Tradhtia është pabesi, është mosmbajtje e fjalës së dhënë dhe e as të premtimeve. Tradhtia është kur mashtron dhe kur gënjen për të mashtruar. Tradhtia është imoralitet, amoralitet, demagogji, djallëzi dhe hipokrizi. Tradhtia është ajo e cila shet interesin e përgjithshëm, atë publik e kombëtar për interesin personal. Tradhtia është servilizëm, nënshtrim dhe bindje ndaj vesit, paturpësisë dhe ndaj pushtetit të së keqes për përfitime, hajni, korrupsion e rehati. Tradhtia është injorancë por edhe inteligjencë dhe egoizëm bastard e negativ; është personalitet i njerëzve me zhvillim psikik të shtrembër, i njerëzve shpirtlig dhe nihilistë. Pra, tradhtia është nëna e të gjitha poshtërsive, është edhe krim, edhe vjedhje. Tradhtia është arma efikase e politikës, dhe sidomos e shumicës dërrmuese e politikanëve, krye të parëve të partive dhe pushtetarëve shqiptarë. Tradhtia është shpifje dhe akuzë për tradhti kundër jo tradhtisë, patriotizmit dhe ndershmërisë. Tradhtia është pritë dhe kurth i frikacakëve dhe burracakëve. Tradhtia fshihet pas idealit, moralit, patriotizmt e përkushtimit servil e fals. Popujt të cilët e falin tradhtinë dhe politikën e tradhtisë vuajnë me meritë pasojat e tyre. Fatkeqësisht shqiptarëve nuk u është ndarë tradhtia politike sidomos.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë