Seanca plenare e kësaj të enjteje u mbyll për 7 minuta, mes bilbilave, zhurmuesve dhe tensionit në sallë.
Deputetët e opozitës vepruan me të njëjtin skenar si në seancat e fundit, duke krijuar kaos.
Tensioni në sallë u zhvendos në oborrin e Kuvendit, ku Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhi i zunë pritë kreut të PDIU Shpëtim Idrizi, pasi ky i fundit bashkoi votat me maxhorancën për të kaluar me 77 vota pro marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.