Jo rrallë ne, brezi i të moshuarve, qortohemi se nuk i përshtatemi botës moderne. Dakord, por nuk jemi ne që e cenuam ëmbëlsinë e melodive dhe të zërit, kujdesin për veshjen e hijshme dhe paraqitjen e jashtme serioze, të folmen me edukatë, romantizmin e kulluar në marrëdhëniet dashurore, sjelljen e kulturuar, pasionin për të shijuar letërsinë e mirë, vetëpërmbajtjen në shpenzimet e përditshme, pikësynimin për t’u bërë dikush në jetë me ndershmëri e djersë, solidarizimin me hallexhinjtë, sjelljen me respekt ndaj femrave dhe të moshuarve… Si shumica e të moshuarve, mund të mbaj gjallë një mbrëmje argëtuese. Fle natën si fëmijë, paçka se të nesërmen përtoj të ngrihem nga shtrati. Mund të qesh edhe me kritikët, megjithëse nganjëherë më revoltojnë. Nuk jam zevzek e as kryeneç, por jam në gjendje të shprehem kundër gjërave që nuk më pëlqejnë. Nuk më pëlqen trafiku i rënduar e kaotik, muzika me klithma gjer në kupë të qiellit, as lehjet e qenve që janë shumuar me progresion gjeometrik, as zënkat me vend e pa vend në rrugë e kudo. Dua respekt ashtu siç i respektoj bashkëqytetarët e mi. Dua të ndjehem i lirë e i shpenguar, prandaj përcjell në fejsbuk mesazhe me humor, që na zbavitin e nuk i bëjnë dëm askujt. Besoj se me këto që rreshtova më sipër, kam të drejtë ta quaj veten zëdhënës të mendimeve e dëshirave të bashkëmoshatarëve të mi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë