Adrian Çela, administrator i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) do të largohet nga detyra pas mbarimit të mandatit. Zoti Çela do të lërë tashmë detyrën e marrë prej tij në vitin 2014, ndërkohë që gazeta “SOT” ka mësuar se vendin e tij do ta zërë Enea Karakaçi. Ky i fundit aktualisht mban postin e drejtorit të Përgjithshëm të Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe pritet të emërohet në krye të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike zotin Çela. Emërimi i zotit Karakaçi është një zgjedhje e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila prej disa kohësh po bënte luftë brenda OSHEE, për të vënë në kontroll këtë institucion të rëndësishëm. Dhe mesa duket pas disa detajeve, zonja balluku ja arriti qëllimit t’i mbushte mendjen kryeministrit Edi Rama, duke çuar drejtor zotin Karakaçi.
Prapaskenat
Por zëvendësimi i Adrian Çelës me Enea Karakaçi dëshmon se kacafytja e heshtur dhe lufta e gladiatorëve brenda Partisë Socialiste, për të vendosur kontroll klanor e monopol aferash edhe në sektorin e energjisë, po dirigjohet nga Belinda Balluku, tashmë e dyta në pushtet, por e para për prapaskena. Ajo fillimisht e zëvendësoi Ardian Çelën me Bledar Dalipin, një “ushtar” në hije i Belinda Ballukut në kupolën e OSHEE, i cili, ka qenë drejtori “de facto” e fuqiplotë në këtë kompani, qysh prej muajit korrik 2022 kur Balluku i emërua zv/kryeministre. Burime nga qeveria “Rama” dhe nga kryesia e PS, kanë bërë të ditur se kreu i OSHEE, Adrian Çela, u rrëzua pas shumë makinacionesh, prapaskenash, kurthesh e kërcënimesh që bëri ndaj tij zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh “Sekretare e Parë” e Qarkut Dibër. Është vërtetë një luftë e egër brenda llojit që po ndodh në PS e qeveri, për faktin se Belinda Ballku prej 4 vitesh ministre fuqi-plotë e 60% të ekonomisë e tenderëve dhe prej 1 viti zv/kryeministre, ka marrë fuqi si “Sulltaneshë” e pushtetit, ndërsa Ardian Çela i OSHEE, prej 8 vitesh është “delfin i pishinës” së Bablokut. Shkarkimi i Ardian Çelës, tregon fuqinë që po vazhdon të marrë Belinda Balluku në pushtet, aq sa Babloku, nëse nuk po e urdhëron vetë në prapaskenë për të bërë goditje të miqve e sekserëve të tij, po e lejon në heshtje të veprojë, sikundër e kanë bërë me dije edhe disa media e portale investigative. Kujtojmë, që më 10 janar 2023, pyetjes së gazetarëve nëse ishin të vërteta, fjalët e dala nga PS për shkarkimin e drejtorit të OSHEE, Ardian Çela, ministresha Belinda Balluku, iu përgjigj: “Kush nuk zbaton standardet tona do largohet, por gjersa pyetët për emër konkret, duhet ta dini se asnjë nuk është i pa zëvendësueshëm”. Këtë paralajmërim Belinda e bëri realitet, duke e shkarkuar dhe zëvendësuar Ardian Çelën jo se ky i bënte hije në pushtet, por sepse të gjithë pushtet dhe entet shtetërore ku qarkullojnë miliardat, duhet t’i kontrollojë vetëm ajo.