Zbulimet historike duan kohën e vet të konceptohen e pranohen dhe aq më shumë kur bëhet fjalë për qytet e qytetërimin matriakal, epokë e paeksploruar. Dodona përbën debat të madh ku ndodhet. Asnjë studiues nuk e ka kaluar epokën patriarkale dhe të kuptojë gjuhën memece të fenomeneve dhe objekteve të jashtëzakonshme arkeologjike të grave matriakale dhe kultin e Nënës së Madhe Dodonë i zbuluar në vitet 1968-1970 në Kamnikun Neolitik. Kamniku Neolitik i shpallur monument kulture i kategorisë së parë nuk njihet e dihet pothuajse fare nga publiku i gjerë, bile ka banorë që dinë për ca poçe dhe aq më keq nuk kanë dijeni institucionet përgjegjëse shkencore. Ai reklamohet pjesërisht si i fshehur nën sqetullën Maliq e tentohet të fshihet nga tekstet e historisë së shkollave të mesme që të mos përcillet brezave historia e shenjtë e jashtëzakonshme dhe arti mahnitës i grave matriakale. Kamniku Neolitik vetëm për objektet e zbuluara e të shpallura trashëgimi kulturore shqiptare të ish futur dhe të mbrohej nga UNESKO. Ai dhe Perëndia Dodonë më e lashta e perëndive mbi Dhe ose krijuesja e gjithësisë duhet të shkruhen në tekstet shkollore që në klasat elementare siç e bënë italianët për etruskët që s’u lanë sy për të derdhur lot dhe përfundimisht origjina stërgjyshore e tyre njihet në shkolla që në klasat elementare. Kamniku ka zënë vend të rëndësishëm në konferencat kombëtare e ndërkombëtare. Studiuesit që kanë marrë lavde e pagesë në para nga gjetjet mahnitëse në Kamnikun Neolitik e mbanin të fshehur e të mbyllur atë dosje me papërgjegjshmëri për tu lënë dorë të lirë trafikimit të trashëgimisë kulturore pellazgjike shqiptare të objekteve të rralla matriakale. Vendbanimin e lashtë e mbrojtën dhe e zbuluan vendasit që mund të mbillnin shtatë rrënjë qershi e ta linin të varrosur në tokën e shenjtë arkivin e lashtësisë që ajo mbante e mban në gji si flori. Unë djalë fshati zbardha të vërtetën e Kamnikut Neolitik që është qyteti i shenjtë i stërlashtë Dodonë dhe bizantin e osman Kolonjë, mbështetur në trashëgiminë e shenjtë kulturore, materiale e historike që sollën për ne të parët tanë. Mrekullinë e Lisit të Mirë të Shenjtë që diktatura e preu e masakroi në vitin 1967 se shkulën dot nga shpirti ynë. Gazetarët më shumë se kushdo e njohin Homerin si gjeni nga ana letrare dhe artistike. Homeri është gjigand edhe i historisë, gjeografisë e filozofisë. Ai shkruan se Uliksin orakulli i lisit të shenjtë e porositi të futej fshehur si lypsar në pallatin e tij mbretëror mbas 20 vitesh për të zhdukur njëherësh mtonjësit që i hanin pasurinë dhe donin t’i merrnin Penelopën grua. Lisi i Mirë i Shenjtë tek ne është dëshmitari kyç i artë margaritar okular dhe ADN-ja e qytetit të shenjtë të Dodonës Pellazgjike. Ai mbetet konsulenti dhe prova gjenerale për mua që më udhëzoi ta përmblidhja historinë e vendlindjes sime në dy enciklopedi dhe pastaj ta mbërrija pallën për të kundërshtuar çdo hipotezë të hedhur. Dodona me ndryshimin e emrit në Kolonjë e së fundmi Kamnik duke u rrudhur dalëngadalë i shkëputi lidhjet me Evropën. Dodona e shenjtë dhjetë mijë vite kryeqendër e pellazgëve hyjnorë të barabartë me Zotin është ngjarja më e lashtë mbi Dhe. Ajo qëndron porsi vaj ulliri mbi ujin e bekuar të burimit. Kolonja e Shqipëria janë shumë të lashta. Dodona është qendra e Botës së Lashtë dhe çdo zbulim tjetër i lashtë është bijë e Dodonës Nënë e pazbuluar dhe shumë kërkuar. Madhështia dhe lavdia e qytetit matriakal Dodonë është mbas epokës së Akullimit. Njeriu primitiv evropian e më gjerë u zhduk për herën e dytë prej Akullimit por një grup pellazgësh hyjnorë mbijetuan për rasat të racës njerëzore të cilët nga martesat motër vëlla, kushërinj të parë deri aksidentalisht nëna me birin u shtuan e populluan territoret e boshatisura. Pellazgët e dalë nga shkëmbi i Larmë në Kamnik krijuan njerëzimin dhe qytetërimin botëror. Dodona zë fill para përmbytjes së madhe që me fillimin e religjionit 300 mijë vite të shkuara e provuar me objekte kocke, balte e gur stralli të rrallë që ngrin e shkrin të cilat studiuesit nuk i konsiderojnë provë lashtësie dhe kulti për të cilat nuk shprehen fare. Dy enciklopedi të botuara me të gjitha procedurat ligjore e ISBN dhe dhjetra kumtesa e referate shkencore qarkullojnë në rrjetet sociale por fatkeqësisht ende nuk konceptohet vlera e paimagjinueshme historike e grave pellazgjike pjellë e racës njerëzore. Hopi përfundimtar i evolucionit të njeriut parak në gjuhë folës fillimisht me klithma e cila evoluoi në gjuhën pellazgjike që ne trashëgojmë përfundoi në shoqëri në shkëmbin e Madh në Dodonë. Dijetarë e albanologë shkruajnë se në Dodonë ku lindi industria e qeramikës, shpikjet e para, arti, lojërat sportive olimpike, etj zbulime të para të njerëzimit lindi edhe shkrimi. Gjuha shqipe pellazge është parësore nga kanë prejardhjen gjuhët dytësore, tretësore e katërsore. Ngjarja unikale është fatlume për ne shqiptarët që kemi mes vete Dodonën Pellazgjike. Tempulli më i lashtë mbi Dhe pas shkatërrimit disa herë dhe rindërtimit nga Filipi i Pestë i Maqedonisë, Piroja i Epirit dhe vendasit mbyllet disa herë zyrtarisht nga perandorët bizantinë të cilët në vitin 1018 i nderojnë emrin qytetit Dodonë, kryeqytet i themës së tetë Nikopol në Kolonjë i cili në rrudhje ka vazhduar deri në mesin e shekullit të XVIII-të e më pas Kamnik. Media jo vetëm që është pushteti i katërt pas legjistativit, ekzekutivit e gjyqësorit por gazetarët janë elitë e kombit. Sa e si përmbushet misioni i shenjtë që kini marrë përsipër varet nga përkushtimi, inteligjenca dhe fantazia për të kapur e trajtuar problemet pikante. Ju besoj se do të më kuptoni e ta konceptoni më shpejt madhështinë e zbulimit tim historik. Dodona Pellazgjike Nënë ose Plakë është vlerë universale e njerëzimit. Homeri dhe të lashtët e lënë testament për brezat pasardhës. Helenët kanë bërë manipulime dhe sajuar legjenda për ta përvetësuar historinë e jashtëzakonshme të pellazgëve hyjnorë të dalë nga shkëmbi, të mbirë e lindur nga Dheu, më të lashtë
se Hëna në tokën e shenjtë të stërlashtë e shquar për faltoren Dodonë më të vjetër, më të parë, tempulli më i lashtë mbi dhe. Përmbytja e stisur nga helenët synonte të eliminonte çdo gjurmë që kish lidhje me qytetin dhe qytetërimin matriakal të grave pellazgjike për tu bërë raca e fisshme e krijuese e qytetërimit botëror. Ata për të dalë mbi të gjitha racat zhdukën çdo gjurmë dodonase. Faltorja hierore më e vjetër, më e para tempull më i lashtë mbi Dhe që shquhet qyteti Dodonë u rrafshua për tu zhdukur nga faqja e dheut por pa ditur se gjurmët e grave matriakale i mbante në gji toka e shenjtë e stërlashtë të cilat me gjuhën arkeologjike provojnë Dodonën. Qytetit neolitik Dodonë ku mbijetoi dhe u ngjiz njerëzimi poetë e historianë të lashtë i kanë kushtuar vëmendje të madhe. Burimet e shkruara kanë mbërritur në ditët tona ndaj mos u befasoni për mua ku i gjej që shkruaj. Kam një jetë që e studioj historinë e fshatit tim por do të tregoja çmenduri të deklaroja se do të zbuloj qyteti e stërlashtë Dodonë. Pellazgëve hyjnorë, krijues të qytetërimit botëror poetë e dijetarë të mëdhenj nga lashtësia në ditët tona u kanë kushtuar vëmendje por ka munguar themeli pellazgjik, faltorja hierore në qytetin Dodonë. Zotit i qofsha falë që ma besoi, më dha fuqi e dhunti ta zbuloja unë djalë fshati, lindur e rritur në Kamnikun me gjurmë nga Shkëmb në majë të Çukës. Dodona vlerë universale e njerëzimit është shqiptare. Njerëzimi unik me prejardhje pellazgjike dhe një Zot të Plotfuqishëm i ka rrënjët e stërlashta në Dodonë që është Kamniku Neolitik i shumë kërkuar nga historiografia botërore dhe përbën debat të madh. Faltorja hierore, tempull më i lashtë mbi Dhe është në majë të shkëmbit të Larmë në Kamnik që e argumentoj në mënyrën më të plotë shkencore. Tomori i cili nuk ndodhet në Epir është Orakulli më i vyer për njerëzinë. Mos e ngatërroni me Dodonën Plakë që është një e vetme e as dy a tre që shprehet Sazan Guri, Kujtim Mateli, etj studiues që i falënderoj se shprehen për çështjen pellazgjike dhe gjuhën e folur të shkëmbit që trashëgojmë ne shqiptarët pasardhës të pellazgëve hyjnorë të barabartë me Zotin. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj zonja e zotërinj gazetarë e pronarë mediash do të më krijoni akses për ta sqaruar publikun tonë e më gjerë për zbulimin historik që u dhuroj shqiptarëve dhe bashkëkombësve tanë në botë. Ngjarja me përmasa unikale sa e madhe po aq e koklavitur dhe e vështirë për t’u kuptuar dhe besuar. Dashtë Zoti të më mirëkuptoni!
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë