Më në fund përballë moderatorit të TV “ Syrit ”, Presidenti i Partisë së Lirisë”, Ilir Meta, deklaroi divorcin me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Pas komenteve pafund, shumica hamendësime dhe iluzione, por edhe informacione mediatike për një çarje të madh midis dy bashkëshortëve të cilët kanë qenë përherë në syrin dhe vëmendjen e opinionit qytetarë në Shqipëri, jo thjesht për dy individ të zakonshëm, po politikanët me më shumë zë në këtë vend lajmeve për jetesë të ndarë dhe largim nga shtëpia e përbashkët, ku jetonin prej vitesh, duke ndarë politikën dhe alternuar postet brenda partisë dhe karriget në Kuvend prej më shumë se tri dekada,lindjes dhe rritjes së fëmijëve dhe shkollimit të tyre, çifti i famshëm vendosi edhe juridikisht të kërkoj divorcin në gjykatë. Ndarja është e drejta e gjithësecilit e njohur me ligj pasi martesa është akti i dashurisë dhe në këtë aspekt çifti “Meta” eci në një rrugëtim të gjatë dhe pëmes dallgëve politike, ku ata të dy ishin në timon. Unë jam njëri prej atyre qytetarëve që e kam simpatizuar çiftim “Meta” qysh se ata ishin fare të rinj dhe vinin shpesh në Sarandë dhe ishin të thjesht dhe flinin në shtëpinë e një mikut tim. Kam parë tërë këto vite se ishte çifti më i lidhur me jetesë të spikatur. Kuptohet në fillim shumë të dashuruar e të thjesht deri sa u ngjitën në majat e politikës shqiptare. Ilir Meta shënoi rekord historik me tre postet më të rëndësishme nga Kryeministër e Kryetar Kuvendi deri President i Republikës. Kuptohet në këto poste kaq të rëndësishme do lindnin edhe keqkuptime gjatë viteve për arsye të angazhimeve të shumta të dy bashkëshortëve. Kjo është normale në çdo çift dhe askush nuk është i imunizuar. Monika nuk pranoi të mbante titullin Zonja e Parë, duke ia deleguar këtë status të bijës. Po edhe në shumë raste ajo ka qenë shumë e prerë në fjalë dhe veprime siç ka ndodhur në kuvend. Me kalimin e viteve, siç deklaroi vet, Kryemadhi, mosmarrëveshjet lindën qysh se u dogjën mandatet e deputetëve që ishte autogoli më i madh politik i bërë nga opozita jonë, ku përgjegjësi kishte edhe Monika si kryetare e “Lëvizjes Socialiste për Integrim”. Kjo ishte drama që çoi në humbje të njëpasnjëshme dhe u kurorëzua me bojkotin e zgjedhjeve, akti më i rëndë kundër demokracisë e shoqëruar kjo me daljen nga sistemi. Ilir Meta edhe pse në Presidencë kurrë nuk la në hije partinë. Në zgjedhjet e 2021 e transferoi zyrën në Vlorë, por nuk ia mbërriti të merrte asnjë deputetë në këtë zonë, ku u investua fuqimisht dhe kishte kandidat me reputacion. Rënia pikiatë e LSI-së arriti në katër deputet. Shumë pak për një parti që pretendon qysh në themelim të arrijë të jetë faktor në pushtet. Të gjitha këtu fakte të dukshme janë komentuar nga çifti presidencial si shkaqe që zbehën, jo vetëm lidhjet politike, po fatkeqësisht edhe ato bashkëshortore. Zoti, Ilir Meta prej kohësh është njëri prej dy liderëve të opozitës që e kanë mbajtur lartë stekën e betejës me SPAK, duke e kthyer këtë luftë në konflikte verbale deri në delegjitimim të kreut të SPAK, Dumani i cili është anatemuar dhe fyer me epitete nga më të rëndat. Dumanit i janë vendosur nofka dhe emra që janë fyerje, jo thjesht për shkak të detyrës apo dosjeve që shqyrton, por edhe si individ dhe familjar. Jo vetëm pas daljes nga SPAK i thirrur si person në dijeni, por edhe më parë, Presidenti i PL ka zbrazur mllef të jashtëzakonshëm kundër Altin Dumanit. Arsyet e këtij mllefi edhe pse duket sikur ambalazhohen me parimësi dhe mbrojtjen e opozitarizmit, janë të lexueshme nga të gjithe. Ajo që s’thuhet për efekte diplomatike lexohet e gjitha në tonin e zërit, në pamjen e fytyrës, pra në atë që quhet gjuha e trupit. Halli dihet ku fle dhe është ky hall që ka zgjuar demonët brenda politikanit Meta. Pas një maratone thashethemnaje, trajtimin e situatës anti Dumdumanit, siç e ka pagëzuar Meta me emrin ndryshe nga ai zyrtar në gjendjen civile apo si zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë i ka tjetërsuar, jo vetëm emrin, por edhe mbiemrin, duke e quajtur gagaçi, shërbëtor i Ramës për të eleminuar opozitën. Meta ia ka qartësuar Dumanit se ai do ta shkatërroj këtë celulë kriminale e deklarata të tjera të frikshme anti SPAK. Si do ta shkatërroj?Këtë mekanizëm deri sot, vetëm Meta e di, po ndoshta jo si ato të goditjes me top në Malin me Gropa. Pikërisht, SPAKU, ishte edhe vija e kuqe që detyroj Metën, Presidentin e “Partisë së Lirisë” të deklaroi se ka kërkuar divorc me bashkëshorten, Monika Kryemadhi dhe këtë e ka bërë edhe zyrtarisht, duke iu drejtuar gjykatës me kërkesë padi. Ligjërisht, kërkesa do shqyrtohet në seancë gjyqësore, ku do ketë edhe seancë pajtimi. Për një çift si Meta – Kryemadhi shpresohet se mund të gjendet mirëkuptimi dhe të dalin në oborrin e gjykatës si çift i lumtur për t’iu përkushtuar partisë, familjes dhe shoqërisë. Po në se si çdo çift lindin mosmarrëveshje të cilat mund të kenë shkaqe të ndryshme si mospërputhje mendimesh, varfëria, pasuria, fëmijët apo drama të tjera që lindin natyrshëm në jetë, kjo e divorcit në një nga familjet më në zë në Shqipëri në këto tri dekada nuk ka ardhur nga varfëria. Ndoshta ka ndikuar pasuria, po kryesorja është SPAKU. Qëndrimi absolutisht i diferencuar për SPAK, Kryemadhi e vlerëson dhe e cilëson si arritje drejt drejtësisë së pavarur, Ilir Meta e anatemon e delegjitimon dhe e sulmon me tërë artilerinë e fjalorit, jo thjesht politik as atij epik apo intelektual me argumenta, po me fjalor që rrallë kush guxon ta përdor kur bëhet fjalë për institucionin më në zë të drejtësisë i cili më shumë takohet me amerikanët sa me këta tanët. Vërtetë SPAK është një vijë e kuqe e thellë që këtë herë nuk hapi dyert e qelisë siç ka tagrin për të vepruar, po krijoi të çarën më të madhe të një familje e cila për shumë vite na ka drejtuar ne shqiptarëve.