Bardhyl Reso, një nga ndër 13 anëtarët e parë të Komisioni Nismëtar të Partisë Demokratike dhe deputet i Kuvendit të parë demokratik pluralist postkomunist ka folur rreth situatës politike në vend, ndërsa ka lëshuara kauza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një intervistë për “Dritare TV”, zoti Reso zbulon se çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumanit. Po ashtu, ai thekson se ish-presidenti Meta po bën përpëlitjet e tij të fundit dhe se sipas tij, kreu i PL, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër. Më poshtë gazeta “SOT” po pasqyron një pjesë të intervistës së analistit Bardhyl Reso.
Ja një pjesë e intervistës së zotit Bardhyl Reso:
Akuzat ndaj SPAK
Altin Dumani, SPAK-u është krijesë e Reformës në Drejtësi që ë kanë ngritur dhe e subvencionojnë dhe e mbajnë në këmbë SHBA dhe BE. Ato për të mos sulmuar direkt Amerikën, i sulen Dumanit. Për çfarë i sulen Dumanit? Dumani drejton një drejtori e cila e ka për detyrë luftën kundër korrupsionit. Pse po i merr në pyetje Altin Dumani njerëzit e Ilir Metës dhe Sali Berishës, i merr në pyetje pasi ka hapur dosje pasi janë persona në dyshime të larta për korrupsion dhe përvetësim të pronave shtetërore e publike. Këto janë thjeshtë për të mbushur hapësira televizive, tani i kanë gjetur se Altin Dumani qenka kushëri me Nuredin Dumanin. Në Shqipëri njerëz me mbiemra të ngjashëm ke plotë. Këto janë arsyetime banale që bëjnë shqiptarët për të mbuluar akuzat e pabaza që bëjnë shpesh herë.
Qëndrimet e Ilir Metës
Këto janë lajthitje politike, Ilir Meta ka nevojë urgjente për një konsultë me një spikiatër. Një nga metodat për të përmirësuar gjendjen psiqike, e para që të thonë doktorët, të thonë merru me sport. Sepse duke u marrë me sport gjatë momentit që hyp nëpër hekura për të ruajtur kokën, i ikën mendja nga këto të këqija që ka në kokë, edhe kur merr malet, majat e Tomorit apo Skraparit. Ilir Meta po bën përpëlitjet e tij të fundit, me njerëz që mbase kanë detyrime rreth tij pasi Meta ka qenë një njeri se personat që i kanë shërbyer atij i ka shpërblyer mirë. Ilir Meta ka qenë një person që edhe sukseset që pati me rritjen e votave që i ka patur vetëm në sajë të shpërblimeve që ai iu jepte shërbimeve që ai kishte bërë për njerëzit që ai i kishte pranë tij. Siç janë personat që shkojnë çdo ditë te ballkoni i Sali Berishës, edhe Meta ka disa njerëz të tij, shok të vjetër të luftës patriotike.
Meta përmend Vojo Kushin për të kërcënuar SPAK
Heroizmi i Vojo Kushit nuk ka lidhje me Vojo Kushat që ka Ilir Meta, për çfarë do t’i përdor Ilir Meta Vojo Kushat, për të vrarë SPAK-un, do shkojë të bëj atentat në SPAK? Ai tregon që nuk është në rregull nga ana psiqike, është jashtë kontrollit psiqik, duhet të vizitohet nga një ekip mjekësh pasi çdo gjë mund të pritet nga ai. Këto janë bërë një kokë tani, televizionet e Saliut, Çim Peka dhe nga ana tjetër Ilir Meta me televizionet që i subvencionon, këtë punë kanë gjithmonë, i janë sulur Dumanit. Ka takuar Dumani McGonigalin. McGonigali u gjykua në një çështje në Amerikë dhe ka mbaruar puna e McGonigalit. Këto McGonigalet që përdorin këto janë për tu justifikuar edhe ato ditë që të vazhdojnë të rijnë jashtë dhe të mos iu merret pasuria. Ky është qëllimi i tyre që përdorin McGonigalin dhe Altin Dumanin. Po shikoni me çfarë gjërash banale që merren. Nuk e kuptoj pse Ilir Meta e ka gjetur për model Vojo Kushin. Vojo Kushi ka qenë një partizan trim, një hero, një nga luftëtarët që në ditët e para bëri një akt heroik, hypi me autoblindë Italian në mes të Tiranës, hodhi granatën dhe shpërtheu. Vojo Kushat që ka Ilir Meta, nuk e di se çfarë planesh kanë. Praktikisht deri tani armik të jashtëm nuk kemi, armik ose agjendë të armikut vetëm në qoftë se do të kemi SPAK-un. Vetëm ai mund të quhet armiku.