E para që na kujtohet kur e përmendim këtë shprehje, është thënia e famshme e Winston Churchillit: “Politikani bëhet burrë shteti kur nis të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme”.Çfarë të menduarit për brezat e ardhshëm, deri sa sa për një çështje për të cilën do të duhej të merreshin vesh për njëzet minuta , si kjo e zgjedhjes së kryetarit të shtetit , ka ditë të tëra që bisedojnë, me shumë gjasa që të mos mund të merren vesh fare.Do të duhej të ishte ndonjëri prej më të mirëve prej nesh, të përfaqësonte më të mirat tona , të jetë i ditur, i matur, elokuent. Meqë posti i kryetarit të shtetit është më shumë ceremonial, secili që e pretendon, qoftë burrë a grua, do të duhej të jetë njeri me kulturë të gjerë, të ketë stil në sjellje, në të folur, në gjithçka.Le të themi edhe se do të duhej të jetë frymëzues e motivues tek flet para ushtarëve të rreshtuar të vendit, por edhe para fëmijëve që ushtrojnë flautin në një shkollë muzike. Në teatër apo në sallën e koncerteve do të duhej të shkojë si gjithë të tjerët, pa aureolin e ceremonitë e postit të lartë.Dhe, më përmbajtësorja, meqë përfaqëson unitetin e popullit, e meqë uniteti nuk mund të jetë diçka abstrakte dhe nuk duhet të kuptohet se duhet të bëhemi bashkë rreth një personi, si në pushtetet totalitare e autoritare, atëherë duhet bashkuar rreth synimeve apo problemeve më parësore të këtij vendi. Kryetari do të duhej të ishte frymëzues e nismëtar për arritjen apo për zgjidhjen e tyre.Meqë fjala “zhvillim” kaherë është hequr nga përdorimi në shoqërinë tonë dhe, në rrethanat aktuale edhe mund të duket ironike po ta përmendë kush, atëherë mbase prioritet i parë do të ishte luftimi i kriminalitetit, korrupsionit, klientelizimit e nepotizmit, si dhe vendosja e demokracisë dhe e rendit e ligjit. Lëre pastaj emërimet që duhet t’i bëjë me ndershmëri e mençuri.Për cilin prej liderëve partiakë, të cilët po e pretendojnë këtë post, mund të thuhet se i ka këto tipare, shprehi, zotësi e virtyte?Mirë, ndoshta kjo edhe mund të jetë e vërtetë dhe në politikë, edhe në kohë paqeje, nevojitet guxim e vendosmëri për vendime të mëdha.Më interesantja është se, liderët tanë, të zhytur në autizmin e tyre politik e të ngujuar në të kaluarën, po e vazhdojnë të vetmen lojë që e dinë të pazareve politike, dhe nuk po kanë shqisë për ta ndjerë erën e ndryshimeve.E ndjenë a s’e ndjenë, e deshën a s’e deshën , një epokë e re po lindë! Nuk është kjo gjë e mirë që i ka ndodhur këtij vendi, do të ndjehemi të skuqur të gjithë me ato që do të dëgjohen atje dhe nga gojëkëqinjtë përreth, të cilëve do t’u hapet goja. Por, nuk mund të mos e shohim edhe anën tjetër të medaljes ,se kanë shkuar ata më të “fortit”, të cilët e mbanin të kapur këtë shtet! Do të përpiqen ta vazhdojnë këtë edhe gjithë ata që i lanë prapa vetes. Dhe po përpiqen, por, nuk do të mund ta bëjnë.T’i përballojmë mëritë dhe hasmëritë e së kaluarës dhe të përqendrohemi në ndërtimin e së ardhmes. Të investojmë në kuadro me guxim intelektual, me maturi politike dhe shkathtësi diplomatike. Shqiptarët janë të kthyer me sy e veshë nga Shqipëria, nga ju votues të nderuar. Duke dhënë votën tuaj sot, ju do t’i përgjigjeni pyetjes se ku do të jetë Shqipëria nesër. Prej jush pritet që të votoni për shtetin juridik, i cili, në kuptimin e mirëfilltë të tij, shprehet me nënshtrim të organeve shtetërore drejtësisë, me barazi të të gjithëve para ligjit, me gjyqësi të pavarur, me procedurë të paanshme, me ekzistim të mjeteve efikase për mbrojtjen e shtetasve, me mbështetje juridike dhe kontroll të akteve administrative dhe me mbikëqyrje të organeve administrative dhe përgjegjësi të tyre për punë të paligjshme që, në fakt, paraqesin komponentët themelore të parimit të ligjshmërisë, një parimi të pashmangshëm në të gjitha shtetet ku sundon e drejta dhe drejtësia. Prej jush pritet që me votën tuaj të përcaktoheni për vlerat e shtetit juridik, të cilat do të mund të siguroheshin me rend në ndërtimin e sistemit shumëpartiak, me ndarje të pushtetit, me përkufizim të pushtetit shtetëror dhe të së drejtës me treg të lirë, me pronësi private, etj. Prej elektoratit të nderuar pritet që të keni ndjenjën se shteti pa pushtet nuk mund të ekzistojë, por se edhe ushtrimi i pushtetit nëpërmjet partisë është në parim në kundërshtim me çfarëdo forme të ekzistimit të demokracisë. Prej jush pritet që nga e kaluara të keni kuptuar se pa rendin e ri demokratik nuk mund të bëhen ndryshime të mëdha sistemore në funksionin e shtetit, i cili do t’i përgjigjej ekonomisë së tregut dhe mëvetësisë së subjekteve ekonomike, në njërën anë, dhe njëkohësisht, mbrojtjes së demokracisë politike, në anën tjetër. Ushqehem me shpresë se e keni kuptuar peshën e problemit që e rëndon sot popullin dhe kombin shqiptar.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë