Protesta e 20 Shkurtit më gjeti ne bulevardi ”Dëshmorët e kombit. ”. Kureshtar po ndiqja rrjedhën e atij vargu të gjatë njerëzish që derdhej si një prua përgjatë trotuarit, pa u shqetësuar për zërat të cilët vinin, jo shumë larg hapave të tyre, që dredhonin nëpër trupat e ngulur, me vështrim nga podiumi i ngritur përballë kryeministrisë. Për një çast lashë rrjedhën e trotuarit dhe u futa në pyllin e turmës, të shtrirë cep më cep bulevardit. Njerëzit të ngulur si drurë me kurora me vështrim që rrihnin diku në një pikë, pa mundur të dallonin fytyrat që i hipnin e zbrisnin skenës duke shpërndarë secili e cili drejt turmës zëra që has hipeshin e has ngiteshin. Diferencën bëri aktorit komedia me zërin e merakosur të të cilit, nga se i digjte shpirti për prishjen e godinës së ”Teatrit kombëtar”, kishin dorëzuar SPAK_ut, mbi 46 ankesa, por që s’kishin marrë asnjë përgjigje qofte dhe negative. S’kishte si të ndodhte ndryshe me një drejtësi të kapur nga qeveria dhe me një kryeministër fjala e të cilit ditën e fitores së zgjedhjeve ishte se ai do të bëhej kryeshërbëtori i gjithë shqiptarëve, por ja që ka kapur edhe drejtësinë dhe tani boll me thirrjet ”Ik”, por duhet sinonimi ”zhduku”,- nuk kishte të ndalur aktori. ”Mos u lodh ta thuash,- u dëgjua një zë turme, – se e ka gjetur me të vetën ; është në takim, kokë më kokë me presidentin turk Erdogan, ne të na rrojnë shkopinjtë e daulles”. Ende pa u shuar zëri i aktorit, u ngjit një zë gruaje e cila u fut direkt e në mbrojtje të çështjes Bejleri, gjyqi i të cilit ishte politik, duke patur të njëjtin fat, me atë të kryetarit të rithemelimit. Pa ia ndarë pikën e presjen, për gruan e ardhur nga Himara, këto ishin gjyqe të montuara politike. Me sa dukej, të gjithë folësit, nga më i thjeshti dhe deri tek deputeti Bardhi e deputeti Boçi, tehun e shpatës e kishin drejtuar mbi kokën e SPAK, i kthyer në një kokë turku të kryeministrit sipas oratorve. Të lodhur sytë kullosnin nëpër hapësirat boshe, të cilat dukeshin si copëra lëndinash të lëna djerrë, ku me sa dukej regjisori, i kishte lënë enkas për t’i dhënë dekor skenës së shtrirjes së protestuesve. Këto me të gjitha gjasat, ishin rrjedhojë i mendimeve të tjerrura nëpër ekrane, të cilët qëllimin e protestës e matnin me numrin e pjesëmarrëseve si një test, celebrimi për bashkimin e opozitës. Mbase ato shërbenin edhe si sheshe për vrojtueset me kapuçë ngjeshur mbi kokë. Kapuçat teksa linin vrimat e ozonit, lëshonin nga pas gjurmët e çfrymimeve si përgjigje të pengesave që hasnin, nga celularët të cilët, kishin shtypur menjëherë butonat, duke montuar qindra yje në gjithë sheshin si për t’i dhënë shkëlqim gjysëm bustit të kryetarit të rithemalimit, i shfaqur në skenë pa pritur e kujtuar në video nga ”arresti shtëpiak”. Për një moment m’u shfaq 20 shkurti i 91. Ca litarë të gjatë të mbërthyer nëpër duart e ushtarëve dhe qentë që bënin balet, duke frymuar sa tek njëri-tjetri protestues, ku s’merrej vesh në se ishin aty për të mbrojtur apo për t’i dhënë forcë litarve të mbërthyer pas fyti të bustit të diktatorit. I vendosur mbi supet e demonstruesve busti ngjante me një arkivol i shoqëruar nga shfryrjet e atij lumi, që përcillte për në varrin e harresës, njeriun i cili edhe i derdhur në bronc u kallte frikën. Nuk e di pse vidiua e shfaqur po më sillte bustin e diktatorit. Zëri sillte të njëjtat artikulime, për SPAK-un e kapur nga kryeministri i cili për të përçarë opozitën duke korruptuar McGonigalit, kishte shpallur kryetarin e saj ”non grata”. Me të gjitha gjasat ky, ishte dhe vetë misioni i protestës për t’i bërë avokatinë arrestit shtëpiak kryetari i rithemelimit. Një tekst i përsëritur për më se dy muaj tek tubimet, poshtë dritares së shtëpisë, tani në sheshin e madh i mbyllur në kafaz përpiqej të ruante karizmën a tij, por ndarja, seç tronditi turmën largimi i beftë…
-Ç’u bë !? – shfaqi habinë burri që nuk i ndahej fjalës e dalë nga vidiu.
-Mos SPAK-u…!? -ndoqi tjetri pa qenë në gjendje të artikulojë deri në fund mendimin.
– Ai po e kthen në ”Mit ”, – deshi të lartësojë i treti.
-E di ç’është miti !? -pyetjes retorike që shpejtova t’i jap përgjigje pa dashur të ndizja debatin në zonën e nxehtë. Jo më larg se dje, isha në promovimin e librit të Hysen Koçillarit,” Devollinjtë, vendbanimet,e demografia e tyre ” në qytetin e Lushnjës. Në sallën e biblotekës së qytetit, me dhjetra intelektualë lushnjarë si të ishin devollinj, diskutonin për mitet e legjendat, ku shpërfaqej, gjithë trimëria, bujaria, fisnikëria, dashuria, lufta e përpjekjet në parahistori dhe histori për mbi jetës të një krahine, me një gjeografi të përgjysmuar nga grekërit përmes pastrimit etnik…
– Ku do të dalësh ?- më preu në mes fjalën burri i mitit.
– Tek kjo protestë që bën divorc me historinë. Shkel mbi mitet e legjendat, ku promovohet heroizmi i një populli për mbi jetesë, ndërsa tani për interesat politike të çastit, bëhen spekulime dhe përpiqet oratorja përmes protestës, të mbrojë Bejlerët, kur edhe tani që kemi një drejtësi të reformuar për të vendosur, ne duhet t’i bindemi urdhrave të lobit grek, për të na bërë drejtësi, kur historia është dëshmi e gjallë se ç’është luajtur në kurriz të shqiptarëve. Po ç’të them!? Lexo veprën e Koçillarit dhe të tjerëve autorë, atëhere ke për të kuptuar se çfarë mbron kjo protestë, që është një divorc i gjallë me drejtësinë e reformuar pa të cilën demokracia kthehet në një pengmarrje pushtetarësh të korruptuar, – po flisja ndërkohë që mendimi humbiste nga hapat e turmës e cila i ndahej sheshit, secili e cili në dymenë e vet. Mbrëmja solli në ekran deputetin Bardhi, i cili dilte në mbrojtje të disa keqbërësve të cilët iu vërsul me fishekzjarre Kryeministrisë, duke dashur të dëmtonin. Por ja që me sa duket kapuçë zinjtë, s’ishin në mes të turmës duke bërë sehirxhiun. Syrit të tyre nuk i kishin shpëtuar elementët keqbërës ndaj… Ashtu i ndodhur përballë ekranit nxora nën zë : S’është shteti i Ramizit që e kishte çuar sistemin në atë pikë, sa edhe qentë e kufirit nuk lehnin më për ta mbrojtur, nga se ua kishin çuar shpirtin në majë të hundës telat me gjemba. Në demokraci, sundon forca e fjalës, përmes argumentash e alternativash, analizash bindëse. Ajo mbretëron në liri të plotë, në rast se kthen në dhunë, shtetit i duhet t’i tregojë vendi dhunuesit, pa e lënë agravimin e protestës, duke kthyer sheshin në pellgje gjaku… Protesta deshte të divorcohej me demokracinë, që në hapje përmes sloganit ”O sot o kurrë”…, duke dashur të demonstronte dhunë, por ja u celebrua demokracia e cila funksionon përmes kutisë së votimit në ditën e zgjedhjeve ose mocioneve mosbesimi, që venë në lëvizje parlamentin përmes kartonit të deputetit. Protestat janë thjesht për shkarkime të protestuesve, duke kërkuar të drejtat të munguara, zgjon ndërgjegjen e pushtetarëve për të vepruar, duke e vënë në bangën e provës mazhorancën e cila, në se nuk reflekton kthehet në një bonus për opozitën, të cilën ia kthen në votë në ditën e zgjedhjeve elektorati. Lojërat me qeveri teknike përmes protestave, opozita e ka provuar seç kanë sjellë… Demokraci do të thotë luftë në institucione përmes debatit dhe jo ta mbash atë varur, nëpër mosbindje civile në parlament, tubime, protesta të cilat tashmë është provuar se; përveçse marrjes peng të demokracisë, duke mos e lënë të funksionojë normalisht dhe hapur shtigje për korrupsion të pushtetarëve, asgjë të mirë nuk i ka sjellë popullit….Populli duhet të divorcohet nga këto lloj protestash të vëna në shërbim të interesave të çastit të politikanëve të korruptuar dhe të kthejë demokracinë në një demokraci që funksionon për interesat e tij. Gjithsesi protesta ishte një divorc me dhunuesit, shprehje e një shteti që funksionon. Mbase edhe një vetëdije deputetësh opozitarë të cilët mbas katër muaj mos bindje civile në parlament, po shohin se është kohë e vrarë më bosh, se përveç argumentit të fjalës, alternativave, as një mjet tjetër nuk prodhon demokraci funksionale.