Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në Strasburg ditën e djeshme ka votuar unanimisht propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha për konfiskimin e aseteve shtetërore të Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Nëpërmjet një videoje të publikuar nga vetë drejtuesi politik i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin. “Të dashur miq ju përshëndes këtu nga aola, nga agora e Parlamentit Europian ku Asambleja Parlamentare sapo ka votuar unanimisht propozimin tim, rezolutën për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Dhe po kështu rekomandimin që Këshilli i Europës të ngrejë pa vonesë një komision ndërkombëtar të pretendimeve të Ukrainës për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus dhe një fond ndërkombëtar për depozitimin e të gjithë aseteve të ngrira ruse, mbi 300 miliardë euro dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës. Në këtë takim, në këtë mbledhje të veçantë ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Ukrainës, fjala e të cilit po kështu ka pasur një peshë të jashtëzakonshme”, thotë Basha. Nëpërmjet votimit për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse, Basha thekson se mbetet i palëkundur me qëllimin e vetëm për të forcuar Ukrainën dhe duke e mbështetur pa kushte deri në mposhtjen e plotë të Rusisë. Gjatë fjalës së tij, Basha drejton gishtin e fajit nga Rusia e cila duhet të paguajë edhe financiarisht ndaj Ukrainës për masakrën e shkaktuar. Pagesat financiare dhe vendimi i marrë nga KiE, sipas Bashësh shihen dhe si një pengesë ndaj agresionit rus duke frenuar akoma më shumë luftërat ndaj Ukrainës, me finalizimin e mposhtjes së plotë të Rusisë. “Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërruese dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrimet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e saj. Qeveria ruse duhet të mbajë përgjegjësi për kompensimin e humbjeve njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin e Ukrainës. Teksa përjetojmë një moment të rëndësishëm në shekullin e 21-të, ne po ndërmarrim veprime të përbashkëta për të ruajtur dhe përforcuar bashkëpunimin tonë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë. Me votën tonë sot ne rikonfirmojmë se mbetemi të palëkundur në qëllimin tonë: të forcojmë Ukrainën në mënyrë që pasojat – duke përfshirë dhe ato financiare – të agresionit rus, të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm, dhe të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, për të mposhtur plotësisht dhe pa kushte agresionin rus. Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërruese dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrimet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e saj”, nënvizoi Basha.
Këngëtarja e njohur me famë botërore publikon videon duke qarë, çfarë ndodhi me yllin e popit
Një video e postuar nga Camila Cabelo në TikTok ka shqetësuar miliona ndjekës të saj. Ylli i popit filmoi veten...
Lexo më shumë