Pafundësia është në natyrën dhe vetëm në të. Më saktë :
– KOHA . . . . . . e pa fund.
– HAPSIRA . . . e pa fund.
– LËNDA . . . . . e pa fund.
Në tërë ekzistencën e vetë, si qënie e vetdijëshme njeriu, mbetet kureshtar, i uritur e i pa ngopur, për të mësuar e ditur se, çfarë ka më tej horizontit të tij të kuptuar e të njohur. Kjo kërkesë e brendshme e njeriut, “uri” e tij e përjetshme, duket se, do të mbetet e tillë , pra e pa arritshme, e pa plotësuar, pafundësisht e pa njohur, edhe nëse vet jeta e njeriut do të ndiqte pafundësinë (për kënaqësinë tonë iluzive). Në “çaste” apo stade të ndryshme të evolucionit të natyrshëm të qenies, njeriu ka fiksuar në kokë të vetë, iluzione të ndryshme mbi “kufij” të Hapësirës, siç edhe të Kohës, kushtëzuar kjo, me shkallën e formimit shkencor, intelektual e tjerë. Nuk ka sesi të pretendojmë për histori të shkruar të “krijimit” të kozmosit. Në vështrimin tim, Kozmosi nuk është “krijuar”. Pra Natyra nuk është “krijuar”. Sepse, nuk janë “krijuar” as Koha, as Hapësira, as Lënda. Sepse në Natyrë nuk ka as “lindje”, as “krijim”, në Natyrë ka vetëm Transformim. Dhe, Transformimet në Natyrë, i shpjegon Shkenca e njeriut. Ajo, e ka thënë fjalën a saj për aq sa ka qënë e mundur deri më sot por, ky është një proçes i cili ndoshta, asnjëherë nuk do të rreshtë dhe që, them se po asnjëherë nuk do të mundë të “vulosë fjalën e fundit”. Po ja lejoj vehtes me pakëz humor, kur them se, sa mirë që nuk kemi një “Histori mbi themelimim e Natyrës”. Vonë u panë e u shtuan këtyre anëve “historianët” moderrnë, të cilët me “marveshje”, me “konsensus” e shkruajnë, të tjerë e grisin dhe prap e rishkruajnë historinë që e voton demosi liberal dhe e vulos parlameti i demosit, derisa të tjerë demohistorianë “konsensualë” dhe një tjetër demokuvënd, të konsensuojnë një tjetër demohistori. E para, ishte Legjenda ajo që, e tha fjalën e vetë në librat e shënjtë se, “Bota u Krijua në shtatë ditë” nga Zoti por që, nuk na e thotë se, ku “jetonte” ky Krijues i Natyrës kur Natyrë ende nuk kish (po sipas legjendës). E sipas Dhiatës, ka mbi dy mijë vite që, grigja e ka bërë mëndjen “top” se Ai (zoti), në gjashtë ditë pune intensive, nga e hëna gjer të shtunën, fët e fët i navasi ç’ i lipsej, tha atë shprehjen e famëshme “TË BËHET” dhe . . . hop U BË bota, pra Natyra, siç e quajmë sot neve gjindja moderrne. Madje thuhet se, me gojën e tij ky Krijuas, e dha Pushim të dielën vijuese. Përtej humorit të Natyrshëm, është e gjithëpranueshme se, ende sot, pra në këtë fazë të evolucjonit të qënjes, kuptimi mbi Natyrën, për kategorinë socjale të specjes tonë, mbetet ashtu siç na e rrëfen legjenda në Dhiatën, jo vetëm për shkak të botkuptimit mjeran që ka kjo kategori apo prej pushtetit të Klerit mbi grigjën por, edhe për faktin se, ky oqean njerëzor e shijon me ëndje vetë Legjendën e cila, në këtë rast sidomos, është e ëmbël, është e thjeshtë për tu kuptuar, është “heroike” dhe me autorësi të Një Krijuesi, siç asaj i pëlqen e i vjen pas mëndjes. Tufa entusjazmohet, ekzaltohet, sugjestjonohet nga Legjenda. Ajo nuk i “tret” dot të vërtetat e shkencës, ca më pak Rregullin Natyror.
Fatmirësisht sot, në mesin e oqeanit njerëzor, po shquan dhe shtohet me vrull ditaditës, Kategoria Kulturore, vërtet intelektuale e cila, në dritën e shkencës dhe shkencëtarëve të vërtetë, e ka arkivuar Legjendën në fondin e paçmueshëm të kulturës njerëzore dhe, i kontribuon përhapjes së diturisë mbi domosdoshmërinë e kuptimit të Rregullit Natyror edhe dritësimin e grigjës së verbuar e iluzive. Kuptimi i Natyrës – Zot i vetëm por, edhe Mik i Përjetshëm i qënjeve, domosdo do ta bënte njeriun dhe shoqërinë në tërësi, edhe më të mirë, edhe më paqësor me vetë Atë (Natyrën), e cila, për të qënë i saktë dhe i drejtë, nuk “mban me hatër” kërkënd, ajo nuk ka me patjetër nevojën e qënjes njerëzore, ajo veçse na jep të gjitha mundësitë për “një vizitë të përkohëshme” në “shtëpinë e saj”, në Shtëpinë me Rregulla të rrepta , të Përhershme, në përkryerjen apsolute, në Pafundësinë e vet. Pafundësinë në vet Natyrën pra, pafundësinë në Kohë, Hapësirë, Lëndë, si përbërës të vetëm të Saj, shkenca e sotme e njeriut, e pohon, e ka fiksuar në të gjitha disiplinat shkencore, pa asnjë ekuivok, pa asnjë dyshim dhe, kategoria kulturore e njerëzimit mendohet se nuk ka iluzione a mëdyshje për këtë deduksion. Po çfarë është Pafundësia ? Deri në këtë fazë të evolucionit të njeriut, nuk e kemi dot një përgjigje se, çfarë është , si duhet konceptuar Pafundësia në Natyrë. A do të arrijë të kuptojë ndonjëherë njeriu se, çfarë është Pafundësia ? Më duket se, një përgjigje qetësuese për kureshtjen e përjetshme të njeriut, e gjejmë tek gjenialitetin i Emanuel Kant, kur na thotë prerë se, “asnjëherë mëndja njerëzore, veçmas apo së toku, nuk do të mundë të japë të plotë kuptimin e Universit”. Pafundësia, është koncept mbi Natyrën dhe vetëm mbi Atë ! Jashtë këtij koncepti, nocjoni Pafundësi nuk ekziston. Edhe nëse përdoret si term, asnjëherë nuk mundet të marë kuptimin e vet Pafundësisë e cila, gjendet vetëm në Natyrën. Ja dhe argumenti, Rregulli Natyror për këtë të vërtetë apsolute siç na e mëson shkenca e njeriut: Materia (lënda) në Natyrë, është Pafundësisht në “lëvizje”, në Transformim( më saktë). Në transformim nga një gjëndje në një tjetër gjëndje, Pafundësisht. Dielli, planetet, trupat e tjerë qiellorë, janë elementë Lëndorë në Natyrë, ata i nënshtrohen rreptësisht Rregullit të Transformimit, që do të thotë se, një gjëndje e caktuar e tyre, nuk mund të jetë Pafundësisht e pa ndryshueshme, kjo është apsolute. Transformimin e lëndës në Natyrë, si Rregull apsolut, e zbuluanë dhe na e mësuanë gjenij të tjerë, Lomonosov dhe Lavuazjer. (I hidhur ky Rregull i Natyrës për qënjen njerëzore e cila, gjendet “pa shpresë” për një pafundësi të jetës së vetë por . . .ja që, edhe kjo specje Lëndore, është subjekt i Rregullit të Transformimit). Prap me pak humor, do të jepja “kontributin” tim modest, në qetësimin e “shpirtrave” kërkues e kureshtarë të botës tonë vogëlushe, pjesë e Transformueshme në Pafundësinë Natyrë: Le ta marrim Pafundësinë e kozmosit, si një AKSIOMË, pra si një teoremë për të cilën nuk na e detyron kush vertetimin. Ashtu siç bëjmë sot me Teoremën e Pitagorës : a = rrënjën katrore të (b në katror plus c në katror). Ashtu siç duhet të fiksojmë në kokë se, RREGULLI NATYROR, nuk ua mundëson qenieve të veta, të gjithë Kuptimin mbi NATYRËN.