Vangjeli, na kujton shumë e shumërreshtatregimesh, vjershash, monologë a dialogë që nisin me këtë emër. Por mbresëlënëse ka qenë e mbetet ajo pjesa dramatike e A.Z.Çajupit poetit të madh të Rilindjes sonë Kombëtare (që disa servilë e pleshta parazitë të politikës së ditëve të sotme e ngatërrojnë me rilindjen e kryetarit E.Rama?) ku Tana i ankohet shoqes së vet: “Ç’e dëgjon Vangjelë , kur nukë ka gjellë”!- dhe iku me vrap që të gatuante për burrin.Por ja që në ditët e sotme nukka më vend as për, burrë, as për Vangjel e as për gjellë se na mbytën turistët e huaj! Kam një shok të hershëm të rinisë, që lindi Vesel, por ia ndrruan emrin në Vangjel, sipas një bestytnie që, ai me emër të ringjallur,vetëm kësisoj, jeton i sigurt dhe mëgjatë.Vangjelin, që tani sapo ka hedhur hapat e para në vitin e tetë dhjetë të jetës së vet, prej dhjetë vjetësh plazhon familjarisht në një pallat modest nëthellësi të Divjakës, në një vend thuajse të virgjër. Një herë, para ca vitesh, na ftoi atje dhe pashë qëishte çlodhje me shumë interes së pari, ekonomik, e pastaj psikologjik, shëndetësor dhe mjedisor. Kishte edhe rërë e ujë të kripur, edhe ferra e pisha, edhe ekualipse e pula shqerake; edhe gjarpërinj e peshq; edhe bostan e domate, qershi, pjeshkë – të tëra këto bio-siç është bërë zakon të thuhet këto vite.Vetëm uji i pishëm vinte nga qyteti, kurse uji për larje e shpëlarje ishte i rregulluar më së miri në çdo kuzhinë e mjedis prej një pusi me korent. E kishim zili Vangjelin për këtë pushim njëmujor aq shëndetsjelljës. Dje, kur pimë kafen e mëngjesit, më thotëshumë i trishtuar: më mori pronari i pallatit nga Divjaka dhe më tha një lajm që më prishi shumë punë . Unë shqeva sytë. Ai vazhdoi:” “O Vangjel, më vjen keq, por nuk ka vende për këtë vit! Më erdhën e ma zaptuan ca të huaj.E kam kaparosur me kontrata të rregullta me turistëtpolakë nga maji gjer në fund të nëntorit!” E ç’t’i thosha?- e mbylli bisdën miku im. Por po aq i trishtuar mbeta edhe unë. Domethënë, për Vangjelin, ish-mësuesin shembullor atdhetar që u ka dhënëmësimet egjeografisë dhe historisë së Shqipërisë, qindra e mijrave nxënësve nuk paska më vend për të pushuar në vendlindjen e tij?! Kështu, të tilla ankesa dëgjojmë edhe në Ksamil, edhe nëDurrës,Velipojë, Sarandë,Vlorë. Vendasit nuk kanë vend për pushim.Konkurrencë! -do të thotë dikush. Joooo! Kjo është politikë e mbrapshtëdhe safi antishqiptare e segmenteve qeveritare duke nisur nga ministria përkatëse dhe vetëkryeministri.Këto instanca dinë të numërojnë se sa turistë hyjnë në Rinas në një ditë(ku shpesh herë fusin në numër edhe ata që nuk janë turistë por qytetarë për punë, detyrae halle) e nuk arrijnë që të kryejnë detyrën për sigurimin e domosdoshëm të vendeve për pushim të shqiptarëve. Qeveria është e votuar nga populli shqiptar e jo nga manjatët e kapitaliteuropian që nuk dinë ku të çojnë paratë! Logjika thotë se në radhë të parëduhen sistemuar njerëzit tanë e pastaj të huajtë. Janë çmendur shumica e njerëzve- sekserë e pronarë të plazhevetë babëzitur pas dollarit si hamshorët ergjelé.Djemtë e vajzat tona emigrojnë se nuk kanë kushte e paga të larta këtu dhe nëpër xhama dyqanesh lexojmë afishimet: “Kemi nevojë për pastruese- paga e konkurueshme”-; “Kërkojmë staf”; “kemi vende pune për kuzhinierë,”; “vend pune për rrobaqepëse”;“kërkoj qërues peshku” – shkruhej në derën e një restoranti në Unazën e vogël etj, etj. Po zbrisja shkallët me çantën e psonisjes në dorën e majtë dhe në korridorin e katit të parë pashë që shtatë pastrueset e pallatit tonë shumë shkallësh e 18 katësh, ishin grumbulluar rreth një gruaje fustançarë gjer në rrëzë të kofshës, me buzë të ngjyera me të kuq të rëndë dhe me cigare në dorë që bisedonte me me to me zëjoshës, pyetës dhe tone të larta.Kuptohet që nuk ndalova,por në kthim hasa pastruesen e shkallës sime dhe e pyeta se ç’qe ajo ‘mbledhje’ fjalëzjarrtë. Zonja e nderuar që na pastron shkallët e pallatit më çuditi kur më tha se ajo që fliste aq fortkishte ardhur nga ato zyrat e Bashkisësë kryeqytetit që merren me turizmin dhe,pasi ish informuar për pagën e këtyre, iu kish ofruar pagë mujore shtatëdhjetë mijë lek në muaj, pra tridhjet mijë më shumë se këtu.Jashtë kllapave: flasim vetëm më lek të rinj. “Na duhen urgjent forca pune për pastrim të ambjentevenë Tiranë ku kanë ardhur turistët e huaj! Ndaj ju bëj thirrje që ta lini këtë punë këtu dhe të vini tek ne!” U befasova. Por më e forta akoma ishte se në të dalë të ashensorit, në katin e shtatë u gjenda ballë për ballë me administratorin e pallatit i cili me që më njeh dhe e njoh, më bëri një propozim “fantastik” .”O, zoti Sofo, pse nuk e sjell gruan ti këtu tek unë pastruese në pallat? Merr gjashtëdhjetmijë lek në muaj pa u lodhur shumë.Brenda është dhe nuk e zë as era e as shiu.” E ndërpreva duke e falënderuar se ime shoqe është shtatëdhjetëe katërvjeçe; jo se nuk e do punën, por nga drejtoreshë shkolle që ka qenë tërë kohën,paksa e sëmurë,e ka të vështirë edhe për moshën që të nisë përsëri si pastruese, ndërkohë që pensioni ynë së bashku me ndihmën e djalit na mjafton për jetën më të thjeshtë. “Ai vijoi: po ç’ke o ti, për katër muaj ajo do marrë aq lekë sa merr deputeti për një muaj. Nuk i thonë pak, apo jo?!” Bisedoja si zakonisht një herë në javë, në telefon me Pjetrin, shokun tim të shkollës së mesme të agronomisë, që banon në bashkinë Kamëzdhe ndër të tjera më tha: “ Prena, e shoqja, ka filluar një punë në Divjakë”. E ndërpreva se mbase nuk e dëgjova mirë.Ku Divjaka e ku Kamza! Por miku im durimshumë më shpjegoi: i merr, i shpie dhe i sjell një fugon njëzet gra që punojnë atje pastruese në lokalet dhe mjediset ku janë akomoduar turistët e huaj. Pa
gesa është shtatëdhjetë mijë lekë nëmuaj.Andej nga lagja tjetër e Kamzës është një furgon për në Durrës-Plazh që bën këtë rrugë çdo ditë.Lëre seç bëhet në Ksamil, ku pastruesja kërkon një milion lekë rrogë mujore që të fillojë punën,-më habiti Pjetri. Kësisoj turizmomania e Edi Ramës po sjell dollarë dhe euro,thotë ai dhe servilët e tij.Por asnjëri nuk tregon humbjet, dëmtimet dhe shqetësimet që po ngjall njëherazi kjo dalldi turistike e iniciuar dhe dëndur reklamuar nga vetë kryeministri së pari e pastaj mediat shqiptare. Po dëmtimet që pëson mjedisi dhe objektet e vizituara? Po shqetësimet e vendalinjve që iu është zënë vendi i punës dhe vendpushiminga të huajtë;mund të ketë në Skrapar edhe njerëz që duan të punojnë në këto hotel-restorante pranë Osumit,por vendin e kanë zënë dy vajza nga Nepali që nga rrëza e Everestit dhe tre djem filipinezë,tutje nga matanë Oqeanit Paqësor!? Po rritja e çmimeve të artikujve të domosdoshëm dhe të përditshëm që dëmton blerësit pensionistë vendas?Po prurja e sa e sa sëmundjeve të turlillojshme? A mos vallëka në Rinas a gjetiu, ndonjë kontroll shëndetësor?As që i shkon në mendje kujt kjo gjë.Mirë që sjellin kultura e historira të reja e të panjohura për ne ata aq shumë lloj turistësh që hyjnë,a ka menduar njeri se sa shfaqje imoraliteti, dezinformimi,keqinterpretimi, përdhunimi, përvetësimi, drogimi, spiunazhi dhe sidomos nënvlerësimi kombëtar përcjellin jo pak syresh ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve?Përse e miratoi kreu i qeverisë mbylljen për katër vjet të Muzeut Historik Kombëtar, apo sepse paskan filluar të pikojnë dy pika në cepin e djathtë të pjesës juglindore të ndërtesës me simbole komuniste??!Kush e ha këtë! Është një sfidë e madhe që imponohet efektit ndërkombëtarizues të emblemës shqiptare. Që ajo të mos njihet , të mos lartvlerësohet ashtu siç është. ”Ishim në Shqipëri po ata janë aq prapa sa as muze kombëtar nuk kanë!”-do të thonë, jo pak prej tyre. Shkurt: ju ‘të dashur’ turistë mesatarë në xhepa, dhe ju manjatë të aventurave natyrore, nuk ka pse të dini se cila është historia e plotë e Shqipërisë, luftrat, sakrificat, kulturën,gjuhën,traditat. Mjafton që të shijoni mishin,rakinë,pyllin, gurin dhe shkëmbin, detin dhe bregdetin.Lere pastaj se ku fle lepuri për ndonjë pis lloj biznesi aty në qendër të kryeqytetit!Na paske shitur si mall të rëndomtë dhe shumë lire,o zoti kryetar!Qofsh i fundit kryetar që i vure zjarrin shtëpisë stërgjyshore e tejet të lashtë të shqiptarëve!