Që opozita të bashkohet është domosdoshmëri për t’i dhënë kuptim pluralizmit politik tek ne. Bashkimi me minuse,përjashtime dhe aq më tepër anashkalime në realitet nuk është baraz me setencën popullorem, “ Bashkimi bënë fuqinë” I tillë mund të konsiderohet edhe bashkimi me mungesa serioze i frontit opozitarë i ditëve të fundit. Nuk jemi të grupimit që shqetësohet nga marrëveshjet numerike opozitare.As nga ata që llogarisin fitore ose humbje të njërës apo tjetrës palë. Vlerë përcaktuese e marrëveshjeve realisht në këto raste, është, cila është përmbajtja e bërjes bashkë, sa produkt prodhon. Në se korren fryte, atherë jemi në drejtimin e duhur dhe rezultatet nuk do mungojnë. Mazhoranca vihet përballë përgjegjësisë dhe kontrolli opozitarë bëhet real dhe më i prekshëm. Prej këtij kontrolli nuk fitojnë thjeshte partitë politike dhe as ndryshojnë raportet, pozitë- opozitë pasi këtë e vendosin votuesit përmes votës së përgjthëshme të shqiptarëve. Gjithësesi bashkimi, një të mirë e ka. I bën bashkë, kryetarët e partive madhore dhe atyre minore, atyre që kanë kryetar, po jo antarë, po së paku shikohen sy më sy dhe qajnë hallet me njëri tjetërin në të njëtën tavolinë edhe pse nuk nuk kanë të njëjtin hall. Se halli hallit nuk i ngjanë. Halli i parë që i bëri bashkë, partitë në opozitë është ai si të ngrenë barikada ndaj SPAK dhe ta bëjnë ilegjitim këtë strukturë sa herë zgjatin dorën nga kampi opozitar. Më konkretisht si të mbrohet kryetari i “Rithmelimit” dhe familja e tij. Këtë motiv ka edhe marshimi para pallatit në “Rrugën e shpresës”, atje ku përditë mbahen mitingje dhe jepen direktiva për të qëndruar së bashku sipas pjesmarrësve për të mbrojtur kushtetutën dhe liritë e pluralizmin nga regjimi i Edi Ramës. Po më së fundi regjimit i është shtuar ose i eshte bashkangjitur me propagande me supozime dhe përdhunë nga opozita tjetër edhe pjesa zyrate e opozitës, kryesuar nga Lulzim Basha. Bile të dya këto palë,qeveria dhe PD trajtohen si të ishin vëllezërit siamezë. Kur shahet njeri patjetër shahet edhe më fortë tjetëri. Kur realisht, PD zyrtare, është shumë më agresive dhe kritike ndaj mazhorancës dhe përditë e fshikëllon, po natyrIsht as me dhunë as me fuishekzjarre aq më pak me flakadanë apo me aktivizim të simfonisë së birbilave. Në këtë kuptim, paraqitja e PD dhe Bashës si aneks I PS-së është gabim fatal i Federastës më të re asaj opozitare. Marrëveshja e disa partive opozitare për t`u bashkuar, duke përjashtuar PD dhe shmangur forcën që është në opozitA më properndimore tek ne, është, jo thesht një gabim fatal i iniciatorëve, atij që flet nga ballkoni dhe të tjerëve të delegurit si dikur ata që Komiternit, po edhe një mangësi që flet për paragjykime dhe mosbashkim real. Nuk është vetëm PD, po edhe disa parti të tjera me zë të veçantë që nuk iu qasën bashkimit, po që janë me reputacion, mund të themi se ky është bashkim pa vlerë, është një fiasko nga e cila do rjedhin shumë ujëra dhe asnjëherë nuk do konsdierohet bashkim i kompletuar. Bashkim, pa PD zyrtare e duan apo jo në tavolinë krerët e federatës më të re opozitare nuk mund të ketë. Ky është një bashkim i munguar ose më sakt nuk është fare bashkim aq më tepër që PD e drejtuar nga Lulzmi Basha është partia që zotron, siglën, vulën edhe pse selinë ia kanë rrëmbyer me puç. Ky është bashkim me simbolika. Nuk është bashkim real. Ose më sakt, është bashkim me mungesa të thella. Pa PD zyrtare, kemi bashkim për të brohoritur se jemi fuqi e madhe e ndryshimit,po është në fakt bashkim për pazar, thjesht imagjinare.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë