Kjo është rruga e zgjedhur për të rrëzuar ose Pushtetin qendror ose atë vendor, duke e ditur që kjo rrugë, jo vetëm nuk ka dhënë asnjë rezultat, por më së shumti kësaj Opozite, i është kthyer në Bumerang!. Sa për njohuri, “Koshomarrja” është një kotec, ku izolohen,në rastin e kafshëve ato që paraqesin rrezik për të tjerët apo për më të vegjlit, ndërsa për njerëzit, izolohen ata që shkelin ligjet, sipas shkallës së fajit. I ngujuari në rastin konkret, kjo masë, i është dhënë nga Organet e drejtësisë, nga ato organe që dikur, me gojën e tij, pohonte:“Kur flet Drejtësia, të gjithë ne, duhet të mbyllim gojën”! Nuk është ky rasti i vetme që e nxjerr blof këtë “Monstër”, por mund të jetë e njëmijta e dhjetëmijta apo ndoshta më shumë për të cilat nuk është nevoja t ‘i numërojmë. As më shumë e as më pak, ka afro gjashtë muaj që është kthyer në një “fabrikë” që prodhon vetëm “mbeturina” ato më të këqijat që “ndotin” tërë ambientin përreth e më tej,jashtë kufijve,duke i u imponuar të tjerëve dhe duke ju dhënë “armë” edhe atyre që nuk na duan. Unë p.sh. po të isha në vendin e tij, fjala vjen, do të merresha me zhgaravina, por ama nuk I prishja punë të tjerëve, nuk do i futesha një rruge pa krye duke e ditur me ndërgjegje të plotë që kjo rrugë, nuk të nxjerr asgjëkundi dhe nuk ka asnjë efekt përveç asaj që diskrediton vetveten. Ç ‘do të martë, më bie rruga të kaloj nga Sheshi “Skënderbej”, por kam më shumë se një muaj që për të shkuar në Bibliotekën Kombëtare, më duhet që këtë ta “pushtoj” me krahëmarrje, apo me “shpinëmarrje” sepse të them të drejtën, kushdo ndien neveri tek sheh të njëjtin ritual, atë të hedhjes së molotovëve, të cilat “hedhësit” i lumturojnë jashtë mase. Edhe grupet e shumta të turistëve me të cilat Sheshi “Skënderbe”, ditë përditë është i tejmbushur, për t ‘u argëtuar pak ç‘do ditë të martë, shkojnë e shohin shpërthimet e molotovëve që hidhen në oborrin dhe dyert e Ndërtesës së Bashkisë. Këta turistë, janë europianë, afrikanë, amerikanë apo australianë, pra nga të gjitha Kontinentet. Si të tillë, po e shohin me sytë e tyre, se sa entuziastë janë disa kur kërkojnë mundësisht të djegin këtë “fajtore” Ndërtesë që ka “marrë në qafë” Shqipërinë. që “nuk po e integron në Europë, e më pas akuzojnë të tjerët për të këqijat”! Për të dhënë nja dy mendime se a janë të bindur këta “hedhsa”që do të zgjidhin gjë apo jo, me këtë rrugë, po japim edhe atë që është ana tjetër e medaljes, nëse kanë të drejtë, edhe “prodhuesi” edhe “transportuesit” e tyre. Duam apo nuk duam, e vërteta eshët që ato c ‘ka ngrihen e thuhen, kanë edhe shumë të drejtë, por ajo që këto, i bën “jashtëqitje”, është rrugë me të cilat luftohet e keqja. Këtu, nuk janë vetëm Drejtorët e Bashkisë të korruptuar, por të tillë janë shtrirë në të gjitha Institucionet, sepse vjedhja dhe korrupsioni, janë ngritur në sistem. Këta pak mbështetës të “Idhullit” të tyre, as që e kuptojnë që kjo rrugë e tyre, nuk është për të shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni, por për ët liruar një Njeri të vetëm nga “Koshomarrja” ku është mbyllur dhe po të lirohet ky, është “zgjidhur” edhe korrupsioni, edhe vjedhja. Haptazi edhe këta. e shprehin që nuk duan as Shqipëri dhe as drejtësi, por “Njëshin” edhe kur ky është në rrugë të shtrembër… Këta disa që janë pjesë e opozitës, akoma edhe sot, nuk janë bindur që korrupsioni, vjedhja dhe krimi, që janë bërë më shumë se shqetësuese, kanë të tjera forma dhe rrugë për t ‘i luftuar, rrugë të cilat, nuk kanë nevojë as për Molotov, as për sharje e grushta, as me britma, të cilat, as më shumë e as më pak, e thellojnë urrejtjen dhe përçarjen. Si është e mundur që kjo Opozitë, të paktën këta dhjetë vite, por edhe më parë, nuk është e bindur akoma që as Pushteti qendror dhe as ai vendor, nuk rrëzohen me molotovë, por me votë. Hapur, e tregojnë që forca e arsyes i ka shterur, se si merret pushteti. Po shumica e këtyre qytetarëve, a kanë ankesa për mënyrën e qeverisjes, nga qendra e nga baza? Kanë, bile kanë shumë sepse e thënë më troç, jo vetëm që siç e thamë këto fenomene janë ngritur në sistem, por të parët që janë të lidhura me krimin e korrupsionin, janë strukturat e shtetit, punonjësit apo krerët e të cilëve, jo vetëm nuk kryejnë detyrat e tyre, për të parandaluar këto fenomene, por janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në nxitjen e plagëve të tilla si krimi, korrupsioni, droga, trafikimi etj, etj. Nga ana tjetër, kjo shumicë, kur sheh një opozitë “Ibreti alem”, siç thotë labi, zgjedhin rrugën më pak të keqe, atë të heshtjes dhe indiferentizmit, që edhe kjo shumicë, janë njësoj përgjegjës për këtë gjendje ku ndodhemi. Çudia, në këtë rast, shkon edhe më tej. Në fund të fundit, i ngujuari, një Njeri i vetëm është dhe mund të prodhojë kakërdhi” apo “simite” sa të dojë, por suksesi apo mos suksesi i tij do të varen gjithmonë nga ajo se c farë kanë në përmbajtjen e tyre, nëse janë “kakërdhi” apo “simite” që ata të vendosin t ‘i flakin, apo t ‘i marrin si postulate, për të luftuar të keqen, që në këtë vend ka zënë vend shumë herët. Në rastin konkret, qysh prej gjashtë muajsh, mjeshtri më i madh për prodhim “kakërdhish”, vetëm të tilla prodhon, dhe kjo është puna e tij. dhe po të mos preferoheshin ato nga disa, apo një pjesë e shoqërisë, edhe vetë “prodhuesi”,nuk do të merrte një mundim të tillë për të prodhuar një “mall skarco”, edhe kur e sheh që nuk shkon në “treg” do i flakte a
to në koshin e mbeturinave. Problemi shtrohet: Kush i hedh këto “kakërdhi” dhe c ‘farë përmbajnë këto?. Dhe përgjigja është e qartë. Këto i hedh një Njeri që tërë jetën ka hedhur të tilla, edhe kur ka qenë në të gjitha funksionet më të larta Partie dhe Shtetërore, edhe tani që është në moshën e tretë, kërkon që të gjithë t ‘i akuzojë, e mundësisht të mos i ngopet edhe sikur t’i shoh të gjithë kundërshtarët e tij politikë të varur në litar.! Një fjalë të mirë, një fije shprese, një fjalë për të qenë, nuk ka nxjerrë nga goja. Ai, nuk është nga ata njerëz që edhe “hasmin” ta bëjë për vehte, mbasi të gjithë njerëzit kanë të mirat,e të këqijat e veta, kanë huqet e tyre. E megjithatë, ky,, i cili është një person i vetëm,dhe që asnjëherë nuk ka shkëlqyer për punë të mira, ka infektuar edhe disa të tjerë, që jo vetëm nuk janë shumica, por nuk janë as “disa” që numërohen me gishtat e dorës. Rituali i përditshëm, është i njëjtë . Autori, nga dalin këto, duke ndjekur me vëmendje kundërshtarët e tij, i analizon me kujdes, në të kundërtën e tyre dhe në orët e mbasdites. i jep ato për disa mbështetës si “psalme”, të cilët këta, mbasi i shoqërojnë edhe me lëndë plasëse, i kthejnë në molotovë, për të djegur këtë “fajtore” ndërtesë.. Skenari, përditë është I njëjtë. Protestuesit, presin policët të bëhen “gardh” që më pas ët fillojnë shpërthimet ! Përse? Duan të futen në Ndërtesë: Po sikur të futen, c farë do të bëjnë? Jo!.lezeti është kur “përleshemi”! Një Zot e merr vesh. Kalamajve, kjo mënyrë ju vjen në ndihmë për të shpikur ndonjë lojë të re!. Kushdo i ka parë me sytë e vet, se me c ‘farë urrejtje dhe me c ‘far egërsie ata hypin mbi kokat e njerëzve, dhe nga egërsia, janë gati të thyejnë edhe hekurat e pengesave të vendosura përpara Godinës së Bashkisë. Gjithmonë kjo rrugë, është ndjekur nga kjo Opozitë, e cila, përveçse ka bërë disa “shou” siç e kanë zakon, cilido që ka qenë në krye të saj, duke u “hakmarrë” ndaj ndërtesave dhe jo atje ku është burimi i të keqes. Kujtojmë Bashën kur këndonte “Maesejezn” apo digjte goma makinash për të bllokuar trafikun… Ka disa probleme në këtë rast. Këta opozitarë, të pakët apo të shumtë, nuk kanë atë më kryesoren, nuk kanë besueshmërinë tek shumica, por janë më shumë se të diskredituar, sepse kërkojnë të rrëzojnë pushtetin qendror apo vendor pikërisht me ato mënyra që vetë i kanë nxitur qysh kohë më parë, siç janë krimi, korrupsioni, vjedhja, trafikimi, çpopullimi e shumë e shumë të tjera. Në funksion të kësaj, edhe shumica e qytetarëve, zgjedh atë “me një sy, midis qorrave”! Së dyti, janë më të pabesueshmet, sepse po të marrësh kronologjinë e kohës të atij që sot “prodhon” me shumicë “mbeturina”, ndryshe fliste dje siç ishte rasti i kreut të SPAK-ut, duke e quajtur “Hero” të luftës kundër korrupsionit dhe tani që më kot i bie atij në qafë, e quan “Kreun e lidhur me mafien, me krimin, me bandat” etj, etj, pra armikun më të rrezikshëm. Edhe atë që dje e quante “Silvia Konti”, nuk kaluan veç disa muaj ta quante “Lavire bulevardi”ej ej Nuk është Dumani, as “Silvia”, as të parët e as të fundit, por të gjithë ata të drejtësisë që nuk i kanë shkuar pas “ujit” të tij, siç kanë qenë Hajdari, Selami, Trako e shumë të tjerë dikur bashkëpunëtorë të tij. Së treti dhe e fundit, mes shumë të tjerave që as ky “Prodhues” mbeturinash të përnatshme , as ata që i shkojnë pas, nuk e kuptojnë akoma burimin nga i vjen e keqja, që shkojnë deri në “tërbim”! Kjo e keqe është që sa herë duket sikur kundërshtari politik korr “suksese”, që sukseset e vërteta nuk vijnë përmes populizmave dhe turmave, aq më shumë “shkallojnë “ opozitarët. Në të kundërtën, c do disfatë e kundërshtarit politik është kënaqësi dhe entuziazëm për tjetrin, sipas një mentaliteti të hershëm që nuk po na shqitet, kur më shumë “i gëzohemi”, fatkeqësive të tjetrit se sa arritjeve dhe sukseseve të tij që në fund të fundit, sukseset e secilit, janë suksese për Shqipërinë, Por ja që ky“fshat”, është panjohur