Ka mbi 180 vite apo afro 2 shekuj nga koha kur Shqipëria,u vu në shënjestrën e qarqeve shoviniste fqinje, me synimin për të zgjeruar sa më shumë kufijtë e shteteve të tyre në kurriz të shtetit shqiptar. E për arritjen e këtij qëllimi ata hartuan edhe platformat apo programet e tyre shoviniste, siç ishin edhe shovinistët grek të cilët që nga koha kur e hartuan programin, nuk hoqën dorë nga plani për zgjerimin e kufijve të shtetit grek në kurriz të tokave të shtetit shqiptar, duke propoganduar të ashtëquajturën“ Vorio-Epir “ që sipas tyre është një territor që i përket shtetit grek, të motivuarsi “ Greqia Veriore “. Jo pa qëllim u bë edhe formulimi dhe shpallja zyrtare e një programi politik ekspansionist nga kryeministri grek i asaj kohe Koleti, program i cili hyri në histori me emrin “ Megali Idea “ ( “ Ideja e Madhe “ ). Shpallja zyrtare e këtij programi shovinist, përbënte të vërtetën e masakrimit dhe të dëbimit me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike siç e ka treguar edhe koha kur kanë ndodhur ngjarjet. Por ajo që dua të nënvizoj është se në periudhën e tranzicionit demokratik, kjo propagandë shoviniste antishqiptare,është bërë akoma më tingëlluese dhe më intensive nga shovinizmi grekomadh, veçanërisht nga ato të Athinës dhe për arritjen e këtij qëllimi kanë përdorur forma dhe mjete nga më të ndryshmet,ndër të cilat vlerësoj si më të spikaturit të ashtuquajturat : “Lëvizja Vorio-Epirote “ dhe “ Ligjin e Luftës me Greqinë “, që tashmë janë kthyer si instrumentat më kryesorë të shovenëve grek për arritjen e qëllimit që bëhet fjalë . Po ç’përfaqësojnë këto dy instrumenta apo mekanizma kryesorë ? Le t’i ndjekim ato përmes narrativës në vijim: 1. Lëvizja Vorio-Epirote, na kujton antagonizmat e vjetra të lindura në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Në rrafshin historik të tillë antagonizma e kanë fillesën e tyre që me shpalljen e programit: “ Megali Idea “( Ideja e Madhe ), nga qarqet shoviniste greke, që daton më 5 qershor të vitit 1844. Konteksti i këtij programi, nënkupton krijimin e një“Greqie të madhe “, përmes zgjerimit sa më shumë të territorit të shtetit grek në kurriz të shteteve kufitare ( fqinje ), ku në fokus është aneksimi i Shqipërisë së Jugut që sipas grekëve shovenë është pjesa veriore e Greqisë, e njohur tashmë me emrin “Vorio-Epir. E fatkeqësisht një tezë e tillë antishqiptare, vazhdon të mbahet e gjallë edhe në ditët e sotme. Në këtë drejtim, ajo që vlen për të nënvizuar është se: Lëvizja Vorio-Epirote përmes programit dhe idesë që përfaqëson, në vitet e tranzicionit demokratik shqiptar, ka ardhur duke marrë forma legale si rrjedhojë e qëndrimit përulës e tolerues i qeverive shqiptare gjatë tranzicionit demokratik shqiptar ( e këtu është fjala, kryesisht për ato qeverisje që kanë përfaqësuar të djathtën shqiptare gjatë këtij tranzicioni ), të motivuara gjoja si “ Të drejtat e fituara nga pakica greke “dhe kjo e fundit, duke përfituar nga hapësirat dhe mundësitë e dhëna, ka ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit shqiptar përmes përfaqësuesve të tyre, me dhe pa miratimin e qeverisë greke apo të organizmave private shovene grekomadhe. Sipas shovenëve grek, të kryesuar veçanërisht nga ata të Athinës me propagandën e pretendimit për Vorio-Epirin, përfshihen të gjithë njerëzit me besim ortodoks që ndodheshin brenda dhe jashtë Shqipërisë, pra edhe ata shqiptarë që e kanë origjinën nga territori i Shqipërisë së Jugut i ashtuquajtur tashmë prej tyre “ Vorio-Epir “ që nënkupton Greqinë e Veriut. E një propagandë e tillë e ç’frenuar, ka çuar në pretendimin e shtrirjes dhe të zgjerimit të shtetit grek nga gjiri i Burgasit në Detin e Zi dhe deri në Shkodër në Detin Adriatik. Por ky pretendim i shovenëve grek pavarësisht se s’i bëhet është jashtë realitetit historik, nisur nga argumentet dhe faktorët që do t’i prezantojmë në vijim të shkrimit. Pra shovenët grek përmes justifikimeve dhe pretendimeve absurde, si dhe argumenteve jo real që kanë, kërkojnë t’u marrin të tjerëve atë që nuk është e vetja, siç ndodh edhe me Shqipërinë në pjesën jugore të saj. Lidhur me “Lëvizjen Vorio-Epirote “, duhet të nënvizojmë edhe faktin se kjo lëvizje për arritjen e qëllimit është shtrirë edhe në vende të tjera të botës si në: Sh.B.A, Kanada, Francë, Angli, Turqi, Gjermani ku ndodhen të mërguar nga Epiri i Veriut dhe nga pakica etnike greke në Shqipëri, në sajë të bashkëpunimit me shovenët grek ( ku në këtë drejtim, më aktive është ajo e Sh.B.A-së ). Në kuadrin e pretendimeve të padrejta greke për “ Vorio-Epirin “ si një territor grek, ja vlen të shtrojmë edhe pyetjen : “ A do t’u thonë ndal Europa djajve shovinistë të gadishullit tonë, apo do të vijojë t’i përkëdhelë ata ashtu si në të kaluarën “ ? Kjo bëhet e domosdoshme pasi Greqia tashmë, është pjesë e Unionit në BE, e duke qenë pjesë e këtij Unioni, duhet të distancohet nga të tilla qëndrime dhe pretendime, pasi sot kemi të bëjmë me të tjera zhvillime dhe evoluime në drejtim të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit reciprok midis shteteve për të bërë progres dhe zhvillim, aq më tepër se pretendimet për problemin që bëhet fjalë janë absurde, të padrejta dhe antishkencore“ ?. Në shërbim të politikës aneksioniste greke për “ Vorio-Epirin, është si gjithnjë edhe shkenca historike greke, duke bërë manipulimet për mëtimet territoriale të Greqisë ndaj fqinjëve të saj. Lakmia dhe orekset e shovenëve grek për Vorio-Epirin, ( ndonëse historikisht siç dihet, shteti grek arriti t’i marrë Shqipërisë mjaft toka nga territori i saj, nga vendimet e padrejta që u morën në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës të vitit1913 ), kanë ardhur gjithnjë duke u shtuar ndër vite. Të tilla orekse të shovenëve dhe ultranacionalistëve grek përmes zgjerimi
t të shtetit grek në përmasat që pretendojnë, na bën të kujtojmë fabulën e bretkockës që donte të bëhej sa një “deve“. E me këtë na bën të mendojmë e pse jo, që pretendimet e shovinizmit grekomadh në një të ardhme, të arrijnë edhe për helenizimin e plotë të të gjithë Shqipërisë.
2. Ligji i Luftës me Shqipërinë përbën një histori prej 83 vitesh, pasi është shpallur nga Greqia që gjatë Luftës së Dytë Botërore( më 10 nëntor 1940, me dekretin mbretëror grek nr.2636 ). Ky ligj përbën një tjetër absurditet për të marrë padrejtësisht territorin e Vorio-Epirit si një territor shqiptar, të motivuar si “ Greqia e Veriut “. Nisur nga pretendimet, motivet dhe argumentet e pabazuara ku mbështetet ky ligj,si dhe nga kohëzgjatja e tij për afro një shekull,përbën një precedent të rrallë në Europë e ndoshta nga më të rrallët në botë. E pavarësisht nga kjo, ai qëndron i stampuar në ligjet greke dhe askujt nuk i bie ndërmend për ta revizionuar apo për ta hequr fare këtë ligj. Për një ligj të tillë nisur nga motivet që ka, askush ende nuk i ka dhënë shpjegim sado janë munduar të gjithë historianët e Europës dhe të botës. Pretendimet greke për Vorio-Epirin, herë me tonalitete të larta dhe herë me tonalitete të ulta, sipas qeverisjeve që ka kaluar shteti grek në mbi 80 vite, nuk kanë pushuar për realizimin e kësaj ideje absurde, pasi theksoj se nuk ka asnjë fakt apo burim historik për ta pranuar si të vërtetë. E siç dihet për këtë ka patur edhe përplasje dhe konflikte të reja në marrëdhëniet shqiptaro-greke siç kanë ndodhur edhe kohët e fundit me rastin Bollano dhe rastin Beleri,që ndonëse janë 2 shqiptar vendi ( lab puro për nga gjaku dhe origjina ), bëjnë si grek 24 karatësh, duke e motivuar ligjin e luftës për 84 vite se ka të bëjë me çështjen e pronave shqiptare në Greqi. Mbrojtja me koshiencë e këtij ligji, u reflektua edhe në devizën e Belerit në fushatën elektorale të 14 majit 2023,për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Ligji i luftës me shtetin grek, është një ligj aq absurd sa edhe nëse don të ia shpjegosh dikujt me mëndje të kthjellët dhe të shëndoshë, nuk dinë se si të ja thuash dhe të ja shpjegosh. Madje për këtë ligj, nisur nga mënyrat se si është komentuar dhe argumentuar nga shovenët e Athinës si dhe nga segmente të tjera të politikës që veproj në jo vetëm në Greqi por edhe në Shqipëri,që e mbështesin këtë ligj absurd, është krijuar një kakofoni zërash për ekzistencën apo jo të një ligji të luftës në marrëdhëniet midis shtetit grek dhe shtetit shqiptar. Nisur nga narrativa që përshkruam për lëvizjen “ Vorio-Epirote “ si dhe për ekzistencën e “ Ligjit të Luftës me Greqinë “ ( të shpallur nga qarqet shoviniste greke që më 10 nëntor të vitit 1940, që përbën një absurditet ), rezulton se të dy këto mekanizma, plotësojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin për arritjen e të njëjtit qëllim dhe pikërisht atë të aneksimit të Vorio-Epirit, ( që përbën një territor të pamohueshëm shqiptar )për t’ia kaluar shtetit grek, përmes propagandës retorike të rrymave shoviniste greke që kanë vepruar historikisht në shtetin grek, duke u përpjekur ta justifikojnë dhe argumentojnë këtë aneksime dhe si një akt të drejtë institucional. Pole të ballafaqohemi me burimet historike se sa reale janë ato që shprehin shovenët dhe ultranacionalistët grek lidhur me pretendimet për territorin e Vorio-Epirit si një territor i shtetit grek?Nisur nga ballafaqimet, rezulton se nuk ka asnjë dokument historik, madje dhe arkeologjik apo ndonjë burim tjetër,që e dëshmon këtë pretendim të qarqeve shoviniste greke. Këtë realitet e gjejmë më së miri në burimet dhe të dhënat e gjeografëve, historianëve dhe shkrimtarëve antik si :Herodoti, Tukididi, Straboni, që konsiderohen edhe si baballarët e historisë greke, por edhe të historianëve të tjerë si: Hesiodi, Euripidi, Justiniani dhe Plutarku. Prej tyre mësojnë se nuk kanë arritur në asnjë përfundim se hapësira territoriale e quajtur “ Vorio-Epir “ ( Greqia Veriore sipas grekëve ), të përfshihej në pjesën e territorit të shtetit grek. Burimet antike të historianëve që lart përmendëm, na mësojnë se Epiri, është një tokë klasike dhe vatra e një populli të lashtë. Madje të dhënat kanë argumentuar se ky territor, nuk ishte i banuar asnjëherë nga popuj të tjerë përfshirë edhe grekët, përveçse shqiptarëve. Gjithashtu nga të dhënat historike të periudhës antike mësojmë se shqiptarët kanë qenë gjithmonë epirot dhe epirotët shqiptarë dhe kurdoherë janë konsideruar si një emër sinonim dhe e njëjta rracë. Ky realitet dëshmohet edhe nga pamja fizike e njëjtë. Nga Historia e Lashtë, mësojmë se Epiri përbënte njërin nga shtetet e Ilirisë së jugut, ndërsa vendi apo territori ku banonin shqiptarët ishte Epiri i Vjetër ( Shqipëria e Jugut ) dhe Epiri i Sipërm ( Shqipëria Veriore ).Emri Epir u përdor në kohërat e lashta për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë. Madje Toskëriau quajt “ Epiri i Vjetër “ dhe Gegëria u quajt “ Epiri i Ri “. Gjithashtu historia na mëson se nuk ka patur ndonjëherë emigrim helenësh ( grekërit e vjetër ) në Epir që nga koha e Strabonit. Pra Epiri nisur nga burimet, është një rajon historik dhe gjeografik i lashtë shqiptar, i pozicionuar në jugperëndim të Gadishullit të Ballkanit. Nisur nga këto fakte kokëforte me karakter historik, qarqet shoviniste greke së bashku me historianët që i përfaqësojnë, kanë mbetur të gozhduar para një realiteti të tillë. E pavarësisht nga ky realitet i pamohueshëm, ata nuk heqin dorë edhe sot për realizimin e aspiratave që kanë lidhur me “Vorio-Epirin“ për ta quajtur këtë territor si pjesë të shtetit grek. Është kjo arsyeja që problemi “ Vorio-Epirot “vazhdon të jetë edhe sot, objekt debati dhe diskutimi midis historianëve, gazetarëve dhe analistëve të mirënjohur, si rrjedhojë e deformimeve dhe keqinterpretimeve të bëra nga segmente të caktuara të politikës dhe këtu kemi parasysh edhe ato segmente dhe elementë shqiptar, që janë bërë pjesë e lobimit grek për qëllime të caktuara, për ta quajtur Vorio-Epirin si pjesë të territorit grek, ndonëse ky territor është një territor tërësisht shqiptar siç theksuam edhe më lart nisur nga burimet historike si dhe ato arkeologjike, ndaj nuk mund të pranojë asnjë negocim apo kontestim tjetër që synon ta baltosë këtë
realitet. Në mbyllje, nisur nga natyra e problematikës që diktojmë, do doja të bëja edhe këtë apel : hartën e pushtimeve greke të trojeve etnike shqiptare gjatë dy shekujve të fundit,duhet ta mbajnë varur në zyrat e tyre të gjithë politikanët dhe studiuesit shqiptarë, për të mos harruar në çdo kohë padrejtësitë lidhur me pushtimet e bëra nga shteti shovinist grek. E aq më tepër kjo bëhet domosdoshme edhe nga shovenët e sotëm grek( që janë vazhdues të politikës së shovenëve të vjetër ), të cilët kërkojnë të ringjallin etjet e vjetra për Vorio-Epirin, përmes mjergullanjave të krijuara dhe propagandave absurde që bëjnë,me qëllimin për t’i shtrembëruar dhe deformuar të vërtetat lidhur me territorin e Vorio-Epirit si një territor tashmë i pamohueshëm shqiptar.