Eruditi Sami Frashëri, Ajka e Rilindjes Kombëtare, thekson: Shqiptarët janë m’i vjetri i kombeve t’Evropësë. Më të vjetërtë prindët tanë bota i quajnë Pelasgë. Ky komb kaq i vjetërë ka qën’ i shum’ e i fortë i përhapurë nëpër gjith’ Evropët. Pelasgëtë kishin një besë të bukur’ e vjershëtore. Besonin gjithë shenjat e natyrës e trupet e qiellit, i faleshinë djellit, hënësë, yjevet të mëdhenj, qiellit, revet, erësë, detit, e të tjerave. (Adhuronin fenë natyraliste të Dodonës Plakë). Pelasgëtë më shumë fara e fise, nga më të mëdhenjt’ e më të njohuritë: Ilyrianëtë ishin në Shqipëri edhe në Bosnjë, Erzegovinë, Mal-i Zi, Kroati, Dalmati,etj gjer në fund t’Adriatikut e përtej Savësë; shumë t’afërtë me Maqedonasit e Thrakasitë me Frygasitë; po të tërë ishin një komp edhe kuptoninë gjuhën e njëri-jatërit. Gjer në kohët e Romanëve këto kombe Pelasgë ishin të gjallë e të tërë, më në funt forc e madhe i mundi si edhe kombe të tjerë. Ilyri e vjetërë nukë unjesh më poshtë Vijosësë nga juga. Që nga Vijosa e gjer në mëngët t’Ambrakisë (t’Artësë) cop e jugës së Toskëris së sotme quhesh Epir (Ipërë, Hipërë a Sipërë). Ilyrianëtë e Epirotëtë qeverisësh prej këshillës së parësisë e të pleqve të tyre, s’ndryshonin e ishin si Shqipëtarëtë e sotmë, edhe flisninë gjuhënë, që flasimë na sot. Epiri i bashkuarë me Maqedoninë u mbajtnë shumë kohë e i vranë shumë ushtri Paul Emilit. Ky njeri i egërë e zëmër gur dogji e prishi tetëdhjet qytete në Toskëri e shpuri kaqë mijë skllef në Romë; humbi dliri për Ilyrjanët e Epiritët e hynë nënë urdhërit të Romanëvet. Shqiptarëtë, sado q’u muntn’ e u vranë, nuk u poshtëruanë. Këto dy mbretëri që kishin mjaft qytetëri duallë mbretër të ndriturë, Pyrrua a Burri, mbret i Epirit e Teuta. Shqiptarëtë ishinë, po thua, të dëlirë e qeverisëshinë në mesit të tyre; ishin zotërinj në vent të tyre e jo robër. Shqiptarëtë u bënë të krishterë, po pa ndruarë vetiat e zakonet e vjetra, këngët e vallet. Po më të shtatët shekull të Krishtit mizëri Shqehsh e Bullgarësh u sulën prej veriut. Po me qënë flasin sërbisht, quhenë Shqeh. Gjuha është e para shënj e të çquarit të kombevet. Shqipëria mbet një vend i vogëlë, gjysmën e jugës s’ Ilyrisë, e Maqedonisë edhe Epirë. Skënderbeu q’i ka dhënë edhe do t’i apë gjithë jetënë nder Shqipërisë, ky burrë i pashoktë; pushtetat’ e Evropësë kishin shpresë e prisninë shpëtimin. Shqipëria në ngjallje të këtij burri e ruajti dlirin e saj me nder. Atëherë u mblodh tërë kombi me një qeveri të dlirë e iu dëgjua emëni në gjithë botët me nder të math nga të qëndruarit kundrejt Tyrqet. Shqiptarëtë njerëz trima e luftëtarë luftën e kanë quajturë një pun’ e një fitim për vehte; flasinë nga më të vjetrat’ e më të bukuratë gjuhë të dheut. Shoqet e motërat e Shqipesë kanë mijra vjet që kanë humbur e s’flitenë në nonjë vënt t’ dheut. Shqipja, gjuha jonë, më e vjetërë, ësht’ e gjallë e flitetë edhe sot si në kohët e Pellazgëvet; m’i vjetër i kombeve arianë t’ Evropësë. Kemi shumë shënja të cilatë dëftojnë që Pelasgët, që na duken si përallë nga vjetëria kanë folurë këtë gjuhë që flasimë na sot. Emrat e perëndivet q’u faleshinë Pelazgëtë ka marë mythologji e Grekëvet e Romanëvet. Shumë fjalë që na ka ruajturë istoria janë fjeshtë shqip dhe na tregojnë që Pelasgëtë kanë folurë kaqë mijë vjet më parë këtë gjuhë që flasimë ne sot. Shqipja është një gjuhë fort e vjetërë, e mbeturë që nga kohërat e qëmoçme e ruajturë sindekur qe, pa prishur’ e pa ndryshuarë. Kaqë kombe Shqiptarë Maqedonasitë, Trakasitë, Frygasitë, Ilyrjanët e sipërmë q’ ishin Pelasgë, shqiptarë si na e që sot s’janë; duke humbur gjuhën janë shuarë, u përzjenë me të tjerë kombe, muarrë gjuhën edhe u bënë nga ata pa të çquarë.
Shqiptarët në sot Shqipëri e kanë ruajturë fort mirë gjuhën e vjetërë e Pellazgëve të përallavet. Qysh gjuha shqipe s’është prishurë e ndryshuarë, duke mos pasurë shkronja e livra, duke me mos shkruarë e kënduarë në shkolla kur gjuhë të shkruara janë prishur? Shqiptarët e kanë mbajturë gjuhën e kombërin me dliri. Shqiptarëtë roninë në malet e tyre më vetëhe. Doktor Hani që ka shkruarë shumë të vërteta për Shqipërinë ka gjeturë një gur të shkruarë shqip të cilatë u ngjajnë shkronjave finiqishte shkruarë me gjuhë shqip prej Frygaset e Etruskëvet të vjetërë të cilët ishin Pellazgë dmth Shqiptarë. Shqiptarëtë që motit kanë shkruarë në gjuhë të tyre me ato shkronja që dininë. Shqipja kish mbeturë gjer në kohët tënë gjuhë e pashkruarë. Shqiptarëtë e kanë cpërkatur tërë faqen e dheut me gjak po të tjerë kanë fituar; kanë punuarë për botënë e kurë për vetëhe, për Shqipërinë që është vogëluarë shumë nga gjith’ ata vënde që kishin prindrit tanë Pelasgëtë. Besa nuk sjellë nonjë çqim a çarje në mes të shqiptarëvet. Grindjet e besës kurrë në këtë vend s’kanë ngjarë. Shqiptari është shqiptar përpara se të jetë mysliman a i krishterë. Ç’ka qënë kur kish besën e ti, besën e Pellasgëvet. Besa s’e ka ndruarë fare edhe kurrë, se vë gjithnjë kombërinë përpara besësë. Me fuqi të kësaj lidhjeje e dëshire brez pas brezi kanë mundurë të ruajnë kombërin’ e gjuhën nëpër mest të kaqë reziqeve. Shqiptarëtë janë edhe sot ç’ishin këtu e kaqë mijë vjet më parë; janë Pellazgët e kohëravet të përallave. Shqiptarëtë kanë gjithë çi duhetë një kombi. Janë aq trima e të fortë, çdo mësim që të hyjë Shqiptari çquan nga të tjerëtë edhe del siprë të gjithëve. Shqiptarëtë me gjithë ndryshimit të besëve, nuk janë ndar’ e çarë po të bashkuarë, kanë dashurinë në mest të tyre dmth gjith’ ato që duhetë të ketë një komp për të vajturë mbarë. Shqiptari e lë besënë në radhë të dytë edhe vë kombërin e ti përpara. Shqipëtarëtë e Italisë, njerëz të ditur e të vyerë kanë deshirë e rojnë duke ruajturë gjuhën, besënë e kombërin. Për njerinë në këtë jetë s’ka gjë m’e vjejtur (vlerë) e me dashurë se kombëria. Çdo njeri sikundërë do t’an’ e t’ëmënë edhe vëndinë, ashtu do edhe kombin e ti. Gjuha është m’e par e m’e madhe shënj’ e një kombërie. Një gjuh’ e pa shkruar s’mund të qëndrojë shumë kohë e paprishurë. Gjuha mbahetë me shkronja. Ka qëndruarë kaqë mijë vjet, se roninë në malet. Vetëm Shqiptarëtë e Shqipërisë e kanë ruajtur kombërin’ e tyre pelasgjike duke mos u përzjerë me të huajt. Sot çdo komp për të ruajturë kombërin e gjuhën e ti, ka nevojë të hapnjë sytë, të ketë mëndjenë të mbledhurë, të shpjerë gjuhën e ti përpara. Në kombëri s’ka miqësi. Shqiptarëtë duhetë të jenë të zottë të ruajnë vetë më vetëhe vëndin e tyre. Samiu i Madh çështjen pellazgjike e vlerëson trashëgimi të fisëshme e virtut të kombit më të lashtë mbi Dhe. Shqipëtarëtë pasardhës të pellazgëve hyjnorë vluan në gji të shenjtë dhe e trashëguan brez pas brezi etninë pellazgjike, gjuhën dhe besimin hyjnor duke e përcjellë ditëve tona me legjenda, valle e këngët me iso, llahutë, fyell, gajdë dhe çifteli prej mijra vitesh. Rilindasit prejardhjen pellazgjike e bënë mjet të fuqishëm të luftës politike për të mbrojtur të drejtën e vetvendosjes të shqiptarëve si komb i veçantë më i lashtë dhe kulturën popullore shqiptare me prejardhje pellazgjike e barazuan në kulturën e përgjithëshme europiane. Populli ynë ka bërë sakrafica të mëdha për të mbrojtur dhe ruajtur etninë pellazgjike shqiptare. Fenë e bënë ideologjinë kombëtare me mitologji pagane. Kultin e malit Tomor e bënë nacional si shprehje të etnosit shqiptar. Sami Frashëri i krahasonte virtutet e pellazgëve me ato të malësorëve të Veriut. Samiu shprehet:.. “në kohët e lashta, Tempulli i famshëm i Dodonës që ndodhej në Epir, u përkiste pellazgëve. Ai kundërshton z. Karapano e thekson se tempulli më i lashtë mbi Dhe i Dodonës Pellazgjike nuk është diktuar ende ose nuk është kulti malit Tomor. “Qytetaria është një e pandarë, por ata që e kanë ruajturë e q’e kanë ritur e zbukuruarë kanë qënë në ç’do kohë. Ç’do qytetëri me pastajme ka paturë qënë m’e gjerë e më e plotë nga më parë…edhe qytetari e evropianëvet është m’e mbarë nga të tëra të shkuaratë”. Qytetërimi e ka origjinën në matriakat në Dodonën dhjetëmijë vite kryeqëndër e pellazgëve hyjnorë. Eruditi Sami Frashëri mendonte e thonte që populli shqiptar, sot i prapambetur mund të ngrihet dhe të shkojë përpara njëlloj si popujt e tjerë. Çështjen pellazgjike e vlerëson virtut të fishëm kombëtar. Trashëgimia hyjnore pellazgjike shqiptare mbetet aset dhe prioritet për të sotmen e të nesmen e ndritur shqiptare, evropiane e botërore si vlerë universale e njerëzimit. “Shqipëtarët tradhëtorë pa diturë quhenë grekomanë. Lëvdatë perëndisë! Që kur ka zënë të shkruhetë shqipja grekomanëtë kanë zënë të pakësohenë ditë më ditë”(fq 52). Personalitete me famë botërore grekë e sërbë pranojnë: “Qëndra e Qiellit dhe e Tokës, ka qënë në ato kohëra [të lashta] një kodrinë shqipëtare” ose Faltorja hierore Dodonë. Ajo është Maja e shkëmbit të Larmë në Kamnikun Neolitik ku prej foshnjërisë së njerëzimit shenjtëron Faltorja Dodonë, më e vjetra, më e para, tempull më i lashtë mbi Dhe, qendër hyjnore dhe politike e Botës së Lashtë e shumë kërkua
r dhe shumë e debatuar. Miqtë e shqipëtarëve gjithë kombet e Evropësë, Francezëtë, Italjanëtë, Alemanëtë, Ingjilizëtë, Austria e të tjerë e duanë e e nderojnë kombinë tonë si më i vjetrinë e më të fiçminë. Rusia q’ është vetë Shqah nuk e kursen fjalën e mirë.(fq 54-55) Shqipëria ka mik të madh amerikanët që me austriakët e gjermanët i mëshojnë etnisë më të lashtë europiane. Bota e sotme në etni të stërlashtë është unike pellazgjike dodoniane. Perëndia më e lashtë mbi Dhe në kronologjinë e perëndive është perëndia Dodonë që e di saktë lashtësinë e Kamnikut Neolitik. Nëna e Madhe Dodonë është pjellësi i racës njerëzore, i gjuhës së folur të shkëmbit, i fesë së kësaj bote e trasformuar në mijëvjeçarë, i artit, lojrave olimpike, etj. Gjithçka vegjeton sot në botë e ka zanafillën në Dodonën Plakë Kolonja Kamnik. Ju drejtohem me Sami Frashërin për ta bërë prioritet çështjen pellazgjike. Ajo ekziston prej matriakatit që e flasin qartë objektet dhe fenomenet arkeologjike të zbuluara në Kamnik. Qytetin matriakal Dodonë, fatlumë që u zbulua ta shndërojmë në prioritet historik turistik. Vjosa e egër park kombëtar është risi pellazgjike. Lumi më i bukur mbi Dhe buron te Titarezi i këndshëm i Homerit, në Olimpin Dodonë të Akilit, Odisesë, Eneut. Samiu i dytë shkon shumë larg që ende pas tre vitesh nuk doni apo nuk më kuptoni. Dodona Plakë shpresoj të konceptohet në tërë dimensionin e saj që nga “Pellazgu i parë i vendit”. Shqipëria po bëhet. Ajo do bëhet më e bukur se çe ëndëronte Sami Frashëri duke ju përkushtuar Dodonës Plakë.