Politikat dhe politikanët jokoherentë dhe konjukturalë, nuk kanë të bëjnë me liberal-demokracinë e djathë pro-perëndimore. Sindroma e jokoherencës në jetë e politikë është e lidhur me arsyen, logjikën është e prejardhur, vjen nga arketipet njerëzore, ose ndoshta jokoherenca, vjen si pasojë e botës post-moderne dhe zhvillimeve digjitale dhe pandemisë!? Shqipëria ka patur politikanë ‘konjukturalë’, që mbas pavarësisë 1912, edhe në diktaturë dhe sidomos në vitet e tranzicionit mbas 1990 të detyruar nga e kaluara e tyre ose e prindërve të tyre me ish-komunizmin, ish-sigurimin, si vazhdimësi e së kaluarës të dyshimtë në shërbim të diktaturës. Por politikanët tipik jokoherentë janë produkt i politikës të paqartë jokoherente 33 vjeçare dhe sidomos të këtyre 20 viteve të fundit. Politikani është një figurë publike, që krahas të bërit politikë duhet të ndikojë tek elektorati edhe si figurë e qëndrueshme për fjalët që thotë dhe veprimet politike që ndërmerr. Në ditë tona, sidomos në politikën Ballkanike dhe në Shqipëri këta 20 vitet e fundit jemi ndeshur shpesh me qëndrime jokoherente dhe konjukturale. Nuk kam asgjë personale me Gazment Bardhin, e aq më tepër nuk kam asnjë vlerësim për pretendimet e tija për të qenë pjesë e ‘politikës së lartë’, që ai ose oligarkët që e mbështesin ëndërrojnë dhe mendojnë se Bardhi përfaqëson. Gazment Bardhi është thjeshtë një deputet që është zgjedhur me votat e demokratëve më 2021 dhe kulmi i tij politik e profesional ishte emërimi ministër në qeverinë PD-PS. Pikërisht ne 2017 të qeverisjes së shkurtër të tij, mund të ketë lindur edhe ‘afeksioni’ politik, për kryeministrin aktual Rama dhe është piketuar nga qarqe oligarkësh, duke kuptuar ‘bipersonalitetin’ e tij?! Kurse të qenit drejtues i grupit parlamentarë i PD-së është një pozicion politik i rëndësishëm dhe mendoj se Bardhi nuk ka personalitetin politik të djathtë, për ta përfaqësuar PD-në perëndimore të djathtë pa oligarkë. Në këta vite sidomos mbas 8 Janarit Gazment Bardhi ka përjashtuar një grup ‘rithemelimsash’ dhe e kanë përjashtuar nga institucionet e PD-së, Berisha, Noka, Paloka dhe mbështetësit e tyre. Mendoj se të qenit i përjashtuar dhe nëse ke përjashtuar është provë e të qenit jokoherentë dhe konjuktural, me idenë për të arritur qëllimet diabolike politike, që janë vetëm iluzion, të bërit Kryeministër, kundër Bashës dhe Berishës. Një provë tjetër e jokoherencës, janë edhe ngjarjet e Elbasanit në vitin 2021, ku Bardhi është i akuzuar gjithashtu për ‘vrasjen’ e Xhuvanit?! Edhe në Elbasan Bardhi shfaqi jokoherencë politike duke ndërmarrë ‘nisma’ të cilat kërkojnë vëmendje profesionalizëm, për të parandaluar blerjen e votave në nga bandat e krimit dhe përfaqësuesit të Rilindjes. Mbas 33 vitesh tranzicion, Shqipëria ka nevojë për politikanë të djathtë dhe të majtë me taban, që nuk punojnë për interesa personale, por për problematikat që po kalojnë njerëzit e përditshëm, ekonomi, siguri, stabilitet, duke penguar shpopullimin masiv. Modelet politike, post-moderne shquhen për jokoherencë, ‘pak moral’, bipersonalitet që vjen nga arketipet, që nuk kanë të bëjnë me liberal-demokracinë e me të djathtën e vërtetë. Kulmin e jokoherencës Bardhi, e prezantoi me deklaratat e fundit mbas 20 Shkurtit, kur deklaron, që bashkohuni me Rithemelimin, të presim të humbi Berisha në 2025 dhe pastaj e largojmë doktorin. Prandaj modeli tipik i jokoherencës dhe konjukturave, në opozitë është Gazment Bardhi, dhe disa politikanë të tjerë të djathtë që e mbështesin dhe disa të majtë. Duhet shkruar se në daljet e tij të para në politikë, ishte modeli i politikanit që krijonte një imazh pozitiv, por siç duket paska qenë i gabuar. Koha e vërtetoi se Bardhi nuk ka përmbajtje, stabilitet për atë që mendon dhe shprehë, dhe nuk prezanton modelin që kanë nevojë shqiptarët, të rinjtë dhe sidomos PD dhe mbi të gjitha nuk dihet ‘si ka ardhur’ në politikë!? Jokoherenca dhe konjuktura e Gaz Bardhit, dallohet qartë me qëndrimet e tija politike, jo vetëm mbas deklarimit të Berishës non-grata, por edhe përpara, kur ishte ministër i qeverisë së përkohshme biles dhe si drejtues politik qarku në Shkodër. Zgjuarsia popullore e përshkruan shumë mirë ‘personalitetin e dyfishtë jokoherent’ të Gaz Bardhit. Populli thotë, se ai ‘burri’ që qëndron në dy karrige, do ti zërë ‘koqet’ pisk. Politika kërkon edhe ‘burrëri’ dhe konseguencë politike, pa ofenduar gjininë femërore, që në historinë politike botërore dhe shqiptare kanë mbajtur qëndrime politike burrërore dhe koherente, sipas situatës. Politikën ‘bipersonale’dhe jokoherente të Bardhit e kam ndjekur dhe konstatuar, qëkur ishte drejtues në qarkun e Shkodës në ‘votimin kundër’ për kandidatët për deputetë në 2021. Gaz Bardhi e drejtonte vetë këtë votim biles duke qëndruar tek kutia e votimit, për të qenë i sigurtë se ‘skema e tij’ do të funksiononte, me emrat e kandidatëve që kishte biseduar paraprakisht. Bardhi ishte i interesuar që kandidatë të sigurtë të ishin mbështetësit e Berishës dhe asnjë i Bashës, për të krijuar linjën e vet të së ardhmes. Për demokratët e thjeshtë votimi kundër ishte i ndërlikuar dhe nuk dha asnjë rezultat për PD, për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë në vitin 2021 në qarkun e Shkodrës. Në vitin 2024 demokratët properëndimorë, promamerikanë, që mbështesin SPAK dhe reformën në drejtësi e kuptojnë politikanët jokoherentë dhe konjukturale të zgjedhurve të Shkodrës në parlament, që mbështesin Bardhin dhe Berishën. Bardhi do ta kuptojë më vonë që janë pikërisht ky kontigjent që do ta tradhtojnë, mbasi Berisha e ka lojën diku tjetër. Sali Berisha nuk bën kryetarë Rithemelimi, individë që i kanë përmendur aferat korruptive të të familjes dhe sidomos fëmijët. Votimi kundër në 2021 realizoi politikën e ‘fshehtë’ të Bardhit dhe Berishës, ose lojën e Bardhit kundër Berishës dhe Bashës, që në lista për deputet, të zgjidheshin vetëm ata që në të ardhmen do t&eum
l; mbronin Bardhin kundër Bashës, demokratëve perëndimorë dhe më vonë kundër Berishës! Kandidaturat e Shkodrës në po atë vit 2021, për në Këshillin kombëtarë, duhet të ishin kandidatët që i interesonin Gazment Bardhit për të dalë në krye dhe për të qenë kandidaturë për Kryeministër me oligarkët që e mbështesin. Në Shkodër në 2021 Gaz Bardhi, takonte të gjithë kandidaturat për deputetë në një lokal në Shkodër, duke i dëgjuar dhe natyrisht ‘investiguar’ së çfarë qëndrimi do të mbajnë në të ardhmen në favor të politikës së tij shumë të stërholluar ‘jokoherente’. Politika që bën Gaz Bardhi dhe ata që e mbështesin, janë thjeshtë një konjukturë politike, për një vend në lista për deputet dhe tipikë të aftë për të qenë, ndërmjet PD-së dhe Rithemelimit, për interesa personale në dëm të demokratëve të thjeshtë. Po citoj thënien popullore, “Për inat të s’ime vjehrre, shkoj e fle me mullixhinë” e cila i shkon për shtat politikës jokoherentë të Bardhit dhe centristëve të tij. Por Gaz Bardhi harron se ‘Mullixhinjtë’ edhe Federata, me të cilët ai bashkëpunon kanë eksperiencë dhe kanë bërë këtë lojë në 33 vite dhe në vitet e komunizmit duke ia dalë. Një opinionist deklaronte, se Bardhi dhe të gjithë ‘gazbardhistët e lojtarët që janë pranë Berishës, në lojën për Kryetarë do të ndeshen me kandidaturën e vajzës së Berishës ose ndonjë kandidaturë tjetër që e ka ndërmend Doktori!? Si përfundim nuk e bashkojnë PD-në, politikanët jokoherentë dhe konjukturalë. Ata punojnë për një ulëse në parlament, për të siguruar ‘bythën e tyre’ dhe mbështetësit e tyre. PD. perëndimore e ka kandidatin për kryeministër Z. Basha, dhe ka të gjitha burimet politike, intelektuale e njerëzore për një Shqipëri ndryshe, duke refuzuar politikën jokoherente 33 vjeçare dhe klanore në dëm të Shqipërisë.