Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar sesi operonte grupi i Olsi Ramës dhe i Amant Josfiti, grup që merrej me mashtrimin e Bitcoin. Berisha doli në një konferencë me gazetarët dje, duke akuzuar kryeministrin dhe vëllanë e tij se kanë mbrojtur Josifin, i cili ka mashtruar me qindra persona në Spanjë, Gjermani, Francë dhe shtet e tjera. Sipas Berishës, policia ka qenë në shërbim të tyre, pasi u bënte presione call centerave në mënyrë që të frikësoheshin punonjësit dhe ata më pas shkonin të punonin te biznesi i Olsit dhe Josifit. “Amat Josifi figuron ortak i Olsi Ramës. Unë di tjetër se Tirana ka shumë call centera. Policia shkonte dhe intimidonte një seri call center në mënyrë që punonjësit të mërziteshin, të ishin të pasigurt dhe ndërkohë sekserët e Amant Josfiit u ofronin vende pune të sigurt në call centerat e tyre. Në këtë mënyrë Amant Josifi, ortak i Olsi Ramës hapi 14 call centera. Çfarë bënin këta? Këta blinin në thonjëza bitcoin ose më saktë, u kërkonin të depozitonin bitcoin në një aplikacion që ja u servirnin vetë, me garanci se bitcoin do ketë ta zëmë jo 20 mijë euro, por 22 mijë euro. Dhe qytetarët mashtroheshin. Këta kurthin me aplikacion e kishin ndërtuar në mënyrë të tillë sa depozituesi kontrollonte dhe i dukej sikur e ka në aplikacion, në të vërtetë i ishte marrë nga aplikacioni. Ai i ishte marrë nga grupi i Josifit. Kishin konvertuesit. Njëri quhej Eneo. Kishin konvertues që i kalonin në Euro apo në lek. Dhe një pjesë që nuk kishin nevojë ti konvertonin i depozitonin në Dubai. Dhe këto janë të njohura”, deklaroi ai. Më tej ai tregoi sesi prokuroria u tregua e pafuqishme përballë Amant Josifit. Spanjollët nxorën urdhër arresti për të, por SPAK nuk kërkoi asnjëherë arrestimin e tij, shtoi Berisha. “Çfarë ndodhi? Prokurorët spanjollë erdhën në Shqipëri dhe lëshuan urdhër arresti për Amant Josifin. Prokuroria nuk lëshoi sepse dilte Olsi. Ndërkohë prokurorin gjerman e dërguan në call center që nuk kishin bërë këtë vjedhje. Ai konstatoi se asnjë nga punonjësit në atë call center nuk ishin gjerman folës. E la me shkrim. Këta i mblodhën, i çuan në komisariat dhe aty njëlloj si në rebusin Romak, pa asnjë kriter u thanë rrini këtu ju me fletë arrest, ju të tjerët ikni. Kjo gjykatësja që them unë i dënoi me 60 ditë burg dhe nuk zbardhi vendimin dhe ata kanë ndenjur 75 a më shumë ditë për shkak të mos zbardhjes së vendimit edhe ajo ishte pjesë e bitcoin. Por dhe ky do hetohet. SPKAP nuk hapi dot hetim në kohë kur ja mbathi Josifi”, nënvizoi ai. Berisha deklaroi se e ëma e Josfit, e cila ka post shumë të lartë në Shërbimin Civil ka dhënë dorëheqjen pas skandaleve, por Rama e ka refuzuar. Sipas Berishës, kjo u bë me urdhër të Olsi Ramës.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë