Fshehja e pasurisë nga ana e politikanëve, zyrtarëve të lartë, ministrave, gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë është bërë një trend, pasi ka nga ata që vazhdojnë edhe sot të mendojnë se nuk do të zbardhen asnjëherë burimet e të ardhurave. Kështu menduan dhe prokurorët dhe gjyqtarët, por me fillimin punë të vetingut, mbi 80 përqind e sistemit të drejtësisë kanë mbetur në rrjetën e tij. Dhe të gjithë ata që nuk kanë mundur t’i mbijetojnë vetingut, apo kanë dhënë dorëheqjen nga frika janë “djegur” vetëm e vetëm se kanë fshehur pasurinë e vënë përmes abuzimit. Ky proces ka zbardhur mospërputhjen e deklarimeve të tyre në Inspektoratin e Pasurisë për vite me radhë. E njëjta gjë mund të ndodhë dhe me politikanët, pasi mund të ketë dhe veting në politikë. Por nga ana tjetër, shumë prej tyre mund të pësojnë dhe fatin e Arben Ahmetajt, të cilin e fundosi pasuria. Shprehja e famshme “Follow dhe Money” (ndiq paratë), e cila edhe sot pas dekadash vijon të jetë udhërrëfyes i strukturave ligjzbatuese në luftën kundër pasurisë së paligjshme, e krijuar nga autoritetet hetimore amerikane u zbatua nga Prokuroria e Posaçme për hetimin dhe fundosjen e ish-ministrit socialist. Për të bërë një krahasim me akuzat që janë hedhur së fundmi për fshehje pasurish tek opozita, gazeta “SOT” ka siguruar nga ILDKPI të dhënat për vitin 2022 për 3 emrat më të lakuar në “Foltoren” e Sali Berishës: Flamur Noka, Ina Zhupa dhe Edi Paloka. Më poshtë do të zbardhim deklarimet e tyre të pasuritë dhe akuzat për secilin prej tyre.
Pasuria e Flamur Nokës
Vitin e kaluar shkaktoi bujë deklarata e Gazment Bardhit se deputeti i PD Flamur Noka disponon një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalëzit. Kjo akuzë u kthye në temë debati për disa muaj me radhë pasi sipas Bardhit, Noka e mban të fshehtë dhe nuk e ka deklaruar në pasurinë e tij. Noka është akuzuar gjithashtu dhe nga ish-deputeti i PS-së Alket Hyseni se ka përfituar tre apartamente në një pallat në Sarandë, ndërtuar për të pastrehët, akuzë që nuk është pranuar nga deputeti i PD-së. As apartamentet, por edhe vila nuk është deklaruar në ILDKPI. Flamur Noka ka deklaruar për vitin 2022: Aseti: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 220,450.00 ALL. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga interesi, Shuma:220,450.00 ALL. Aseti: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera:16,519.82 ALL. Gjendja deri në datën:31/12/2022. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga paga,Shuma:16,519.82 ALL. Të ardhura nga interesa bankare dhe bono thesari. Nga data:17/04/2022. Në datë:17/10/2022. Shuma Neto:220,450.00 ALL. Të ardhura nga paga si deputet: Nga data:01/01/2022. Në datë:31/12/2022 Shuma Neto:2,357,424.00 ALL. Kredi bankare. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 2,101.89 euro. Shuma e pashlyer: 6,835.76 euro. Sërish kredi bankare. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 198,000.00 ALL. Shuma e pashlyer:2,393,000.00 ALL. Bashkëshortja e tij deklaron vetëm llogarinë bankare 109,762.28 ALL dhe pagën prej 1,398,688.00 ALL.
Ina Zhupa
Fabian Goçi, është burri i Ina Zhupës. Kohëve të fundit në media është përfolur se Fabian Goçi, nga një person që karrierën e tij e ka nisur si faturist, është kthyer më pas në oligark. Sipas akuzave, Ina Zhupa, jeton mes luksit në qendër të Tiranës, ku së fundmi kanë nxjerrë dhe dokumente se burri i deputetes së PD-së Ina Zhupa, rezulton askioner tek kulla pas Sahatit të Tiranës. Akuzat i ka artikuluar edhe Evi Kokalari. Po çfarë ka deklaruar Ina Zhupa në ILDKPI? Aseti: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 189.55 EUR. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Aseti: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 529.31 ALL Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Aseti: Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 2,117,038.89 ALL. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga, Shuma: 2,117,038.89 ALL. Aseti: Depozitë bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 22,000.00 ALL. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga interesi, Shuma: 22,000.00 ALL. Aseti: Depozitë bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 247.72 ALL. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga interesi, Shuma: 247.72 ALL.
Edi Paloka
Pasuria e dyshimtë e Edi Palokës ka vite që diskutohet në politikë e media. Pikwpyetjet kanë qenë se si Edi Paloka ka vilë në Golem, rezulton pronar tokash në Kavajë, ka makinë Range Rover, 2 pasuri në Tiranë. Ku i gjeti paratë? Debatin e rindezi para pak javwsh dhe Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj, i cili zbuloi se Edi Paloka, deputet i Rithemelimit, ishte shpallur investitor strategjik nga qeveria. Sipas tij, Paloka ka marrë disa prona në bregdetin e Spillesë ku do të ndërtohen resorte turistike. Deputeti i Rithemelimit reagoi pas deklaratave duke iu drejtuar me akuza dhe fyerje Hasanajt. Ndërkaq Paloka thotë se i ka trashëgimi nga babai, por nuk sqaron se si i janë trashëguar mijëra m2 prona në bregdetin e Kavajës kur pronat e familjes së tij i ka në Lezhë. Hasanaj i publikoi dhe formularin e vetëdeklarimit të pasurisë të deputetit të Rithemelimit ku rezulton se ka deklaruar disa mijëra hektarë prona në zonën e Kavajës dhe bregdetin e Spillesë. Sipas Hasanajt, në pronat e Palokës do të ndërtohen komplekse turistike strategjike. Por çfarë ka deklaruar për vitin 2022 Edi Paloka nw ILDKPI: 3 llogari bankare me shumat: Aseti:Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 2.53 euro. Gjendja deri në datën:31/12/2022. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga interesi, Shuma:2.53 euro. Aseti:Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera:14.47 USD. Gjendja deri në datën:31/12/2022. Aseti:Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera:2,567,069.25 ALL. Burimi i Krijimit: Të ardhura nga paga, Shuma: 2,567,069.25 ALL. Të ardhura të tjera. Nga data:01/01/2022. Në datë:31/12/2022. Shuma Neto:1,105,829.00 ALL. Të ardhura nga paga si deputet. Nga data:01/01/2022. Në datë:31/12/2022. Shuma Neto: 2,047,827.00 ALL. Bashkëjetuesja e tij deklaron në ILDKPI: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera:1,347.72 ALL. Të ardhura nga paga. Emërtimi:Shkolla e Magjistratures nga data: 01/01/2022, në datë:31/12/2022. Shuma Neto:761,037.00 ALL. Kartë krediti. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 248,661.00 ALL. Shuma e pashlyer:71,063.49 ALL Vajza e tij deklaron në ILDKPI: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 29,614.06 ALL. Të ardhura nga paga. Nga data: 01/01/2022. Në datë:31/12/2022. Shuma Neto:1,470,145.00 ALL. Kredi bankare. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 155,462.91 ALL. Shuma e pashlyer:3,263,296.50 ALL.