Fjala vjen, kali shin në lëmë nga frika, por kur kapet shin jo vetëm për vete, por dhe për të tjerët. E keqja është se vështirë të kapet!
1-Frikë ndaj të“Zotit. “Por dhe ndaj kafshëve të tjera më të forta. Shumë kohë më parë kam qenë në Novaj të Skraparit, oshte muaji korrik. Fshatarët kishin korrur grurin dhe po e shinin. Unë isha i vogël dhe me kureshtje vrojtoja s’i bëhej shirja. Në mëzin e lëmit të rrumbullakët ishte një dru shumë i fortë ku ishte lidhur litari Kali duke u rrotulluar litari mblidhesh, pastaj detyrohesh të ndryshonte drejtim deri në fund. Në këtë mënyrë primitive kali shkelte me këmbët e tij çdo pjesë të lëmit e nga kallinjtë dilte gruri. Fetau miku im i mire u largua për pak minuta. Unë s’i kureshtar iu afrova kalit për të vazhduar punën. Kali sa më pa hodhi shkelmat. U frikësova, por dhe u befasova! I Zoti më sqaroi, mos u mërzit se kujdo kështu ia bën..Sa kohë kam harxhuar e kam goditur me kamxhik këtë kalë që më bindet, nga frika e ka, shinse kam përdorur dhunën ndaj tij. Natën i mbyllte bagëtitë se kafshët më të forta të hetuar për ushqim sulmonin kasollen e tyre. Pas kaq kohësh kujtova se dhe kafshët e paskan me frikë, por dhe me njohje të të Zotit.
2-Të dyja këto ekzistojnë dhe te njerëzit. “Zoti “për ta është ligji. Ata duhet të veprojnë në përputhje me ligjin. Shpesh dëgjojmë fjalën ‘Duhet”. Duhet është folje që e përdorin të gjithë. ‘Duhet të zbatojmë ligjet e shtetit thonë shpesh. “Duhet” të punojmë më shumë, ‘Duhet” të rrisim prodhimin. “Duhet” të luftojmë korrupsionin, krimin, informalitetin. “Duhet ‘kështu e duhet ashtu. Pra folja,” Duhet “ është më e dashura për të justifikuar mangësitë në të gjitha fushat e për të” kaluar Lumin “. Dihet se njerëzit janë të prirur për pasuri Kjo në përputhje me kushtet, mundësinë, njohjen. Aty ka kanë mundësi përvetësojnë para e pasuri. Kur vjen puna gjejnë një larmi arsye për t’u justifikuar Pra: “Kush bën shtëmbën, bën dhe vegjën..! “Kjo shtëmbë e ka vegjën kaq të fortë, sa që po e mban gjallë, edhe pse ena është e krisur dhe i ka ardhur koha për t’u thyer”. Ajo është e mbushur me mëkate të shumëllojshme e përsëri s’ po thyet. Të jemi të bindur se gjynahet do të lahen, por vonë. Kështu po ndodh tani Harami është haram dhe përvetësuesit prokopi s’do ’bëjnë..
3- Oh sa” kuaj” kemi ne! Diku kam lexuar, por dhe dëgjuar disa shprehje që populli ka krijuar për kafshët. Këto kanë më tepër kuptim alegorik. Në përgjithësi ‘kuajt”i kemi të egër dhe dembelë. Nuk dëgjojnë të” Zotin” mbase ai i ka përkëdhelur ca s’i shumë. Për këtë nuk duan të shijnë,dhe kur e shikojnë keq se po i vjen fundi e braktisin atë dhe atje ku janë, justifikohen e akuzojnë të tjerët! Kjo në varësi të llojit, racës, ngjyrës,ushqimit, trajtimit,frikës nga i Zot. Ç’thonë për kuajt, duke i krahasuar me njerëzit ?Kali i mirë e shton tagjinë. Këtu flitet për njerëz që me punë të ndershme arrijnë rezultate. Ata janë të qetë se gjithçka e kanë me djersën e me punë dhe jetojnë më qetësi se s’i kanë hua njeriu. Kënaqen me atë që marrin dhe shtojnë pasurinë. Bravo i qoftë. Kali i kuq e ka një huq. Ligji e zbatimi i tij duhet ta detyrojnë që t’a heqësh këtë” huq “, edhe pse thonë se” huqi është me shpirtin “. Në se ata s’ ndryshojnë e pësojnë s’i në shumë raste!Punon kali, ha gomari !Kjo është e vërtetë. Janë të shumtë njerëzit që punojnë, por kur vjen puna për të ngrënë,hanë të tjerët ! Kali i botës të lë në rrugë!. Janë të shumtë rastet kur ti je i bindur në ndihmën e tjetrit, por ata të largohet, mbase ka përfunduar interesi që ka patur tek ty. Kjo s’është e ndershme, por e gjendur kudo tek shoqëria jonë, s’i në arsim, shëndetësi, drejtësie e kudo. S’shitet kali me një të penguar. Jeta tek ne është e ngarkuar. Në kushtet që jetojmë për fajin tonë, apo situatës të vështirë, puna nuk ecën, por jo për faji tënd. Kjo s’do të thotë që për një rast që të braktisesh për të gjithë puna e mirë që ka kryer !S’ka rënë ndonjëherë nga” kali”.Thuhet për një njeri që nuk ka përvojë, s’ka vuajtur, nuk e njeh jetën e bije. Kjo nuk do të thotë se duhen braktisur. Ai e kanë mundësinë të ngrihet, duke mos gabuar përsëri. Mirë që “kali “ ngordhi, por s’të lënë mizat. Kjo shprehje popullore i përket të gjithë personave që për fajin e tyre e pësojnë, por dhe më pas përgojohen nga njerëz të pandërgjegjshëm për gabimin. Kalova lumin, “të dh…va kalin”.Këtu futen një shumicë e madhe njerëzish, të cilët sa kanë nevojë për ty të qepen, të mburrin, servilosen, por kur mbarojnë punën s’të flasin me gojë. Kjo në shumë raste. Do kalë me shalë. Nuk mjafton që të kanë dhënë kalin, por kërkon dhe shalë? Ke një punë të mirë. Ajo të ushqen mirë, por ti s’je i kënaqur dhe kërkon privilegje më tepër se të takojnë. Është si kalë karroce. Njerëz që në çdo rast s’ndryshojnë, pavarësisht nga situata që krijohet e presionet që i bëhen. Ata zbatojnë ligjet e s’i shkelin kurrë. Nuk e di këta, janë formuar të tillë, kanë ndërgjegje, apo kanë frikë nga pasojat që mund të kenë. Sido që të jetë, këta janë më të mirët.