Një ndër ngjarjet më të mëdha mbas luftës së dytë botërore, ajo që ëndërruan në shekuj shqiptarët, përveçse fitoreve mbi fashizmin ishte pa dyshim dhe bashkimi i krahinës se Dardanisë (Kosovës) me Shqipërinë. Nëse e para, pra çlirimi u realizua , bashkimi i trungut tonë me Dardaninë nuk mundi të bëhej realitet. Arsyet dihen, sikurse dihet që Titua edhe pse pati premtuar i ndodhur përpara shovinizmit të egër serb (Titua vet ishte kroat) nuk e mbajti premtimin madje e kundërta ndodhi, ai përveç Kosovës ( Dardanisë) kërkonte te bënte republike te shtate të Federatës Jugosllave dhe vet Shqipërinë. Periudha mbas luftës së dytë sidomos në ish vendet socialiste u shoqërua jo vetëm me tradhtinë që ju bë socializmit, por dhe me lëvizje të mëdha të karakterit nacional, sikurse ishte kundër revolucioni në Hungari, në Poloni, në vet ish B.Sovjetik në disa republika të tij etj..etj. Ky fenomen ndodhi dhe në ish Jugosllavi e cila ishte bërë “burgu i popujve “ të vet Federatës. Duhet theksuar se dardanët shqiptarë qysh mbas lufte u bënë objekt i një ofensive të madhe shkombëtarizimi dhe njihen mire egërsitë e tyre ndaj popullit tonë në këto troje duke filluar që nga “Masakra e Tivarit” e më vonë të cilët udhëhiqeshin nga idetë e Çubrilioviçit e që në zbatim do ti aplikonte A. Rankoviçi.(Dy janë mënyrat e spastrimit etnik të shqiptarëve..ose ti zhdukim fizikisht ose ti shpërngulim me dhunë realisht- V. Ç-) pa çka se disa lider tradhtarë si F. Hoxha, Xh.Nimani ,M.Hoxha etj do deklaronin në mars të vitit 1945 se ..”Me vendim unanim populli i Kosovës nëpërmjet Kuvendit Komunal shpreh dëshirën e vet për të qenë pjesë e Federatës Jugosllave”. ( Kjo shënon tradhtinë e parë institucionale te udhëheqësve shqiptarë të Kosovës dhe pse ata kishin marrë pjesë në luftë me armë në dorë për çudinë më të madhe në vend që sipas “Kartës së Atlantikut “ t’i bashkoheshin Shqipërisë kërkuan “vullnetarisht t’i bashkëngjiteshin Jugosllavisë titiste” Sigurisht bashkime artificiale në periudha të caktuara përkohësisht dhe mund të realizohen, por a i pranojnë popujt këto “bashkime” nëse nuk merret parasysh dëshirat dhe aspiratat e tyre ? Ja pse ish Jugosllavia u shpërbë sepse si popujt shqiptarë, kroate, sllovene e boshnjakë u ngritën kundër shtypjes nacionale . Lëvizjet revolucionare të karakterit kombëtar qysh mbas viteve 1946, 1981 e deri ne fillesat e viteve 90-te të shekullit të kaluar e kanë bashkëshoqëruar Kosovën dhe atdhetarët e saj të cilët janë përgjakur me milicinë serbe aq sa që ende ka shumë militantë e atdhetarë e të rënë që e kanë paguar shtrenjtë lirinë me gjakun e tyre e nga ku një pjesë dhe janë zhdukur. Por paralel me këto ide revolucionare të zgjidhjes drejt të çështjes tonë të përbashkët kombëtare kanë dalë dhe idetë pacifiste e “pajtimit me pushtimin”, apo ato të viteve Rugoviane që shprehnin frikë e pasiguri sikurse ishte ideja e tij “ te ruajmë frymën revolucionare, por pa veprime revolucionare”. Përse do të duheshin këto ide kur te një popull i tërë vlonte dëshira për liri e pavarësi dhe kujt i shërbenin më shumë, për aq më tepër se disa udhëheqës si Rugova vinin nga ish Lidhja Komuniste e Jugosllavisë për Kosovën, e teksa dihet se shumë prej tyre kanë qenë dhe eksponentë te shërbimit sekret te UDB-se? M. Ghandi i Indisë, është simbol i “pacifizmit” ndaj dhe vet Anglia ( e cila e mbante të pushtuar Indine) dhe gjithë reaksioni botëror. Këto ide nanurisin mendjet e njerëzve se…. vërtetë duhet të çlirohemi vet, por hë për hë ta mbajmë e ta ruajmë idenë, sepse ende nuk ka ardhur koha. Ja pse Rugova e sabotonte me, ose pa dashje, çështjen tonë kombëtare. Por këtë, nuk e sabotonte vetëm Rugova, por për turpin e saj dhe vet Shqipëria e sidomos kasta e re “post komuniste”,cila në fillesat e lëvizjeve revolucionare për çlirim do të arrestonin dhe vet legjendën A.Jashari, do të ishin vet qarqet shqiptare ato, të cilat do t’i kundërviheshin luftës për çlirim, aq sa dhe për të vënë në lëvizje makinerinë e luftës të Serbisë nafta e jonë do të tregtohej nga të gjitha shtigjet e mundshme, teksa politika përjetonte dashurinë më të madhe me Milosheviçin, Arkanin dhe liderët e tjerë shovinistë të Jugosllavisë së mbetur. Shqipëria që udhëhiqej nga “besë prerët” do të informonin Evropën dhe Amerikën se lëvizja e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi udhëhiqej nga idetë e E. Hoxhës” ( sa te drejte paska pat Enveri !) dhe ajo që të le pa gojë ishte marrëzia tërësisht anti shqiptare e F. Nanos i cili në takimin e Kretës me 1997 me Milosheviçin do t’i deklaronte atij : “Kosova e ka kryeqytetin e vet Beogradin”. Dhe kush, pikërisht një përfaqësues i Partisë Socialiste, një ish aparatçik i studimeve M-L që e njihte mirë egërsinë titiste dhe që në të pastajmen, ky njeri do të ulej në gjunjë përpara tyre. Kjo është e vërteta, sikurse po aq i vërtetë dhe fakti tjetër se e gjithë Evropa reaksionare nuk e deshi aspak luftën e Kosovës, sepse pikërisht kjo luftë në parim me qenë se në program kish bashkimin me Shqipërinë, de facto i kundërvihej “Vendimeve te Konferencës së Londrës me 1913 e cila kishte ligjëruar copëtimin e saj. Edhe pse në Rambuie ish vendosur që populli i Kosovës 2-3 vjet mbas pavarësie me referendum të vendoste, për fatin e vet, ajo ngeli një “koloni moderne” e Evropës e cila ishte e ngelet tërësisht kundër luftërave çlirimtare në përgjithësi dhe asaj të Dardanisë në veçanti. Kështu që “referendumi” ngeli si një letër higjene që e përdori tradhtia në haletë e BE-se. Nëse Kosova nuk u bashkua me Shqipërinë është jo vetëm përulësia deri në pështirosje shqiptare përkëtej e për andej Atdheut, por dhe loja e ndyrë evropiane e cila kurrë..e theksoj që kurrë nuk pajtohet me luftërat çlirimtare. Ja pse dhe qarqet serbe betohen se… “ në Kosovë , ata do të rikthehen përsëri”. Ja përse, ata, planifikojnë, organizojnë dhe realizojnë sulme prej banditësh, seps
e e dinë fort mirë që Evropa, bijtë tanë që dolën për liri dhe formacionet e tyre luftarake i kanë konsideruar si terroristë, ja pse Evropa nëpërmjet të ashtuquajturës ” terroristët e UÇK-se” nuk e ka fjalën për individë të veçantë, por për të gjithë rrugën e veprimtarisë çlirimtare dhe qëllimin e kësaj lufte. Ja pse Evropa organizon gjyqet farsë të Hagës për të njollosur lavdinë e shpirtit luftarak që shpalosën shqiptarët dardanë në vitet 1997-99 .Ja pse Serbia tregohet kryeneçe sepse ajo e di mirë që në kuadrin e interesave të superfuqive, për të ruajtur “menderen e saj” Evropa sakrifikon e do të sakrifikojë shqiptarët pse jo dhe në të ardhmen. Evropa i le Serbisë të kuptojë, që Kosovën mund ta merrni kur të doni, këtë e them sepse ajo asnjëherë nuk ka nxjerrë ndonjë rezolutë kundër pikëpamjeve ultra shoviniste të Vuçiçit dhe kurrë nuk e ka kritikuar atë dhe shovinizmin e hapur të tij në mbledhjet e veta, përkundrazi e ka marrë me të mirë, madje duket sikur e ngushëllon për humbjen e Kosovës . Kjo i jap shpresë Serbisë, por ka ndezur dhe më keq orekset e Greqisë e cila në konkurrencë shovinizmi ka filluar të projektojë jugun e Shqipërisë madje dhe të bëjë presion autoriteteve shqiptare. Ata aspak nuk e kanë për gjë, sikurse akoma dhe më keq për hajvanët tanë që kemi pasur e kemi në drejtim të futin hundët në punët e brendshme të Shqipërisë. Dhe Shqipëria hesht, ajo heshti në luftën e Kosovës deri në tradhti të hapur, sepse edhe sot e kësaj dite nuk ka dekoruar asnjë nga 129 shqiptarët pjesëtarë të UÇK-se që morën pushkën në emër të Kombit. Për turpin e saj Shqipëria ende nuk e ka shpallur Adem Jasharin “Hero të popullit shqiptar”. Kurrë trungu amë Shqipëria dhe pushteti i shkuar apo dhe aktual ( të gjitha Qeveritë mbas viteve 99-te) nuk ka shkuar në mënyrë simbolike të vendosë një kurorë te memoriali Adem Jashari dhe gjithë luftëtaret e UÇK-se . Ajo kurrë nuk ka folur e nuk flet për shpirtin e paepur te shqiptarit për liri e pavarësi, por flet për Evropën e Bashkuar dhe paratë që do marrë prej saj. Shqipëria ime ku je katandisur që të nëpërkëmbin disa aventurierë vrasës e kriminelë të cilët dhe këta me një egërsi edhe me të madhe se sa shovinistët fqinjë të janë sulur për të të pirë gjakun , gjak ky që ka filluar të marrë arratinë nga frika e atdheut të vet, gjak ky që çdo ditë pihet nga vampirët tanë..! Në këtë rast si mund të mendohet se Shqipëria do të nderojë Luftën e UÇK-se, heronjtë e dëshmoret e saj të cilët përjetësisht janë dhe tanët ? Nuk është asgjë kur një pjesë e popullatës së Shqipërisë arratiset, problemi më i madh është kur Shqipërinë time e katandisën si të marrë e cila me shpirt të gjakosur ka filluar të marrë krejt arratinë. Nuk ka më keq për një komb!