Shkencave të Shqipërisë, në këtë 80 vjetor të Çlirimit të Atdheut nga nazifashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre për një ngjarje të veçantë historike, siç është KONGRESI I PËRMETIT që hodhi “themelet” e Shtetit të ri Shqiptar që i pati “skicuar” Konferenca e Pezës, “dekretuar” nga Konferenca e Labinotit dhe që me vendimet e tij çoi në çlirimin e plotë të vendit, me mostjetërsimin e tij dhe rritjen e dinjitetit e të drejtave të veta si anëtar i Koalicionit të Madh Antifashist anglo-sovjeto-amerikan. Ky kongres i tha botës së për Shqipërinë historia nuk do të përsëritet si dikur në 1913. “Ne duhet të jemi kurdoherë në ofensivë. Kurdoherë në ofensivë edhe kur armiku sulmon të dimë të shkatërrojmë planet e tij.”- kështu udhëzonte Enver Hoxha në ato vite të ashpra lufte në Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm, vëllimi 1, fq.462. ”Luftën, ne e filluam pa ndihmën e kurkujt”,ka shkruar E. Hoxha në veprën 2, fq.192. Vendimi më me rëndësi për zhvillimin me sukses dhe mbarimin me fitore ishte ai “… mbi shndërrimin e Ushtrisë NacionalÇlirimtare Shqiptare në Ushtri të rregullt të Shtetit të Ri shqiptar. Kjo është e shkruar fuqishëm në Historinë e Luftës Antifashiste NacionalÇlirimtare”, vëll. 4, fq.67, sepse ajo përbënte mbështetjen apo siç quhet ndryshe, “dorën e armatosur të popullit shqiptar”. Kjo nënkuptonte: -Krijimin e Brigadave, Divizioneve dhe Korparmatave. -Njësimin e Komandës së Përgjithshme. –Realizimi i planifikimit luftarak. – Paisja e organizuar me armatime dhe municione të njësive e reparteve. –Vendosjen me ligj dhe dhënien e gradave ushtarake ashtu siç i kishin ushtritë e tjera të kohës. Dhënia e gradave dhe përcaktimi i uniformës do të siguronte që pamja e jashtme të kish karakter të një ushtrie të rregullt. -Kalimi në formën e shtetit të ri do të sillte edhe ngritjen e shërbimit të detyrueshëm, por edhe vullnetar. Ndaj me të drejtë për vendin dhe rolin që luajti Kongresi i Përmetit në Historinë e LANÇ-it në Shqipëri dhe për vetë shtetin shqiptar është folur e shkruar shumë. Kongresi për sa i përket organizimit, zhvillimit, hapësirës e kohës, detyrave që shtroi, vendimeve që mori nuk ka krahasim e barazim me Kuvendet e Kongreset e mëparshme sado që të ndonjë palo politikan dhe ndonjë rrotullhistorian e injoron këtë fakt. Me siguri, në të ardhmen edhe më shumë do të shkruhet e flitet sepse në Historinë tonë kombëtare kemi patur edhe Kongrese e Kuvende të tjera, por si Kongresi i Përmetit, asnjë prej tyre nuk arriti të merrte të tilla Vendime, të zbatonte ato deri në fund e të konsolidonte Shtetin e Ri Shqiptar. Ishte ai kongres që përpunoi platformën dhe ngriti më lart frymën e popullit shqiptar dhe që do t’i deklarohej Konferencës së Paqes në Paris më 1946,me anë të përfaqësuesit të vet Enver Hoxha: “Nuk kam ardhur këtu të jap llogari, por t’u kërkoj llogari”. E kjo e kish zanafillën edhe tek Vendimet Historike të Kongresit të Përmetit,ku vendimi më i rëndësishëm ishte :Shndërrimi i Ushtrisë NacionalÇlirimtare Shqiptare në Ushtri të rregullt sepse e kërkonte momenti historik , stadi që kishte arritur Lufta Antifashiste NacionalÇlirimtare në Shqipëri, sepse ajo Ushtri do të përbënte mbështetjen e plotë dhe do të mbetej (siç e bëri ) krahu i armatosur i popullit shqiptar për Çlirimin e vendit dhe për të mbrojtur fitoren e arritur. Ishte pikërisht ajo kohë kur lindi edhe parulla “Ushtria -Garancia”. Shndërrimi i Ushtrisë NacionalÇlirimtare në ushtri të rregullt, pa ndryshuar karakterin e saj nënkuptonte faktin që pa një Ushtri të rregullt, nuk mund të çlirohej vendi dhe, se koha e Çetave, e Batalioneve dhe Grupeve partizane kishte kaluar. Për këto arsye Ushtria Antifashiste Nacional Çlirimtare duhej transformuar në Ushtri të plotë e të mirëorganizuar, duke nisur me: Organizimin strukturor të saj, duke kaluar përfundimisht në brigada, divizione korparmata, me drejtim dhe komandim të centralizuar me Komandë të Përgjithshme dhe me Shtab të Përgjithshëm. Do të ishte kjo Komandë dhe ky Shtab i Përgjithshëm që do të planizonte planet operative e strategjike deri tek veprimet luftarake që do të realizoheshin nga njësitë taktiko-operative. Në kompleks jeta ushtarake në Ushtrinë Antifashiste NacionalÇlirimtare duhet të merrte format dhe pamjen e një Ushtrie plotësisht të rregullt, të disiplinuar, e sipas hierarkisë me grada e uniforma. Kjo kërkonte unifikimin e veshjes brenda mundësive duke ruajtur simbolet që vendosi Konferenca e Pezës “Ylli i kuq me pesë cepa” në bustinë dhe shalli i kuq partizan. Zbatimi praktik i këtij vendimi filloi që më 28 maj 1944, kur u krijua Divizioni i parë Sulmues dhe u dha Urdhëri për kalimin e lumit Shkumbin e në Veri për çlirimin e gjithë Shqipërisë. Që këtu filloi “Mësymja e Përgjithshme” për çlirimin e plotë prej 1882 ditëve luftë të përgjakshme dhe që përfundoi më 29 Nëntor 1944. Sigurimi i punimeve të Kongresit të Përmetit u organizua sipas urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm të 1 Majit 1944 që theksonte: “Mbrojtjen me çdo kusht”dhe urdhëronte Shtabin e Zonës së Parë, Brigadën V Sulmuese dhe Brigadën e VIII Sulmuese, si dhe tri brigada të tjera në rrethimin e tretë të mbrojtjes për të marrë masat e duhura. Dua të flas vetëm si pjesëmarrës në ruajtjen e njërit prej drejtimeve më të afërta dhe kryesore që shpinte në Përmet, atij Gjirokastër-Çajup-Përmet dhe mandej Tepelenë-Lekël-Këlcyrë-Përmet. Masa të kërkuara nga Shtabi i Përgjithshëm në Urdhrin e 1 majit 1944 ishin: “Asnjë këmbë armiku të mos kaloj në rajonin dhe qytetin e Përmeti! “Të zihen pozicione strategjike dhe të bllokohen rrugët që çojnë në Përmet”. “Të mbrohet rajoni dhe qyteti me çdo kusht”. Pa dhënë hollësi se përse dhe çfarë do të ndodhte. Në ditët e para të majit 1944 ne ndodheshim në Zagori, në Ndëran-Topovë dhe nuk dinim asgjë seç do të ndodhte më vonë. Një mbasdite vonë u zhvendosëm për në perëndim të Qafës së Çajupit, në Erind -Labovë-Lekël gati si me alarm luftarak. Vendosja në ato t
errene të përhapura si në pozicion mbrojtjeje, si dhe zhvillimi i disa stërvitjeve të shkurtëra taktike e përgatitja me mjete rrethanore të pozicioneve gjoksmbrojtëse, na bënin të besonim dhe të ishim gati se diçka e veçantë dhe e rëndësishme do të ndodhte. Mendja na shkonte tek operacionet e shumta armike me të cilat ishim mësuar në atë dimër të egër. Ndaj, deri më 15 maj, çdo veprim ishte kryer me sekret të plotë. Ne, partizanët e thjeshtë dhe komanduesit e niveleve të ulta kishim marrë detyrë: “Të luftonim “metër për metër” dhe të mos i lëshonim drejtimet e caktuara”. Të kontrollonim e të ndalonim çdo hyrje-dalje të dyshimtë në drejtimin që mbronim, çka na dukej diçka e rrallë , sepse parimi ynë taktik, atëherë ishte : “Godit si rrufeja dhe zhduku si era”. Kurse faktikisht duhet të mbronim pozicionet “Me çdo kusht”. Në pesëmbëdhjetditshin e dytë të majit, kur i gjithë rajoni në të djathtë të Vjosës prej Përmetit në Perat-Leskovik e Frashër ishte bllokuar nga Brigada V S dhe ai jugperëndimor Gryka e Pogonit, Gryka e Selckës, Qafa e Çajupit dhe Tepelenë-Këlcyrë-Përmet nga Brigada VIII S e Grupi i Parë, atëherë, u fol hapur për mbledhjen e Kongresit, sepse edhe ne zgjodhëm me votë të hapur katër delegatët tanë për Kongres. Në rrugët këmbësore për Çajup kaluan e u përqendruan në Sheper edhe delegatët e zonave të tjera. Dhe në fakt Kongresin e mbrojtën drejtpërdrejt dy Brigada Partizane e dy grupe të Zonës së parë operative dhe në rrethin e largët edhe tri brigada të tjera. Por drejtimin më të rrezikshëm, atë në të djathtë të Vjosës, Përmet- Tre urat- Leskovik- Frashër- Dangëlli e mbronte Brigada e 5-të, e cila edhe u ndesh me armikun që përpiqej të kryente zbulim me luftime që përpara fillimit të Kongresit dhe i shpartalloi ata duke zënë “rob” dhe 20 prej tyre ia solli si ‘dhuratë’ Kongresit në ditën e hapjes së tij. Armiku bëri përpjekje edhe në drejtimet e tjera jugperëndimore, ku mbronte Brigada e 8-të, por pa sukses. Përmetin, si qytet e mbronin në rrethin e parë kompania e Shtabit të Përgjithshëm e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe ajo e Shtabit të Zonës së Parë Operative e forcat territoriale. Delegatëve dhe udhëheqjes së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, si rrjedhim i konspiracionit të rreptë në fillim dhe i punës organizuese, gjatë punimeve iu siguruan kushte pune dhe jetese të qeta e të kënaqshme, në rrethana lufte. Si rezultat i këtyre masave mbrojtëse, Kongresi mbaroi me sukses dhe pa asnjë shqetësim. Vendimi për Shndërrimin e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare në Ushtri të Rregullt, nisi më 28 maj 1944, me krijimin e Divizionit të Parë Sulmues, që do të pasohej edhe nga të tjerë, si dhe me tri korparmata si dhe dhënien e gradave ushtarake disa prej kuadrove dhe partizanëve të tjerë qysh aty në Kongres. Me ne, partizanët dhe masën popullore pas tij, u bë një punë e jashtëzakonshme për njohjen e Vendimeve Historike të Kongresit të Përmetit. Lavdia e Kongresit të Përmetit do të jetojë në shekuj gjatë sepse i ka rrënjët në gjakun e partizanëve shqiptarë dhe dëshmorëve të atdheut.
Shënim: kjo fjalë u mbajt në mbledhjen përkujtimore që u organizua në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë më 24 maj 2024 në Tiranë.