Ngjarjet e muajit Mars të vitit 1997, do të mbeten një njollë e zeze në historine e demokracisë, që kërkojnë reflektim në ndergjegjen e vrarë kombëtare. Nuk gjen asnjë shëmbull të ngjashëm në botën e qytetëruar, që presidenti i vëndit të nxjerë urdhëra për masakrimin e popullit të tij. Por ja që këto cudira kanë ndodhur në Shqipërinë tonë, të sapo futur ne rrugën e ndryshimeve demokratike, të cilat u kthyen në makth dhe pasiguri për jetën e njerzve. Nuk ishin zhdukur akoma shënjat e shkopinjve të gomës, që u përdorën nga sadistët e Sali Berishës, në përdhunimin e opozitës tek fushat Ali Demi, një tjetër marrëzi me përmasa kombëtare, do të fillonte në muajin Mars të vitit 1997. Sjelljet arrogante të qeverisë dhe presidentit, duke mos përfillur ligjet dhe kritikat e ndërkombëtarëve, bëri që situata të dilte jashtë kontrollit, duke kaprcëyer cdo kufi arsyetimi. Në vënd që presidenti të jepte dorheqjen, si një institucion i pashmangshëm dhe akt civilizimi në demokraci, për gabimet e rënda të keqeverisjes, ai lidhet pas karrikes dhe me kokfortësinë e tij, e acaron edhe me shumë revoltën e popullit. Në vënd të dorheqjes ai forcoj masat represive me urdhëra e vendime, duke e kthyer MM në armë vrasëse, për popullin e tij që shpresonte aq shumë tek rendi i ri demokratik. Por fatkeqësisht qytetarët e këtij vëndi, u përballën me egërsinë e shtetit shtypës, që në atë muaj të genocidit berishian, zbriti në shifrat zero, pa asnjë institucion funksional në këmbë. Shqipëria “humbi” në sytë e botës perëndimore, duke u pushtuar dhe komanduar nga bandat e krimit, shkatërrimit dhe vjedhjes së pasurisë kombëtare. Ish.presidenti Berisha në vënd që të analizonte revoltën e popullit, që kishte humbur paratë në firmat piramidale, si rezultat i mos zbatimit të urdhërit të BB, organizon operacionin luftarak për të shtypur revoltën popullore në rrethet e jugut. Si ushtarak i karierës që kam ndjekur me vëmëndje ato ditë të zeza të Marsit, dua të them se deri ku arritën pasionet instiktive dhe thirrjet destruktive për dhunë, të ish presidentit dhe kryetarit të PD. Ky njeri pa kurfarë dinjiteti njerëzor, shpërfillës i ligjeve, parimeve e normave mbi të cilat funksionon demokracia, bëri që të përgjaket Shqipëria dhe pasiguria e jetës se njerëzve. Për fillimin e operacionit luftarak kundër jugut, ai nxjer urdhër mobilizimi për njëmbëdhjetë rrethet e veriut, duke ngarkuar dy gjeneralët besnikë të tij, ish. Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Adem Cobanin dhe Bashkim Gazideden. Urdhëri i nxjerë më datën 09. 03. 1997, mbante firmën e Shefit të Shtabit të Prëgjithshëm Adem Cobani, një ish. pedagog i Akademisë Ushtarake, që imitonte shkrimtarin e teorisë ushtrake prusiane të shek,19 Carl Von Clauzewitz, i cili vuri themelet e artit operativ ushtarak. Por gjenerali ynë Cobani, që përgatiste kuadro për mbrojtjen e vëndit nga ndonjë invazion i jashtëm, nuk kishte asnjë përvojë praktike në zhvillimin e operacioneve qoftë edhe stërvitore. Ai me verbërine e tij politike dhe servilizmin që e karakterizonte, vihet plotësisht në shërbim të Sali Berishës, për të shtypur me dhunë revoltën e popullit të rretheve të jugut. Forcat e mobilizuara u përqëndruan në Mëzes, në Zall-Herr dhe në mjediset e shkollës së lartë të oficerve. Për zbatimin e këtij operacioni vrasës, ngarkohet gjenerali tjetër Bashkim Gazidede, që do të drejtonte lëvizjen e trupave në dy drejtime. Drejtimi kryesor i lëvizjes ishte; ura e Mifolit-Tepelenë -Gjirokastër, ndërsa drejtimi ndihmues ishte Qyteti i Korcës-Ersekë, me përqëndrim pranë hyrjes në qytetin e Përmetit. Por një pjesë e forcave të këtij drejtimi, që nuk mund të bëheshin pjesë e cmëndurisë berishiane, braktisën kollonën e makinave dhe armëve të rënda në pyjet e Ersekës, duke u kthyer në vëndbanimet e tyre.Mercenarët e thirrur në këtë operacion turpi për qeverinë e PD, nuk përfaqësonin popullin patriot e demokrat të këtyre 11 rretheve, por njerëz të paguar pa personalitet,pa dinjitet e pa ndienja të identitetit kombëtar. Por duhet thënë se një pjese e antarëve të strukturave të PD, nuk kanë qënë dakord me këtë marrëzi të kryetarit të tyre,por nuk patën kurajo që ta ndalnin këtë aventurizëm, duke qëndruar në pozicionin neutral as mish as peshk. Ky opercion i paprecedentë dhe për faqen e zezë të qeverisë, nxori lakuriq njeriun që kishte përligjur të keqen, si rekordmen i padrejtësive të gëlltitura, që vazhdon të moralizojë i lirë edhe në ditët e sotme, për mungesë të drejtësisë. Ky operacion do të mbështetej edhe nga ajri me dy avion Mig-19, të mbushur me bomba dhe LHL, për bombardimin dhe helmimin e luginës së Vjosës. Por dy pilotët bij të popullit patriot e paqedashës, nuk e zbatuan urdhërin e zi të Saliut,por shkuan e u ulën në aeroportin ushtarak të Leces në Itali. Nga MM e atyre ditëve të zeza, që nuk gjënden në asnjë faqe të historisë sonë kombëtare, dilnin edhe urdhëra të tjerë që nuk dokumentoheshin nga drejtoritë e ndryshme, për të mos lënë gjurmë hetimi. Një ndër këto urdhëra gojorë ishte bastisja e njësive, reparteve ushtarake, pikat e hapjeve të forcave teritoriale, tunelet ku ruheshin municionet e të gjitha llojeve, ku komandat e këtyre objekteve ushtarake ishin urdhëruar të mos bënin rezistencë. Kështu banorët rrotull tyre hynin pa u ndaluar, duke marrë cfarë të mundnin, por mbi të gjitha armët e lehta dhe municione të llojeve të ndryshme. Armët e dala nga depot dhe pikat e hapjeve të ushtrisë, bënë që të armatoset populli mbarë, duke shkaktuar ngjarje me vrasje makabre, që nuk kishin ndodhur ndonjë herë në Shqipëri, aq sa u detyruan të ndërhyjnë edhe të huajt, për të rivendosur situatën e dalë plotësisht jashtë kontrollit. Një kontribut të vecantë për qetësimin e gjëndjes alarmante,pa marrë parasysh rrezikun për sigurinë e jetës, ka dhënë ish.kryeministrit italian Romano Prodi. Prezenca e tij në ato ditë të vështira, si miku më i afërt i shqiptarëve, bëri që njerzit t’i nënështroheshin gjykimit të arsyes, për t’iu kthyer punës për rikuperimin e pasojave, të shkaktuara nga papërgje
gjshmëria e qeverisë berishiste. Nga të dhënat e nxjera nga MM, dilte se Shqipëria ishte një ndër vëndet më të armatosura të Ballkanit, ku cdo banor i aftë për të luftuar, i takonin të përdorte 7 lloj armësh të lehta, një fakt ky që nxiti agjenturat për shkatërrimin dhe trafikimin e armëve dhe municioneve. Por ajo që duhet theksuar është se në ato ditë të përgjakura, Shqipëria humbi, ndërsa Saliu qe zbatonte porositë e agjenturave e huaja që u shërbente fitoj. Megjithse se ishte përgatitur të largohej nga Shqipëria familjarisht, do të dilte garant shoqëruesi i tij Izet Haxhia duke i thënë;” Kur të kalojnë mbi trupin tim,atëhere do të largohesh ti nga Shqipëria”. Duke i dalë në mbrotje Saliut Izet Haxhia, po mbronte veprën kriminale të tij, duke jua lënë shqiptarëve gur në qafë. Shqipëria u përgjak duke humbur 3000 njerëz, nga armët e mara në objektet e ushtrisë. Bilanci i pasojave nga verifikimet dhe analizat, ka qënë me tragjiku se sa ai në kohën e diktaturës. Shqipëria ra në gjunjë të bandave të rruges, të cilat kishin marrë kotrollin e vëndit. Ato pushtuan dhe falimentuan firmën e ndërtimit AL-MAK, duke i marrë dy pallate për banim të pa përfunduar dhe shitur nga firma, një tek kompleksi Don Bosko dhe tjetri tek Tirana e re. Por populli që ndien më shumë se kushdo, pasojat e papërgjegjshmërisë të cdo qeverisje të keqe, si ato të ngjarjeve të atij viti, do të shprehej;”Në se nuk largohet Sali Berisha nga politika, Shqipëria nuk qetësohet”. Kjo u vërtetua me pas, kur ai duke përfituar nga pandëshkueshmëria, u shfaq si “Feniks” i demokracisë. Duke ecur në gjurmët e revolucionarit me psikologjinë e modelit bolshevik, ai herë pas here shpërthen si Krispinusi, duke dalë në krye të protestave, për të goditur me dhunë deri në vrasje e shkatërrime. E gjithë kjo strategji dhune e këtij bolsheviku të pa rinovuar, është largimi i vëmëndjes së shqiptarëve nga krimet e tij, për mbrojtjen e pasurisë familjare e klanore. Hezitimet e drejtësisë për ta vënë para provave të padiskutueshme, këtë vulë humbur,”skenaris” e “regjizor”intrigash, inspirues i turmave vulgare, po i jep kohë me pasoja shkatërruese për vëndin,shoqërinë dhe demokracinë.