Zgjedhja për t’iu bashkuar Rithemelimit, deputeti Gazment Bardhi i ftuar dje në një media ka deklaruar se ka ardhur pasi ka bërë betejë për lidership të ri por ka dështuar. Në këto kushte, ai thotë se i është bashkuar shumicës duke humbur betejën që kishte. “Kemi 5 muaj që themi se do të ndodhë së shpejti bashkimi i grupit të PD-së. Unë e kam thënë që nuk e kam asnjë kompleks që të bëj mbledhjet e grupit në selinë e PD-së. Një lidership i ri do ishte zgjidhja optimale për PD. Mirëpo kjo është çështje e asaj si unë e shikoj dhe gjykoj situatën. Për fat të keq mendimin tim nuk e ndan shumica e anëtarëve të partisë. Pyetjet për Uashingtonin u ngritën mbi bazë të teorive që nuk qëndrojnë… Nëse shumica e anëtarëve do ndanin të njëjtin qëndrim si unë do ishte ajo zgjidhja që do përqafohej nga partia. E vetmja zgjidhje që mbetet po do duhet të respektohet vullneti apo dëshira e shumicës së anëtarëve. Pra ne nuk duhet të mbetemi peng, kemi humbur shumë kohë nga ky debat. Kemi humbur dhe lidhjen me qytetarët. Duke ruajtur qëndrime e ndryshme që kem9i ë bëhemi të gjithë bashkë dhe të përpiqemi të ngremë atë frymë të nevojshme së pari për strukturat e partisë por edhe nevojës së qytetarëve. Nëse do vazhdonte ky debat për një zgjidhje siç e mendoja unë ne do shkonim në zgjedhjet e ardhshme të përçarë”, deklaroi Bardhi.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë