Kur në Ukraine vriten njerëz, ukrainas apo rusë, që flasin të njëjtën gjuhë, që kanë familje gra dhe fëmijë të cilët presin në ankth që kryefamiljarët e tyre të kthehen në shtëpi. Në të njëjtën kohë në Amerikë akoma nuk kanë rënë dakord për paketën e ndihmës që do t’i jepet për Ukrainën, e cila nga dollarë kthehet në tanke, armatime, avionë për luftë etj. Pra Amerika u thotë vëllezërve në Ukrainë që ju vrituni, se ne ju çojmë armatime për t’i boshatisur magazinat tona. Kthehemi në Europë. Europa gjithashtu diskuton që të ndihmojë Ukrainën, me të njëjtën monedhë. Europa mendon t’i bëjë sanksione Rusisë (hipokrizi), sepse Rusia ka aq flori sa mund të blejë Europën me soj e sorollop, pra rruga që ndjek Europa dhe Amerika është që të vriten sa më shumë vëllezër. Le t’i referohemi Shqipërisë, një vend i vogël, që historikisht ka dhënë që nga koha e Skënderbeut një kontribut konkret për ruajtjen e paqes në Europë. Edhe pse për herë të parë, ndoshta në 1000 vjet, në Shqipëri u mblodh para 2 vjetësh një Samit ku morën pjesë të gjithë krerët e Europës. Sot u mblodh një Samit tjetër me vendet e Ballkanit, në përkrahje të Ukrainës, që u tregoi burokratëve të Europës se kush jemi ne që kemi kërkuar të hyjmë në Europë. Dy llafe për burokratët europianë: Europa që historikisht e ka ndihmuar Shqipërinë vetëm me llafe, sot vazhdon të nxjerrë pengesa për pranimin tonë në Europë. Burokratë Europianë! Unë i njoh shumë mirë shqiptarët, evropianët i njoh nëpërmjet gazetave që jeni njerëz që mendoni vetëm për veten tuaj, gjë që është krejt normale. Pyll pa derra nuk ka. Por Europa rreth 2 milionë shqiptarë i ka në gjirin e saj dhe i ka parë dhe njohur tashmë sesa të ndershëm janë shqiptarët. Si përfundim qeveria shqiptare duhet të ketë durim shumë të madh që të vazhdojë të merret me hipokrizinë tuaj. Shqiptarët janë njerëz me karakter dhe qeveria e tyre nuk do t’ju durojë shumë, në daç pranojeni në Europë Shqipërinë, në daç mos e pranoni.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë