Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën, është të mos e japësh atë,ka thënë Napoleoni. Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgatitur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi. Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla. I kemi përcjellur me vëmendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet mediale të analistëve, duket se diçka që është në rregull dhe rrugë të mbarë, trysnohet, ç’vlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme. Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë. Andaj a jemi ne, shoqëria shqiptare, e sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhoranca qeverisëse. Sistemet politike,jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat ,nga të cilat tash 30 vjet lëvrojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të ndershëm. Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, në veçanti. Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë, dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më të mëdhenj, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare, për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerë. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese, zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të jap ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e vendit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Të rinjtë shqiptarë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, nuk duhet ta lëmë fatin e atdheut në dorën e një klase politike të demoduar e jashtë mode, që nuk mbart asnjë vizion modern në mënyrën qeverisëse dhe në thellimin e reformave integruese. Ne duhet të jemi të vendosur dhe të bindur se vendi ynë meriton të jetë si vendet e tjera në Europë, duke qenë të rinjtë intelektualë ata që do ta çojnë Shqipërinë, atdheun e tyre në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga shoqëria dhe opinioni mbarëpopullor.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë