Shthurja, degjenerimi moral i një shoqërie,është edhe mundësia më e prekshme e një vendi, shoqërie, për ta keqpërdorur dhe sunduar lehtësisht! Kriminalizimi i politikës, institucioneve, deri dhe i shoqërisë shqiptare përgjatë këtyre tri dekadave, i kulmuar me qeverisjen, vithisjen e “Rilindje-Rivdekjes”, ka prekur pika kujevenëse, u shpik-shpif, u përkrah, u ngrit, katapultua në pikat më të larta të institucioneve të politikës dhe të shtetit, nga vet politika, shteti. Tufa me deputet dhe kryebashkiak të rezultuar me rekorde kriminale, janë evidencuar dhe përjashtuar nga politika, të ndëshkuar nga drejtësia, të cilët kanë dëmtuar dhe kompromentuar rëndë imazhin e qeverisjes, që as i nxihet dhe as i skuqet syfeti, duke dëmtuar më rëndë dhe fyer imazhin e shoqërisë shqiptare… Po, nga ky produkt, duke kërkuar “me pishë”, model- rasatin, kur e pan që kishin gatuar “gjellën farmak”, me duart e veta nga stalla dhe tufa e tyre, u japin duart: “Zgjedhja është e jona, përgjegjësia mbetet e juaja”! Edhe për një qytetar të thjeshtë përgjegjësia morale dhe jo vetëm, mbetet kriter për gjithësecilin, duke treguar se më kë shoqërohet, me kë ulesh në tavolinë, me cilin ecën në rrugë, me kë qan hallet, e përkufizon edhe filozofia e lashtë: “Më thuaj me kë rri, të të them se cili je”! “Me atë që shoqërohesh në kohë të lirë, tregon vlera të çmuara”! Ky kriter bazik njihet nga më të thjeshtët, dhe nuk njihet, nuk zbatohet, por abuzohet nga lider-menderët! A mund të gjendet rasat i pa prekur nga: Tufa, stalla, kullota dhe bariu i zgjebosur, madje dhe për të “mundësuar”, ideuar deri edhe vetëpastrimin e institucionit të rëndësishëm; Policisë?! Gjithkush me arsyetimin minimal shtron pyetjen e thjeshtë të arsyes: “A është e munduar të bëjnë vetëpastrimin të vetndoturit”?! Politika, shoqëria dhe vet shteti rezultojnë të pushtuar, të zaptuara nga kriminalizimi i institucioneve të shtetit! Pas këtij bilanci tronditës, filozofia e lashte thotë: “A mund të mbyllin plagën, ata që e kanë shkaktuar”?! Vite më parë, u formulua, jo pa dhimbje një ligj, i cili u quajt: “Ligji i Dekriminalizimit”. Rezultatet e pakta të këtij formulimi, të paktën kanë mundur të japin impaktet e veta; të qetësojnë paksa shpirtrat e shqiptarëve të trazuar?! Rezultantia: Shoqëria shqiptare është përballur dhe e mbuluar me veset më perverse, nga më të ndyra dhe të shëmtuara. Shëmtimin e shoqërisë shqiptare e ka bërë politikë-shthurja, e cila ka futur në stallën e vet, në gjithë institucionet “derrin dhe dosën, me brekë dhe pa brekë”! Gjithkush mund të lexojë këtë citim, madje ata që janë pjesë e dy sistemeve, do tu kujtohen, do të “buzëqeshin dhe të shtrembërojnë turinjtë”. Por, ky është produkt i prekshëm, kudo dhe nga kushdo! Ndërsa, standardet mbeten kolona të përjetshme dhe zhvillimore! Shoqëria shqiptare e shquar dhe e pushtuar, këto kohë nga fenomenet e formuluara: “Dekrimalizimi”, “Dekusarizimi”, dhe në vijim, ka shpërthyer në sipërfaqe këto kohë dhe ka mbuluar dhen edhe ligji që mund të ndalojë turravrapin e shthurjes; “Dekurvarizimi”!
Tregu mediatik i ditës, i tej mbushur me formulimet: “Dekriminalizimi”, deri më tani i formular në ligj. Më pas në dinamikën e shpejtë doli në horizont, “Dekusarizimi”, i formular nga goja e opozitës, i arsyetuar edhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për ndërprerjen e mandatit të një deputeti, e deri në “Sitën” e Vettingut, ku kanë mbetur në këtë sitë me dhjetëra Gjyqtar- Qyqar dhe prokuror-për pasuritë marramendëse, me dhjetëra banesa, vetura, garazhe, pasuri të bashkëjetuesve, mijëra ha tokë nga e gjithë harta e Shqipërisë, në det e lum, të cilët i kanë përfituar nëpërmjet abuzimit dhe bashkëpunimit me krimin. Ata që ndëshkuan 28 mijë shqiptarët për llapën e dritës, vrasin, rrëmbejnë pronën, gjakun dhe jetën e shqiptarëve… Dhe vargjet me Klithma dite të Poetit të madh Ali Asllani kumbojnë:
“Hani pini dhe rrëmbeni,
mbushni xhepat, mbushni arka,
Të pa brekë ju gjeti dreka,
milioner ju gjeti darka”!…
Fenomene dhe formulime të tjera, të cilat kanë munguar në fjalorin tonë, janë futur e kanë pllakosur kudo, kanë zënë vend dhe kumbojnë me klithma, sidomos në harkun e këtyre 10 viteve. Politika duke parë rrezikun e vet, klithi me të fortë, dhe miratoi ligjin për “Dekriminalizimin”. Por, këto kohë me masa të shpejta dhe të duhura, për fenomenin e buisur, është hedhur në treg dhe i formular pa tam-tame nga qytetaria vlonjate: Ligji i shumë vonuar i: “Dekurvarizimit”! Duke e njohur e pasur statusin e nëpunësit civil, qoftë dhe në jetën intime, nëpunësit në cilindo nivel të tyre duhet të ishin, të jenë dhe të mbeten modele të shoqërisë, sepse ata nuk përfaqësojnë më veten, por shtetin, shoqërinë që i përzgjedh në poltronët drejtuese… Përzgjedhja e tyre ishte dhe mbetet, një standard i pa ndryshuar. Pra, ata duhet të jenë dhe të mbeten “majaja”, pjesa që përfaqësojnë dhe frymëzojnë shoqërinë, dhe jo “krundet”, e rezultuara që helmojnë dhe shthurin shoqërinë. Fatkeqësisht, padrejtësisht dhe qëllimisht, politikë- shthurja i ka shtrirë fijet e “Kriminalizimit”, të “Kusarizimit” dhe të “Kurvarizimit” në çdo qelizë të vendit. Pra, ky model kërkohet me pishë dhe përzgjidhet për në poltronët e administratës nga këto monstra… Politika zhvillimore është zëvendësuar më politikën shthurëse, duke krijuar “filozofinë” false të sotme se: Nuk jetohet duke punuar, mësuar e zhvilluar, por jetohet duke u shthurur, vjedhur e mashtruar!… Çdo shqiptarë e sheh të sotmen me dhimbje dhe të të nesërmen me drithërim:
Nga larg binaja më tha,
s’bëhet ai vend baba,
Pika në kokë më ra,
s’ka më të madh hata…
Ka një vijë ndarëse, madje me thikë, midis jetës private, jetës institucionale dhe publike, por ka edhe një vijë ndarëse midis të zgjedhurit dhe të zakonshmit. Ka një kod etike qytetare, ligje të formuluara dhe rregulla të pa shkruara, sa të shenjtëruara të shoqërive të emancipuar dhe të përparuara, të cilat i ka shëmtuar dhë rrënuar ç’qeverisja, vithisja e sotme! Edhe vet politika bën “shou” me video-kaseta të shpifura, të buisura, si “krijime më të suksesshme” dhe perverse, që provokon e shthur shoqërinë, të përgatitur edhe nga gjahu ndaj gjuetarit! Pra, njerëzit e fushës, qoftë të sociologjisë, do të mund të shprehen për një ligj të: “Dekurvarizimit” për të ndëshkuar gjuetarin dhe gjahun, Zyrtarin që shfrytëzon pushtetin, që ofron, me anën e pushtetit, por edhe gjahun që miklon, josh, tundon, buzëqesh, ngacmon seksualisht njeriun e shtetit, madje përgatitet, paguhet dhe shfrytëzohet për punë të liga!… Natyrisht ligji i formuluar, i rrjedhur nga normat dhe standardet njerëzore dhe shoqërore, as nuk mund të pranojë shfrytëzimin e njeriut me pushtet, por as provokimin që i bëhet njeriut të shtetit me kamera dhe video, duke shpërdoruar lirinë, e keqpërdorur nga njerëz me nivele të ulëta, duke i kthyer si “vrasës me pagesë”, të përkthye në “provokues, përfitues me pagesë”! Dhe nga këta modele, na kanë zënë veshët dhe parë sytë, kryesisht edhe femra- më tregonte një punonjës i policisë- Vlorë, këto ditë: “Provokojnë me ankesa fiktive, shpifje deri dhe telefonata te 129, sidomos ndaj atyre që i denoncojnë për abuzime, me provokime në udhë, për të përfituar, duke i kërcënuar edhe meshkujt me ankesa perverse, filmime me kushte për shuma parash, duke u ankuar, e shpifur, madje mbledhin edhe dëshmitar të rrem, të kallëpit të tyre; se janë provokuar! Apo i tundojnë, u tundin “kaseta filmike” deri përpara familjarëve të tyre, duke u kërkuar dhe shuma parash! Këto nivele të ulëta dhe perverse, të keqpërdorur, e kanë gjetur dhe e vazhdojnë si “Mjet Pune”, me mjete presioni. “Mundësi Jetese”, nëpërmjet këtyre shpifjeve të ulëta dhe perverse! Ligji i “Dekurvarizimit”, i kthyer në emergjencë dite, të formulohet dhe miratohet me referendum popullor-apelon edhe qytetaria vlonjate, dhe ajo shqiptare! Shqipëria po zbrazet përditë, sepse këtu ’ka asnjë shpresë. Shpresa që vdes e fundit është vrarë e para edhe për shpresë vegjlit. Pardje nipi imi ndodhur emigrant në Angli, më plotësoi me një standard, i cili më mungonte dhe plotësonte! “Përse shqiptarët largohen nga vendi i tyre i begatë? Përse ne nuk marrim shembullin e Kroatëve dhe të Hungarezëve,të cilët nuk e njohin dhe nuk e pranojnë emigracionin, por e përballojnë jetën në vendin e tyre duke punuar,zhvilluar dhe çmuar Atdheun e tyre të shenjtë”. Para disa ditëve ishim në vendlindjen time, i malluar edhe për gurët. Me Resmiun, kur ndalëm në Sevasterin e bekuar takuam edhe Edi Rucin- gazetarin kurajoz dhe i së vërtetës, me bashkëshorten, engjëllin e tij dhe familjarët… U befasuam se na doli fati përpara, ku se prisnim… Dhe morëm rrugën e asfaltuar shumë vite përpara, prej vitit 2012-2013, Kotë-Sevaster, e deri te“Guri i Lunecit”, buzë Vjosës, përballë Kalivaçit,si shërbim, shpërblim, çmimi merituar i asaj treve Lavdi-Mbuluar, por dhe i votës së Arsyes,nga ata njerëz që dinë të zgjedhin, e përzgjedhin Prijësit e tyre! Dhe…kur shkuam në Shkozën bukuroshe, në lokalin e Lad Zykës, ishin shtruar për 7 palë qejf edhe po kënaqeshin, të përballur me natyrën e qëndisur nga Zoti, fusha, kodra, lumi, mali dhe shtëpitë e rralla, edhe 11 turist gjerman! Përballë tyre, aq sa u entuziazmuan, sa dhe u lënduam, u gjendëm edhe ne. Në vendin e bekuar,vijnë turistët nga Gjermania dhe largohen bijtë dhe bijat e tija?! Dhe… Me këtë trend, në vitin 2050 Shqipëria; nga 4 milion, do tëkatandisetnë800 mijë shqiptar! Udhëheqësit-udhëhumësit tanë, nuk po e ndalin rrokullimën, por e shpejtojnë edhe me atë!… Shthurja, degjenerimi moral i një shoqërie, është edhe mundësia më e prekshme e një vendi, shoqërie, për ta keqpërdorur dhe sunduar lehtësisht! Dhe kjo shthurje, shtrihet deri në jetën familjare, atë shoqërore, mediatike, dhe institucionale, duke propaganduar: Veset si virtyte, shthurjen si emancipim, imoralitetin si moralitet, etj! Varfëria dhe tallja, përbuzja dhe hipokrizia janë pjesë e qeverisjes aktuale! Asnjë shërbim nuk marrin qytetarët nga institucionet e mbushura kacek nga patronazhistë që theken e rrekën, me rroga të majme, përpara tallavave dhe Tik-Tokut, dhe shqiptarëve që s’marrin dot as copën e bukës, të mbuluar nga varfëria dhe mjerimi, nuk gjejnë dot asnjë copë vend për plazh në vendin e tyre! Edhe detit i kanë dalë pronarët, pushtuesit dhe zaptuesit me pusht-pushtet! Turmatamorve, puthadorë e këpucëfshirës, servilë dhe opilë,të verbëruar, u shkojnë pas të marrëve, duke mbajtur në mjerim të sotmen dhe të nesërmen e vendit, pasardhësve të tyre dhe në varr marrin mallkimin…