Po bëhet një kohë e gjatë që tek liderët tanë politik ka nisur një mani për të treguar faqe shqiptarëve, jo thjesht erudicionin kulturor apo klasën politik që e kanë me bollëk, po fuqinë fizike, muskujt, forcën,rezistencën trupore. Edhe pse jo lehtësisht të deshifrueshme, kjo mani qëllimin e kane të evidentojnë cili prej tyre ngjitet më lartë dhe përshkon rrugëtim më gjatë. Kohë më parë, Berisha në “ Murin e Madh Kinez” apo qëndrimin, duke notuar në det si të luftonte për librin Guines. Të apasionuarit pas atletikës, gjimnastikës, peshëngritjes, ngjitjes në lartësi apo rezistencës në not në det të hapur nuk është se i privohet askujt, qofshin ata liderë apo ish liderë. Tek e fundit politikanët njerëz janë dhe kanë pasionet e tyre të cilat i shpalosin si të gjykojnë apo t`i përdorin për të transmetuar mesazhe shumë herë të padeshifrueshme. Ata i japin një kuptim simbolikave përmes veprimeve gjimnastikore ekstreme. Unë jam admirues i politikanëve të kësaj prerjeje. Ata janë burra, jo vetëm inteligjentë me kapacitete dhe kualitete intelektuale, por edhe të dalluar për forcë dhe guxim të gatshëm të ngjiten në maja kodrash e malesh nëpër shkëmbinj e pemë të larta si kujtim i femërisë, por edhe si burra të rritur që zotërojnë kurajo dhe fuqi për të treguar sa të zot janë për t’u ngjitur në lartësi apo zbritur në thellësi. Për ata nuk ka rëndësi në se është, Kulla Ejfel apo ajo e Pizës, Korabi ynë apo Himalajet si çatia e botës. Kryetari i “ Rithemelimit” Berisha pasi na surprizoi me ngjitjet në monumentin mrekulli të botës në Kinë , “Murin e Madh Kinez” dhe qëndrimin në det, duke notuar me orë pafund , prej tre muaj nga lartësia e katit të tetë tek “ Rruga e shpresës” në lagjen e Tiranës duket se e frymëzon lartësia edhe pse i izoluar me arrest shtëpie është shumë më i frymëzuar pasi flet për natë nga një lartësi e pakrahasueshme me çdo podium mbi tokë. Berisha është në podiumin më të lartë në çatinë e pallatit dhe çanë izolimin. Duket si Zeusi mbi Olimp që lëshon pandërprerë rrufe mbi të gjithë ne të vdekshmit në tokë. Prej nga ku shpalos, oratorinë dhe mesazhet që shpërndanë kundër SPAK-ut që e etiketon bandë dhe grup kriminal. Po tek e fundit, kjo lartësi, Berishës i është imponuar nga drejtësia dhe i vetmi rast që nuk është zgjedhja e tij. Ndryshe nga noti në det apo ngjitja në lartësi, këtë herë është i imponuar nga masa “arrest në shtëpi”. Bashkëkualicionisti, Meta është i lirë të zgjedh çfarë të dëshiroj pasi nuk ka pengesa ta organizoj dhe racionoj ditën si të dëshiroj. Dhe prej muajsh, veçanërishtë tani në pranverë, është në garë me lartësitë. Sa në maj malesh, mbi paralele, ku duhet kurajo dhe forcë muskulore, veçanërisht ekuilibër se në majë të një hekuri të ngushtë të duhet të qëndrosh si në trarin e ekuilibrit dhe ia arrin ta dominoi lartësinë dhe ekuilibrin. Në ndryshim nga Berisha që vërtetë është në lartësi, po në pamundësi të lëvizi në një perimetër më të gjerë, veç asaj që ka apartamenti i tij, Meta është i privilegjuar të ngjitet, ku të dëshiroj nga maja malesh në paralele apo hekura dhe të na përshëndes që andej, duke na bërë me dorë dhe dërguar sinjale që ne i kuptojmë e nuk i kuptojmë. Të dy ish liderët, ish presidentët dhe kryeministrat tanë duket se janë vënë në garë cili do të ngjitet në lartësi dhe kush do fitoj vendin e parë. Besojmë se asnjëri nuk e pranon barazimin ndaj gara do jetë e ashpër dhe rivaliteti për vendin e parë surprizë. Po ajo që ka më shumë rëndësi nga konkurrimi në lartësi nuk është thjesht harxhim në fuqi, po premisa për pushtetin e ri. Se pushteti do këllqe dhe muskuj se nuk është aq e lehtë pa këtë garën më të re për t`u ngjitur në majë të maleve.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë