TV Klani e nxori jashtë vetes edhe lëkurën e fundit të gjarpërit tradiocional,si mbetje të fundit nga sistematizimi,të shtjellimit përzier me euforinë e programeve,që i mbyt me reklama deri në dhjet minuta. Fiton dhënien e kampionatit evropian,ku dhe trumpetoi me të madhe se,ky e europian futbollistik do të jepej falas nga ky stacion kombëtarë si të gjithë stacionet televizive Europiane. Por,çdodhi!? “Shpirti zbulohet në entuziazëm”. Po prisnim hapjen e ceremonisë,pas një diskutimi në studio të Klanit,diskutime koti nga aktor ,ku vetëm njëri ishte i profesionit. Nuk u dha asnjë pamje përreth stadiumit e më gjerë,ku TVSH ,e cila prononconte para ca viteve evenimentet ndërkombëtare jepte pamje nga qyteti,histori dhe ngjarje të tifozëve,pra një larmi pamjesh. Papritur,ekrani bllokohet,ndeshja do të jepej vetëm për taksorët dhe ata që dispononin satelitorët nuk u lejohej shikimi futbollistik. Atëhere,i telefonojë kompanisë televizive Nisatel,ku jam klient i rregullt prej shumë vitesh. Punëtori shërbimit me njoftoi se,duhen paguar 1500 lek për të ndjekur kampionatin europian,se me demek nuk e lejonte kompania e Tringut. Përse duhej të paguaja unë para kur marrëveshjen e kisha me kompaninë, ku i shlyeja çdo muaj këstin e internetit dhe të pamjeve televizive?Argumenti që i parashtrova punonjëses të shërbimit,nuk u pranua. Atëhere vura në punë aparatin satelitor,që vetëm një herë të vetme është njoftuar se janë aparate pirate,ku janë shitur e vazhdojnë të shiten në treg dhe në rrjete të programeve sociale. Atëhere lind pyetja,përse nuk hiqen nga qarkullimi këta lloj aparatesh?Apo kanë marrëveshje të fshehta brenda tyre dhe,prishja e kontratave solli pasojat në këtë ngjarje të madhe futbollistike,ku pasojat si gjithmonë i ha populli. Në hapësirën sportive të digjitalit e gjej ndeshjen hapse pas dhjet minutash, atëhere fillojë lojën Nistateli duke përgjysmuar dhënien e internetit. Shkojë te Tringu, as dhe një minute nuk zgjaste shikimi dhe zhdukej. Ç’të bëja,nervat kishin kapërcyer në ajri,më në fund gjeta një stacion televiziv sportive,që nuk e kisha fare haberin seç gjuhe ishte. Dhe kjo gjendje vazhdoi më keq dhe kur u ndesh Shqipëria me Italinë. Ndaj,mendoj se TV. Klani nuk duhet të traspentoi këto ngjarje historike futbollistike,madje t’i hiqet menjëherë ky eveniment shumë i rëndësishëm futbollistik. Djemtë tanë po luftojnë me mish e shpirt që të gëzojnë shqiptarët kudo nëpër botë,ndërsa një paçavure stacion sjell nervozizëm e ligësi me manovrimet e tyre përfituese. Turp,të përfitosh nga këmbët e atyre të rinjve që po bëhen copash për të nderuar kombin dhe flamurin kuq e zi,që ka pushtuar Europën. Djemtë tanë realizojnë ëndrrat e shqiptarëve me prirjet e tyre himnizimi,duke manifestua një futboll heroik të barabartë midis të barabartëve. Ata e kanë fituar betejën,paçka se lufta vazhdon në arenën e Titanëve. Faleminderit djema Kuq e Zi,që na rreshtuat në mes më të mirëve!