Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në një media, ku u diskutua për partitë e reja dhe mundësitë e bashkëpunimit mes tyre. Zoti Qori theksoi se bashkëpunimi nuk mund të bëhet thjesht që krerët e këtyre partive të bëhen deputetë, por çdo bashkim mund të bëhet vetëm në emër të parimeve dhe kur ai dhe partia që drejton, ka besim se këto forca të tjera nuk tradhtojnë parimet rrugës, siç ka ndodhur shpesh në politikën shqiptare. “Unë nuk dua të dal si njeriu që prish dasmën… “Lëvizja Bashkë” në mënyrë kategorike përjashton bashkëpunimin me partitë e vjetra që na kanë vjedhur. Kjo sepse e kemi kuptuar qysh herët që këto parti të vjetra, janë kanceri i vendit. Kur vjen pyetja te bashkëpunimi me forca te reja, “Po” apo “Jo”, është e kushtëzuar. Nëse është për t’u bërë deputet, unë them jo, nuk është qëllimi im në jetë të bëhem deputet. Ka pastaj çështje të besimit politik. Në zgjedhjet e ardhshme kam idenë se nuk do të ketë asnjë parti që do të ketë shumicën. Ajo parti që është e para do nisë të peshkojë. Unë do të isha pjesë e një grupimi, kur kam besimin se askush nuk do të shitet. Kushtet për ta vërtetuar, është qëndrimi ndaj problemeve të mëdha që ka shoqëria dhe shteti shqiptar, që është lufta ndaj oligarkisë, pushtetit aktual. Ta thuash të vërtetën aty ku janë interesat më të pista. Kjo nënkupton kosto, kjo nënkupton që mund të të përjashtojnë nga televizionet, pra nënkupton që politika e bërë me parime sjell kosto. Po të jemi të gjithë në këtë vijë, “Lëvizja Bashkë” do ta mendojë bashkëpunimin, por nuk jemi ende në këtë vijë. Ka rëndësi karakteri, e vërteta, idetë. Nëse i kërkon qytetarëve nesër votën në emër të një koalicioni, duhet një program, një ide të transformimit të shtetit, nuk mund të thuash vetëm ne fytyrat e reja”, deklaroi ai. Më tej Qori theksoi se lufta kryesore e forcave të reja, nuk duhet të jetë vetëm ndaj politikës së vjetër, por ndaj oligarkëve që i mbajnë ata në pushtet. “Kemi me pasuri zyrtare oligarkë që deklarojnë mbi një miliard euro. Mbajnë në këmbë strukturën kleptokratike dhe klienteliste. Ne kemi nevojë për parti politike ku përputhen fjalët me veprat, ku ke koston, shkon në burg, rrihesh nga badigardi i oligarkut, etj”, nënvizoi kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë