Çështja pellazgjike ekziston prej foshnjërisë së njerëzimit e përcjellë brezave nga rapsodët sa dhe si lindi shkrimi në Dodonë. Rapsoditë me çifteli janë trashëgimi pellazgjike në të sotmen shqiptare. Dijetarët nuk mundën ta zbulonin themelin pellazgjik se nuk kaluan dot në epokën e grave matriakale që ideuan dhe prodhuan objektet mahnitëse të kultit të zbuluara në Kamnikun Neolitik të cilat flasin me gjuhën e shkëmbit në pavijonin e prehistorisë. Faltorja hierore Dodonë, më e para tempull më i lashtë mbi Dhe, dhjetë mijë vite kryeqendër e pellazgëve hyjnorë të barabartë me Zotin, të dalë nga shkëmbi dhe lisi Plak, të lindur dhe mbirë nga Dheu, më të lashtë se hëna është ndërtuar nga vendasit të udhëhequr nga gratë matriakale, nga Nëna e Madhe Dodonë, kult i saj i zbuluar në Kamnik. “Nuk ka në Europë racë më të lashtë se e shqiptarëve. Asnjë dëshmi nuk flet për ardhjen e tyre në Ballkan. Populli i panjohur do të meritojë gjithmonë vëmendjen e historianit”(Albert Dymont). Austriakëve, gjermanëve e amerikanëve që i mëshojnë fort etnisë më të vjetër europiane i bashkohem unë studiuesi Sami Dake i lindur e rritur në Kamnik.
Studimi
Zë i fuqishëm dhe i afirmuar ju znj. Eleni Kocaqi nuk shprehni për gratë matriakale që lindën etninë shqiptare, evropiane e më gjerë. Studimi i ri “Pellazgët” argumente të reja do sjellë por besoj se shprehet në përgjithësi mbasi Ju nuk dini për zbulimet e jashtëzakonshme arkeologjike të Kamnikut që çelin pavijonin e prehistorisë në Muzeun Historik Kombëtar. Ju nuk jeni e vetme se ka plot studiues e akademikë që s’kanë dijeni për Kamnikun Neolitik. Objektet fantastike e mbrekulluese reklamohen në pavionin e prehistorisë si të fshehura nën sqetullën Maliq edhe pse shkëlqejnë e ndrijnë historinë tonë kombëtare. Atje nuk pasqyrohen komplekset e furrave, gjurmët e ndërtimeve të para mbi tokë, të fortifikimit më të hershëm në Shqipëri e më gjerë dhe të tjera mahnitëse mbrekulluese. Ristrukturimi i Muzeut Historik Kombëtar shpresoj që ato të përmblidhen në një pavion më vehte dhe t’u kushtohet vëmendja e merituar. Historia fillon në prehistori. Dodona është ngjarje në foshnjëri të njerëzimit. Skënder Anamali thoshte se po të heqim Kamnikun historia jonë vete në zero. Vizitorët në 111 vjetorin e Pavarësisë nuk kalonin pavionin e prehistorisë se as punonjësit e tij nuk ja dinë madhështinë dhe vlerën historike Kamnikut Neolitik. Befasohem me ministrinë e Kulturës që nuk i kushton rëndësi botërore objekteve të shpallura trashëgimi kulturore dhe të fillojë procedurat për në UNESKO. Kamnik-Kolonjë- Dodonë Plakë është vlerë universale e njerëzimit, që prej kohësh apeloj në vesh të shurdhër.
Kamniku Neolitik
Madhështia e lavdia pellazgjike është në matriakat kur shoqërinë e udhëhiqnin gratë. Kamniku Neolitik zë vend të rëndësishëm në konferencat kombëtare e ndërkombëtare me inventarizimin e gjetjeve pa bërë analiza ose të mendonin kush qytet dhe qytetërimi të lashtë i përkasin gjetjet e mrekullueshme, fortifikimi më i hershëm, ndërtimet e para mbi tokë, komplekse furrash të industrisë qeramike, objektet e artit dhe kryesisht të kultit dodoniane. Unë jam djalë fshati dhe dëshmitar i zbulimeve arkeologjike. Jetën ja kushtova studimit të vendbanimit të lashtë të cilin e finalizova me dy enciklopedi. Vëllimin e parë shkoj nga sot në mitologji. Lisi i Mirë i Shenjtë, dëshmitari kyç i artë margaritar provon Dodonën Plakë prej lashtësisë në Kamnik. Zbulimin historik e deklarova si të fshehur me foto fshati e fshatarësh që bënë mrekulli se sollën në ditët tona shenjtërimin e lashtë pellazgjik të lisit Dodonë. Çështja pellazgjike ekziston por nuk ish zbuluar faltorja hierore, tempull më I lashtë mbi Dhe Dodonë që shenjtëron prej foshnjërisë së njerëzimit në majë të shkëmbit të Larmë. Apeloj të bëheni pjesë e promovimit të Dodonës Plakë që është themeli pellazgjik i argumentuar më se shkencërisht me përshkrimet e Homerit në terrenin konkret. Thënia e znj. Kocaqi: “Shqiptarët të jenë të parët që të shkruajnë se historianët dhe gjuhëtarët e huaj nuk dinë për shqipen” ka qenë parimi im. Fatkeqësisht Ju si shumë të tjerë s’më kini ndjekur në argumentin shkencor për qytetin e stërlashtë Dodonë, pagëzuar Kolonjë në vitin 1018 dhe pas vitit 1583 Kamnik, mbasi unë ende nuk jam person publik e akademik. Vlerëso argumentet në Panairin e Librit. Ju jeni më afër meje për themelin pellazgjik. Enciklopeditë “Kamniku Neolitik Dodona” dhe “Kamniku Neolitik Dodona Plakë Kolonja” janë studime të mirëfillta shkencore e historike. Dodona Plakë është e panjohur sa edhe unë studiuesi dhe zbuluesi i qytetit të stërlashtë Dodonë 10 mijë vite kryeqendër e pellazgëve hyjnorë të barabartë me Zotin. – Qyteti bizantin e Osman Kolonjë, kryeqytet i temës së tetë Nikopol. (Studim enciklopedik historik prej të Dhe-lindurve te rrënja e Lisit të Mirë). Ekuacionin me shumë të panjohura që i takonte matematikanit dhe kryetarit të Akademisë së Shkencave ta shtrojë për zgjidhje faktikisht e zgjidha unë djalë fshati. Kontribuoni të përfundojë përndjekja e Dodonës Plakë që studiues të Akademisë Alternative bëjnë kompromise mes tyre duke ngatërruar qytetin Dodonë me qytetërimin Dodonë. Gjurmë pellazgjike ka ngado Shqipërisë tonë që ngatërrohen me Dodonën e shenjtë të stërlashtë e cila e ka shtrirë veprimtarinë dhe ndikimin nga Gadishulli Iberik në Kaukaz dhe nga veriu i Afrikës në Danub në dyert e Vjenës e më gjerë. Dodona ndodhet në veri të Epirit të Ri që arin deri në Vjosë. Tomori është orakull Dodonë dhe kurrësesi qyteti i shenjtë Dodonë. Historianëve u duket e pabesueshme për zbulimin e jashtëzakonshëm prej foshnjërisë së njerëzimit ta finalizojë një ekonomist i Lartë. Studiuesi i qenit molos apo edhe akademikë që nuk kalojnë dot përtej dijeve profesionale nuk u pëlqen ta zbulojë qytetin Dodonë një djalë fshati por të jetë historian i mirëfilltë se ata e kanë në ballë yllin pellazgjik. Unë kam shfrytëzuar material të bollshëm nga të lashtët, punimet tuaja e nga autorë të tjerë shqiptarë. Leximi me faqe e jo si ca me rrokje është e veçanta ime që mbase më kanë shpëtuar detaje pa u fiksuar dhe vazhdoj të shfrytëzoj burime të tjera të vjetra për një vëllim tjetër që të pasqyroj më gjerë trashëgiminë pellazgjike në të sotmen shqiptare.
Ftesa për debat
Kam tre vite që insistoj të hap debatin Dodonë dhe bëj apel që Kamniku të futet e mbrohet nga UNESKO. Ai aktualisht është në kujdesin e piraterive ndaj u ftoj të përfshiheni në angazhimin publik dhe akademik për Dodonën Plakë e cila është koncept i gjerë filozofik, historik e gjeografik. Mendimin tuaj bektashiane ja u kundërshtoj e mbase nuk e kini të shkruar. Dodona është vlerë universale e njerëzimit. Po pse Dodona e jo Epidami i dikurshëm që ishin kryeqytete të temave të tetë dhe të nëntë. Po pse Epidami i dikurshëm është Durrahu e Durrësi i sotëm kryeqytet i temës së nëntë dhe kryeqyteti Dodonë nuk qenka qyteti bizantin Kolonjë siç shkruan perandor, shkrimtar e shkencëtar Kostandin Porfyrogjeneti. Ajo i jep emrin e famën krahinës së Kolonjës të Dëgjuar dhe vendbanimi emërtohet Kamnik. Ne jemi fatlumë që Dodona është shqiptare. Kombi ynë e rrojti bërthamën pellazgjike. Tempulli Dodonë më i lashtë mbi Dhe është përndjekur prej vitit 219 p.e.re dhe disa herë është shkatërruar dhe mbyllur zyrtarisht nga perandoët bizantinë. Dodona ka një mijë vite që i ndryshohet disa herë emri por jehona Dodonë vazhdon në rudhje ditëve tona pa u kuptuar. Vendasit bënë aktin më patriotik për etninë tonë duke sjellë të plota simbolet e shenjta pagane dhe kryesisht Lisin e Mirë, simbolin kyç të artë margritar Dodonë. Ajo vërtet është nga ngjizja e njerëzimit por ka vazhduar në rrudhje deri në mesin e shekullit të XVIII-të. Rrënojat në majë të shkëmbit të Larmë Kamnik që ne i quajmë vend i shenjtë mekam ose kullë roje manastiri dhe shpellat e guvat brenda shkëmbit që janë Gurra mitologjike ku lindi tempulli më i lashtë mbi Dhe janë prova kuptimplote e bindëse e faltores hierore, më të vjetër, më të parë tempull më i lashtë mbi Dhe. Shkëmbi hyjnor Kamnik është brenda një qytet i tërë që kërkon studime arkeologjike dhe multidisiplinare. Bektashianët bënë të vetat ritet dhe simbolet pagane. Dodona si vlerë universal e njerëzimit u përket shqiptarëve dhe të gjithë botës mbarë. Unë mbase e hiperbolizoj rëndësinë e Dodonës Pellazgjike por më duket se nuk gaboj. Madhështia Dodonë ka mbretëruar në matriakat si qytet dhe qytetërimi më i lashtë mbi Dhe neolitik shumë kohë para Babilonasve, Egjyptisë e Greqisë së lashtë të cilat në origjinë janë pellazge dodonase. Bëju pjesë e promovimit të Dodonës tonë. Bota ta dijë që rrënjët e saj i ka te Dodona=Kolonja=Kamnik ku një grup pellazgësh i mbijetuan Akullimit dhe u bënë pjellë e racës njerëzore. Ata përfunduan evolucioni e njeriut në gjuhëfolës. Gjuha e folur e shkëmbit të Larmë është gjuha parësore nga kanë buruar gjuhët dytësore, tretësore e katërsore. Më mirëkupto znj. Kocaqi dhe bëji pjesë të bibliotekës suaj dy enciklopeditë time se do të gjesh shumë të dhëna për angazhimin tuaj akademik të gjuhës shqipe. Ju faleminderit!