Në fjalorin filozofik dhe atë të gjuhës shqipe është komentuar se ç’duhet të kuptojmë me fjalën demokraci,e cila e paskërka origjinën nga Greqia e lashtë. Në to sqarohet se me fjalën demokraci duhet të kuptojmë: sistemin politik,që pushteti ushtrohet nga populli,ose përfaqësuesit e tij, pra,të votuarit nga populli. Ajo pjesa e fillimit,sistem politik,që ushtrohet nga populli, ka qenë, është e do të jetë vetëm një mashtrim,sepse në asnjë periudhë historike nuk ka drejtuar populli,madje,as në vetë Greqinë nga e ka origjinën kjo fjalë,por e shqiptuar në çdo sistem politik që ka njohur njerëzimi. Shtetin e kanë drejtuar një grup njerëzish, të cilët i zgjedh populli, flasin në emër të popullit, kurse koha ka treguar dhe vërtetuar,që në radhë të parë kanë shikuar interesat e tyre edhe pse shpeshherë thonë që jemi përfaqësues të popullit. Fjala demokraci është përdorur edhe në kohën e socializmit. Kudo ishte shkruar,sidomos mbi godinat e Komiteteve Ekzekutive: “Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit.” Kësaj fjale kaq të bukur, demokraci, iu shtua nga pas dhe fjala socialiste, duke e pagëzuar: Demokracia socialiste, apo Demokracia e Diktaturës së Proletariatit. Dëgjonim dy lloje demokracisë, atë socialiste dhe demokraci kapitaliste. Të dy demokracitë kundërshtonin njëra-tjetrën edhe pse kishin të njëjtën origjinë. Me kalim të viteve,termi demokraci socialiste përmendej shumë rrallë dhe shqiptohej, shoqëria socialiste. Vetëm në shoqëritë socialiste- thuhej- është populli ai që drejton shtetin, sepse i gëzon të gjitha liritë: si të fjalës,të zgjidhet e të zgjedh, para ligjit janë të gjithë të barabartë, kuadrot drejtuese japin llogari para popullit. Për ta konkretizuar,apo për të treguar se është populli ai që drejton u shpikën disa marifete si: dhënia llogari para popullit, kontrolli punëtor e kooperativist,të cilët edhe kur zbatoheshin ishin formal… Në fakt, në pamje të parë, dukej sikur populli ishte ai që drejtonte. Pati shkarkime të drejtuesve në institucione shtetërore,në ndërmarrje e kooperativa bujqësore, sepse kështu arsyetonte dhe vendoste masa e punonjësve,apo ajo kooperativiste. Gjithashtu emëronin në drejtim atë që propozonte kolektivi, por me pëlqimin e partisë. Në zgjedhjet për këshillat popullore dhe deputetët propozoheshin dy kandidatura. Në 95 % fitonin kandidaturat e para. Në aparencë dukej se i zgjidhte populli, por propozimet bëheshin nga partia nëpërmjet përfaqësuesve të Frontit Demokratik. Si përfundim; kishte formalitete,por nuk kishte anarshi. Gjykatat ishin më korrekte. Populli ishte i ndërgjegjshëm se ishte vetëm një institucion që vendoste,Byroja Politike, madje dhe një person i vetëm. Me ndryshimin e sistemit,fjala demokraci hyri në fjalorin e përditshëm të popullit dhe filloi të shqiptohet nga çdo qytetar e fshatar, duke u treguar edhe më shumë krenar se sa kur shqiptonin fjalën komunizëm. Parulla “Liri demokraci” gjëmonte në të katër anët e Shqipërisë. Shumë komunist, midis tyre dhe veteran 35 vjeçarë në atë parti, duke “analizuar” gabimet e bëra në atë sistem,të cilit i kushtuan jetën, u rreshtuan krah të djathtëve dhe u vetëquajtën demokrat, sepse këtë epitet tani duhet ta gëzonin ata që militojnë me të djathtën..Shprehja unë jam demokrat nënkuptonte se ishe i kulluar nga të katër anët si njeri. Një ditë më parë quhej korb i zi, sepse tha që “unë jam komunist”, ndërsa të nesërmen u gdhi i pastër si kristal, sepse tha: “Unë jam demokrat”. U mendua se në demokraci nuk do të egziztonte asnjë ves negativ, nga që veprimet e qëndrimet në jetën e tij shteti demokratik është si kristali. Ata, që u vunë në krye të shtetit demokratik,nga baza e deri në kupolë, po luftonin të përfitonin sa më shumë nga privatizimi i pronës së përbashkët dhe nuk dolën keq. Punëtori, që kishte punuar kaq vite rrinte nën hijen e pemëve dhe shikonte demokratët, apo komunistët e kthyer në demokrat se si majmeshin. Të gjithë fshatarët, edhe ata që ishin larguar në qytete,filluan të thërrisnin,jo vetëm” Liri demokraci,”por edhe” toka ime!”. Kjo demokraci, sistemi politik që pushteti “ushtrohet” nga populli, po bënë 32-33 vjet që fshatrave nuk u ka dhënë tokën e tyre, madje nuk u njohin si pronë të tyre, as shtëpitë,të cilat i kanë ndërtuar me djersën e fëmijëve emigrant. Fëmijët tanë ikën në emigracion të rinj e po kthehen pleq, por ende nuk marrin dot në dorë dokumentin e legalizimit të pronës. Mbajtëm shpresë për një drejtësi, ashtu si na folën demokratët e kristaltë, por u qamë nga shiu e ram në breshër. Para ligjit nuk qenkemi të barabartë. Të “drejtën” e fitoka paraja. Madje paraja vendoskërka 2-3 pronarë në një sipërfaqe toke. Gjyqet vazhdojnë me vite dhe si përfundim fiton ai me 5-6 portofole. Gjyqtarë, prokurorë e avokatë të drejtësisë demokratike filluan të dhjetëfishojnë pasurinë,ndërsa populli i thjeshtë që thërret “Liri demokraci” ka filluar të dhjetëfishojë vitet për të zgjidhur problemet e tyre. Me fjalën demokraci mashtrohet populli, duke e propaganduar si sistemin më të mirë politik,që drejton e vendos populli, por në fakt drejtojnë pasanikët,të cilët quhen kapitalist. Edhe drejtësia që ka rrjepur popullin,së bashku me “demokratët e kristaltë” vendimet aprovohen për “popullin”, jepen në emër të popullit,flitet në emër të popullit,të cilit nuk i kthehet prona,por i grabitet edhe ajo që mendon se e ka të tijën. Shtetin demokratik, institucionet e tij nuk i përfillin vet ata që mburren se sollën demokracinë. Institucionet e shtetit në demokraci duhet të respektohet vetëm nga populli i thjeshtë. Si mund të themi se kemi sistem demokratik, që në rastin konkret qeverisemi nga përfaqësuesit e popullit ( deputetet), kur vet tempulli në të cilin ndërtohet e ruhet demokracia, Kuvendi, është një anarshi, është në flakë? Shtrohet pyetja, demokraci do të thotë sistem politik, që i takon e vendos populli, apo sistem anarshi,që i shërben pakicës duke mashtruar popullin?
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë