Nuk të bindin molotovët e qysqitë,por veprimtaritë e dobishme. Disa muaj më parë kam shkruar se cilat ishin arsyet përse e besoja deputetin dje ( para vitit 1990) dhe sot nuk e besoj. Populli ynë ka shprehje shumë kuptimplote ” Njeriut mos i shiko gunën,por punën!”, ” Mos e vlerëso nga fjalët e bukura,por nga veprat!” Burri,- thotë populli,- lidhet nga fjala, që do të thotë,se sa e vërtetë është ajo ” E këto fjalë,të cilat i nxjerr nga goja duhen peshuar mirë që miku,shoku, populli të bindet që je i besueshëm. Pas vitit 1990, besueshmëria për sistemin demokratik,i cili u propagandua nga ata që dolën në krye të shtetit ishte pa diskutim jashtëzakonisht e madhe. E kjo besueshmëri u konkretizua me fitoren e partive të djathta më 22 Mars 1992. U përkrah masivisht protesta e studentëve, më vonë greva e urisë së minatorëve,e cila tronditi përfundimisht qeverinë e asaj kohe edhe pse partia ndryshoi emrin. Shtyllat, të cilat u përqafuan dhe pse jo, e gëzuan popullin, ishte se sistemi demokratik, edhe pse dihej që është sistem kapitalist, ishte : liria e fjalës; ngaqë për një fjalë,e cila nuk i shkonte përshtatë sistemit komunist ishin dënuar sa e sa njerëz dhe populli thoshte: ” U dënua për një fjalë goje”,ose “U dënova për një kyç 290 lekë të vjetra ” , që do të thoshte të kishte kyçur gojën. Erdhi e drejta për të protestuar kundër veprimeve,që bëhen në kundërshtim me ligjet nga ana e qeverisë, apo punonjësve të saj si dhe të shpëtuarit nga hija më e zezë, lufta e klasave, si dhe vota e lirë. Votuesi është i lirë të votoi sipas bindjes së vet. Besuam në lidershipin e këtij sistemi, si të atyre,që përfaqësonin idetë e djathta dhe të atyre me ide të majta edhe pse dallimin midis dy krahëve është vështirë ta dallosh në këtë demokraci. Por besimi ndaj drejtuesve të shtetit, deputetëve e ministrave filloi të humbasë dhe kjo, jo nga paraqitja e tyre në takime brenda e jashtë vendit,por nga mbajtja e fjalës dhe realizimi i atyre premtimeve të thëna, se në demokraci vepron ligji i barabartë për të gjithë. Nuk vonoi shumë dhe premtimet nuk u mbajtën,por na doli teoria se në fushata mund të thuash shumë gjëra,por jo të gjitha realizohen,pra më shkoqur,mund të gënjesh sa të duash,por rëndësi ka që të fitosh. Ashtu si doli në kohën e fundit,kur socializmi po vdiste dhe kuadrot për të përfituar nxorën teorinë se në socializëm nuk ka barazi. Fjala e lirë u “vra”. Pse po thuhej e vërteta u rrahën e u dënuan gazetarë, u rrahën deputet, u dogjën redaksi gazetash. U deformua vota. Në të dy krahët filloi shit-blerja e votës në para, thes mielli, premtime vende pune, si dhe ajo me e keqja vjedhja e votës. Ngjarje këto të lindura në zgjedhjet e vitit 26 maj 1996. Filluan që protestat e kundërshtarëve politik të dhunohen,madje deri në gjakosje të protestuesve. Edhe pse trumbetohej se protesta është e lirë,madje edhe për secilin qytetar. Kujtojmë këtu rrahjen e protestuesve të majtë më 28 maj 1996 nga drejtuesit e pushtetit( të djathtët)si dhe kulmi me pushkatimin e 4 protestuesve, më 21 janar 2011. Lufta e klasave është në kulmin e saj. Vazhdimisht në Kuvend, mitingje përmendet e kaluara e prindërve dhe deri dhe farë e fis si dikur në “diktaturë”. Madje tash futet deri në krevatin bashkëshortor. Ka një shthurje të llahtarshme të gojës me ofendime,shpifje e akuza… Nuk pamë një drejtësi ashtu si u premtua, por drejtësia vepronte në zbatimin e ligjit për qytetarin e thjeshtë .Edhe këtu fitonte paraja. Fakt është se korrupsionin në drejtësi e vërtetoi vetingu dhe tash SPAKU. Si mund të të besoj ty,zoti deputet,zoti ministër,kur aty në foltore ligjëron aq bukur kundër krimit të organizuar,kundër korrupsionit, flet për shet ligjor,për drejtësi të pavarur,por kur del jashtë foltores bën të kundërtën. Përqafohesh me atë që ke denoncuar para popullit aty në foltore, i cili na lënka i lidhur me krimin, që ka marr ryshfete, që ka ndërhyrë te drejtësia, që ka ndërtuar vila e pallate me lekë të pista. Pse u dashkërka të shkojnë në sallën e gjyqit 10-15 deputet,kur kolegu i tyre del para drejtësisë? Sigurisht për të bërë presion gjykatës edhe nëpërmjet pjesëmarrjes. Ç’doni ju aty,kur s’jeni dëshmitarë? Shkoni si qytetarë ? JO. Shkoni për presion. Pse të të besoj ty, kur drejtësinë e quan kriminele, në rast se jep vendim kundra teje, kolegut apo partisë tënde dhe e kundërta ndodh kur dënohet kundërshtari politik dhe në këtë rast ajo është e pavarur e vendimi është shumë i drejtë. Populli vlerëson vendimin e gjykatës,por jo qëndrimin tuaj. Zotërinj deputet, ministra e kryeministër dhe kryetar partish, duhet të dini se populli nuk është ai i vitit 1944-1945… ku pjesa më e madhe ishte analfabet. Sot mbi 75-80 % e popullit është me arsimin dhe formimin tuaj. Të jesh deputet, ministër, kryeministër, drejtor drejtorie, kryetar partie, nuk do të thotë se je ajka e këtij populli. Ndaj kur të flisni matuni mirë e peshojeni fjalën. Nuk e bëni popullin të besueshëm ndaj jush , as nga molotovët, as nga qysqitë, shtizat apo varetë, që doni të përdorni kundër institucioneve të shtetit, as nga të sharat dhe ofendimet ( bullizimin) e kundërshtarit. Nuk u zë vend përdorimi i fjalisë se kjo qeveri nuk e do Veriun ,nuk e do Jugun, apo thënia se nuk di gjë ç’kanë bërë vartësit… Jo, jo! Ndaj je në krye që të drejtosh,të kontrollosh. Sigurisht dënimi është për atë që shkel ligjin,por shkelësi i ligjit ka gjetur dhe teren. Ndaj mendojmë të ndryshoni mënyrën e organizimit e kontrollit, të ndryshoni mënyrën e të bërit opozitë! Nuk është dhuna, sharja ajo që të bind për të ardhur me ty,por bindja me fjalë të vërteta, sepse vetëm popullit nuk i shpëton, as e mira dhe as e keqa pa i parë dhe di të vlerësoi. Kur të dilni në foltore,apo para popullit mendohuni mirë, në mënyrë që t’mos thuhet shprehja:” Hë mo, vari teneqen,se ashtu fletë ai, kodra pas bregut”. Apo “shan ai që ka mbushur poturet, atë që i ka lagur ato”. Nuk na e mbushin mendjen molotovët e qysqitë, por mbajtja e premtimeve të pasqyruara në veprimtaritë konkrete.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë