se shtresa së cilës ia ka dedikuar krijimtarinë e tij, prandaj shpeshherë është keqkuptuar deri në infinit. Qysh atëherë një nga veset që ka stigmatizuar ai, ka qenë xhelozia që kemi ne shqiptarët për njëri-tjetrin. Kjo xhelozi e tejskajshme, siç e ka stigmatizuar edhe Konica, del nga prirja jonë për të qenë të gjithë të parë. Ky llojbajraktarizmi ka vyshkur së tepërmi çështjen tonë kombëtare , duke mos rezultuar e frytshme në masën e kërkuar. Bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në postdiktaturë, e vazhdon ende aktualisht .Shembulli më tipik është i opozitës së sotme, me projektoren e shablloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë ç’është shteti e pushteti, që shëmbëlltyra e drejtimit është tritoli e korrupsioni, që nëpër ministrira drejtojnë të paaftit, etj. Siç shprehet këtu e një dekadë më parë një publicist nga Kosova, tashmë kaluar në botën tjetër, ndjesë pastë, Faik Konica për së gjalli shumë pak është kuptuar, pasi ka qenë shumë më i ngritur se shtresa së cilës ia ka dedikur krijimtarinë e tij, andaj shpeshherë edhe është keqkuptuar deri në margjinalizim. E që atëbotë, në kohën e tij, një nga veset që ka stigmatizuar, ka qenë xhelozia tekanjoze që kemi ne shqiptarët për njëri-tjetrin. Kjo xhelozi e tejskajshme, siç e ka stigmatizuar edhe Konica i madh, del nga prirja jonë për të qenë të gjithë të parë. Ky llojbajraktarizmi ka vyshkur së tepërmi çështjen tonë kombëtare, duke mos rezultuar e frytshme në masën e kërkuar. Bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në postdiktaturë, e vazhdon ende aktualisht. Shembulli më tipik është i opozitës së sotme, me projektoren e shablloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë ç’është shteti e pushteti, që shëmbëlltyra e drejtimit është tritoli e korrupsioni, që nëpër ministrira drejtojnë të paaftit, etj. Shqiptarët, thotë Konica, kanë edhe një ves tjetër, fodullëku, aktual edhe sot e gjithë ditën, pa anashkaluar vese të tjera në psikologjinë shqiptare. E të gjitha këto vese, me xhelozinë përkrah, vijnë për të qenë të parët të gjithë, për të kritikuar këdo, e ashtu ka ndodhur që nga kryeministri i parë, themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, i kritikuar nga regjimi i Zogut, e ky nga sistemi i Hoxhës, për të vijuar me kritikat në pluralizëm, e në vijimësi, Berisha, Nano, Rama. Ky bajraktarizëm ka bërë që çështja jonë kombëtare të mos rezultojë e frytshme në masën e synuar. E në këtë kontekst zënë fjalët e shkrimtarit Roberto Bolanjo se kudo ndihem i huaj.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë