Ndodh. Protesta e vendos në binarë të shëndoshë demokracinë. Ndodh kështu dhe duhet të ndodhë,por tek ne, është kthyer në një stafetë e cila mbasi ka mbajtur varur parlamentin me muaj,stafeta e protestave,i është deleguar rithemeluesve të bashkisë së Tiranës. Të deleguarit të cilët drejtojnë mediumin e protestës; Këlliçët,Ali Mehmetat, Blushët, Zhulalët, mbasi deputetëve; Nokave, Bardhave, Saljanëve, Sulave,u është djegur karta me flakadanë demostruar me dit në sallën e parlamentit, në lojën e teatrit absurd para bashkisë,njësoj siç ndodh në lojën aktoriale të dramës ”Duke pritur Godonë” të Beketit,por tashmë me një skenar absurd, ku autorët e skenarit janë dhe aktorë skene,duke luajtur vetveten sepse,s’është tjetër veçse një plagjiaturë e asaj të SPAKUT,duke u ngatërruar nëpër filtra që veçse turbullirës,asgjë tjetër s’nxjerrin në dritë. Ndoshta qasja ishte një përafri,me teatrin antik grek,ku ndërtesa e Bashkisë ngrihej si një Trojë e rrethuar nga kalorës të zbritur nga kuajt,ku për ushta kishin degët e pemëve me shikim rreshtor në pritje të ndonjë urdhri nga foltorja, ku zëri i Këlliçit nuk i ndahej inceneratorëve dhe 5D, duke ndërsyer sulmin drejt kryebashkiakut i mbytur në ”korrupsion” sipas retorikës së bërë tashmë bozë, në sytë e gjithë mexhelisit. Sigurisht gjuhës akuzuese ndaj kryebashkiakut Veliaj, i erdhi në ndihmë molotovët e hedhura në këmbë të policisë, për të çarë gardhin,por u kthyen në shashka, duke perënduar para dyerve të bashkisë, trupin që digjej në flakë. Eh! Nxora nën vete, teksa ndiqja tymnajën e krijuar, vërtet e ënjta e parlamentit, u përcoll nga debati legjitim,por parlamentarizmi,stafetën e protestës me flakadanë, ia paska besuar këshilltarëve rithemeluesë të bashkisë, parlamentarve vendorë, të cilët më sa duket nuk do t’i shpëtojnë sindromës së protestave, me sa u shpreh dhe vetë Këlliçi,për vazhdimin e saj në të enjtet në vazhdim. Shqiptarëve u kaloi demokracia,marrë peng nga protesta,stafeta e të cilave kalon nëpër duart e parlamentarëve qendrorë e lokalë,një absurd i vërtete, sepse të korruptuarit janë dhe autorë e aktorë, në lojën e të cilëve, luhet fati i njerëzve të thjeshtë të kthyer në viktima,por që viktimës s’i mbetet tjetër përfitim,se sa të vajtojë fatin e keq të pangopësisë së të pangopurve që kanë rrëmbyer të gjithë frenat e makinerisë, duke i lënë njerëzit të mbyten në varkën pavela të deteve të emigrimit. Në çast më kaloi si një fije shprese fjala e ambasadorit të BE – së në Tiranë,Silvio Gonzato dhënë nëpër ekrane; Reforma në drejtësi është një revolucion,i pa parë në botë,frutet e të cilës janë të prekshme tani për shqiptarët. Bota vlerëson sukseset e reformës në drejtësi, por ç’t’i thuash Ballinjve që ende nëpër ekrane përpiqen të baltosin përmes kartës së ”SKAPIT ”si e si të mbulojnë të vërtetat e hidhura të korrupsionit të cilin drejtësia e ka kapur për brirësh. Për më keq të shohësh protesta si kjo para bashkisë… Kryqëzimi i rrugës para ndërtesës, kishte mbetur nën kontrollin e policëve dhe kameramanëve të cilët silleshin nga një derë tek tjetra hyrëse e bashkisë.. Ai një grusht njerëzish, mbasi kishin kryer misonin, muarrën të shpërndarë nëpër shesh. Sytë e mij të ngulur nga dera qendrore e hyrjes,hasën në morinë e kamerave dhe mikrofonave të cilat përpiqeshin të kapnin tinguj e ngathët të dalë nga goja e këshilltarit bashkiak, Ali Mehmeti, të cilit me sa dukej si mjek i mësuar me receta,leximi i letrës, kishte humbur reflekset e teksti të gjatë që megjithë gjasat ishte ndërtuar nga tjetër kush, për sa kohë që thyente arra… Gjithsesi gjithë ajo ”Odise ”e gjatë me dy bashkëluftëtarët ; Blushi, Zhulali, të cilët u suallë e u mbështuallë nga një derë tek tjetra për t’u futur tek zyra e kryetarit,por letra e kryqëzuar nga gardhi i sigurisë,gjeti mundësinë e shpalosjes së saj,para kameramanëve. Një stërmundim e humbje kohe, për t’i kërkuar kryetarit, zgjedhjen e një auditi të jashtëm, për të verifikuar gjithë financat e bashkisë. Një protestë,për një letër kërkuar nga këshilltarët bashkiakë a thua se ata nuk janë zgjedhur nga populli, për ta ngritur në parlamentin e tyre. Jo po duhen motive për protestën… E për ç’motiv !? para syve të mij u qep një meso trup i hollë,i cili mbasi kishte mbajtur vesh nga ligjëruesi,nervat e tij filluan t’i zbrazeshin mesit të rrugës ; Thashë se do të flisnit për hallin e djalit tim. Është vetëm katërmbëdhjetë vjet dhe nuk shtron t’i rijë shtëpisë,sepse nuk ndihet mirë,por ka ngulur këmbë si mushka për t’i shkuar dajës së vet në Itali për ta punësuar. Kujtova se protesta ishte për djalin tim,ju paski hallë tuaj,- zëri i tij i ngritur në qiell binte në vesh të shurdhër. Si për të tërhequr vëmendjen mes gazetarëve dallova atë të gazetarit Andon Kello të MCN një ish nxënësin tim. Shpejtova drejt tij. E ndava nga grumbulli i kamerave, duke lutur të drejtonte mikrofonin tek njeriu i harruar i protestës, por që ishte halli qytetar. Ish nxënësi u mat të afronte mikrofonin,por qytetari i zhgënjyer nga protesta, ishte zhdukur nga sytë- këmbët,për t’i dhënë vetë zgjidhje hallit të tij. Çdo pritje ishte një kohë e humbur si vetë protesta. Protesta është një nga parimet me thelbësorë të demokracisë,por për sindikatat e sindikalistët në kërkim të të drejtave të tyre e jo, për parlamentarizmin që përpiqet ta shfrytëzojë për luftën e saj, jo thjesht politike, por përtej kësaj ,për t’u bërë barjera e punës së SPAKUT i cili,ka nën hetim si aferën korruptive të inceneratorëve edhe 5D e bashkisë apo të tjera e të tjera dosje…. Mbajtja e protestave në duar e parlamentarizmës,delegimi i stafetës së saj,sa tek njeri tek tjetri parlament qendror e vendor, është makthi që ka përfshirë klasën tonë politike, e kapur nga frika e drejtësisë, e cila herët a vonë, do të trokasë në derën e çdo të pushtetari apo ish pushtetari,të inkriminuari në botën e kr
imit,pasuria e të cilëve është vënë në rrugë korruptive. Tashmë kjo është e dukshme në sytë e çdo shqiptari dhe të huaji, pasuria marramendëse e vënë, jo nga Morganët e Ronkfellerët, prodhuesit e naftës e të qymyrit në fillimet e kapitalizmin amerikan, por të Ronkfellerve tanë, pasuria e të cilëve ka të vetëm burim ; Pushtetin e krimin. Është detyra e drejtësisë e cila, duhet t’i tregojë vendin gjithkujt që ka abuzuar në kurriz të taksapaguesve. Rruga e mbarë e nisur, s’duhet ta tërheq qoftë edhe përpara stafetës së protestave të ”parlamentarizmës”, e cila kalon nga parlamenti tek sheshi i këshillit bashkiak, vetëm e vetëm të mbajë peng demokracinë dhe ruajë të paprekshëm korrupsionin e të korruptuarit e pushtetit e ish pushtetarëve me lloj -lloj alibirash e marifetesh, politikanësh të zhytur deri në qafë në korrupsion.