Bardhyl Reso, një ndër anëtarët e parë të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike ka folur për zhvillimet e fundit politiket në Shqipëri. Në një intervistë për “Dritare.net”, zoti Reso shprehet se kryeministri Edi Rama ka dosje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas tij, në 2025 kjo situatë do t’i kushtojë karrigen. Ai thotë se edhe nëse socialistët i fitojnë zgjedhjet, Rama nuk do të jetë më në krye të qeverisë duke nënkuptuar se do të rrezikojë burgun nëse e bën një gjë të tillë.
-Zoti Reso, Olsi Rama ka çuar në SPAK, Bardhin për kallëzim të rremë, si procedon Amerika në të tilla raste? A duhet të kenë prova politikanët të tilla për të bërë kallëzimet?
Në Amerikë, thirret në Gjykatë djali i Presidenti se është i akuzuar dhe jo Presidenti apo miku i presidentit t’i bëj kundra ankesë gjykatës. Prokuroria këtë ankesë të Bardhit e sheh dhe nëse ka gjëra të vërteta. Por ky është bërë model në Shqipëri që gjykatat të merren me problemet e ‘VIP’-ave shqiptarë dhe t’i gjobisin. Po këto janë gjëra që e bëjnë shtetin banal. Në vend që të diskutohen probleme kardinale të koncesioneve, kanë pasur oferta të mrekullueshme për Skavicën por për hatër të Amerikës ia dhanë Bechtel-it që ende nuk ka sjellë një projekt. Ky shtet është i korruptuar nga maja deri në fund.
-Ilir Meta shkon në Himarë, takon babain e Fredi Belerit dhe e quan të burgosur politik, si e shihni këtë ngjarje?
Janullatosit nënshtetësinë ia ka dhënë Ilir Meta, bëri krimin kombëtar me këtë gjë. Meta nuk është në rregull nga ana mendore dhe me veprimet e fundit që bën. Por i bën pasi janë të shitur te Greqia që falën tokën, lejojnë të bëjnë monumente, kanë lejuar të bëhen varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri. Këto janë të gjitha ridikime që kanë vorio epiriotët grekë dhe qeveria shqiptare hesht. Shkon Edi Rama në Himarë dhe pret Mitsotaqisin e ri. Ne vetë i bëjmë gabimet, i kemi mësuar grekët që të na shtypin e të kenë riedvikime në Shqipëri e deri aty sa na kërkojnë dhe Himarën. Këto jo vetëm që nuk ngopen duke vjedhur po janë të gatshëm të shesin vendin vetëm për interesat personale për të qëndruar në pushtet. Shqipëria me këto politikanë nuk do të bëhet.
-Nga ana anë Berisha kishte zgjedhur Belerin e nga ana tjetër Rama, Jorgo Goron por dhe ai përfundoi në SPAK, tjetërsim pronash, pazare. Duket sikur Himara është bërë toka e lakmuar e botës së biznesit të Tiranës dhe aty janë të fokusuar dhe çdo gjë bëhet për të pasur pjesën e investimeve në bregdet pasi ka marrë vlerën më të madhe në treg?
Sigurisht! Ça kujton se socialistët janë burra më të mirë. Beleri ishte një figurë anti-kombëtare që nuk meritonte të ishte kurrë kryetar i Bashkisë Himarë. Kujton se të tjerët janë burra më të mirë, të gjithë hajdut janë. Nëse ka bërë manipulimet i bëjnë në favor të miqve socialist, për burrin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçkës. Të gjitha politikanët janë anti-kombëtar duke e treguar me veprimet e bëra deri tani.
-Duket se opozita shqiptare është e fragmentarizuar, në njërën në kemi grupin e z. Basha që ligjërisht njihet si PD nga ana tjetër grupi Berisha por në mes mbetet çështja vulës. Një çështje që zgjatet pafund. Si po e shikoni, a po e dëmton demokracinë kjo mos dalje e vulës që edhe qytetarët të kuptojnë kush është Partia Demokratike?
Opozita është e shkatërruar, e copëtuar. Amerikanët do ta vendosin kush do ta marrë vulën. Nëse binden që Basha do të ketë forcat e tij dhe organizimin brenda partisë. Kjo punë mbaron në seancë gjyqësore për 5 minuta, por mund të jetë presioni që bën Rama pasi interesi i tyre është status quonë, duke e lënë kështu krijohet dhe një grindje. Në vend që të merren me Edi Ramën, Basha merret me Bardhin, kritikojnë njëri-tjetrin që janë të të njëjtit lloj. Të njëjtën gjë bën dhe Bardhi. Këto bëjnë lojëra fjalësh për të kaluar kohën. Nuk e di si do vendoset, do të gjejnë një zgjidhje, kështu e parashikoj. Do të bëjnë një zgjidhje për 2025-ën, pasi dhe Ramës nuk i intereson më të qëndrojë më gjatë në pushtet. Dhe ai e ka dosjen në Amerikë jo më të vogël sesa dosjet e Saliut dhe Metës. Këtyre iu intereson të vazhdojë në këtë situatë dhe mund të merren vesh të bëjnë një marrëveshje. Kam bindjen dhe po fituan me vota socialistët në 2025-ën, Rama nuk do të jetë më kryeministër. Ai do të rrezikohet shumë më tepër sa është i rrezikuar aktualisht.
-Sa mundësi ka që partitë e reja në këtë situatë politike që ndodhet opozita dhe qeveria të nxjerrin kohë të dalin në alternativë, të kenë artikulim ku kemi disa të rinj të cilët flasin, si i shikoni ju?
Partitë e reja dhe nëse kanë platforma, njerëz të aftë që e duan Shqipërinë, nuk mund të arrijnë të krijojnë ato një rotacion politik nëse nuk kanë mbështetje financiare. Edhe rasti Kreshnik Spahiut, nga mbështetja që pati, që thuhej nga Turqia, përsëri asnjë nuk arriti të bënte në politikë. Pa përmendur kohën kur kishte pushtet që mbante postin e këshilltarit të presidentit Topi. E shikoj të vështirë që njerëzit dhe partitë e reja, mund të jenë vërtetë idealistë dhe e duan Shqipërinë, në këto kushte që është krijuar një oligarki jashtëzakonisht e fuqishme me lidhje të forta dhe me drejtuesit e partive politike, ardhja shpejtë e një grupi të ri që të bëjë një rotacion politik, më duket e pamundur. Edhe përpjekjet që po bën Basha më duken shumë të ngadalta, duhet të kishte një aktivizim shumë më të madh. Duhet të kishte më shumë takime me njerëz, intelektual që kanë influencë si mund të kapërcehet ky handikap.
-Si e shikoni PD e Bashës në këto momente?
Unë nuk njoh strukturat poshtë, sa përkrahës ka në strukturë, sepse nëse do vota ato do merren nga poshtë. Tirana vërtetë bën pjesën kryesore, por janë dhe qytetet e tjera. Të gjithë ato që hyjnë në politikë, qoftë dhe idealistët për të fituar duhet të jenë në forume drejtuese të partisë, pasi nëse nuk janë në këto forume drejtime të partisë është e pamundur të paraqesësh idetë, mendimet e tua për ta çuar vendin përpara. Koha për deri në 2025-ën është shumë e shkurtër me këto ritme që po punohet. Edhe fakti që Grupi Parlamentar i Bashës është shumë për interesa te të pjesa tjetër, edhe lufta që Basha mund të bëjë në Parlament nuk arrin pasi ka pak njerëz.
-Nëse deri para pak vitesh nuk arrestohej askush, sot Altin Dumani është njeriu më i sulmuar nga politika shqiptare. A po trembet politika shqiptare sot nga SPAK-u?
Patjetër! Nga 200 zyrtarë që janë sot në pushtet, deri tani SPAK-u ka arrestuar deri tani 10 hajdutë.
Dumani kur ka raportuar në KLP, ka thënë: “201 procedime për korrupsion, 18 zyrtarë të lartë.
Shqipëria ka rreth 200 zyrtarë të lartë ka arrestuar 10. Nga 200 hajdutë, SPAK-u ka arrestuar 10 hajdutë. Ka sekuestruar pasuri të ballistëve që merren me drogë, por jo të politikanëve.
-Kreu i SPAK, Altin Dumani, raporton në KLP se në bilancin e punës së vitit 2023 dhe 2024, janë sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlere 41 milion euro pasuri me origjinë kriminale. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara me vlerën e 22.5 milion euro dhe -46% e zënë pasuritë e konfiskuara me vlerën 19 milion euro. Nga këto konfiskime 2 vila i kanë konfiskuar Ahmetajt.
2 vila, qeveritarët kanë nga 20 vila. Milionat i kanë qeveritarët dhe pjesën më të madhe të parave e kanë çuar jashtë Shqipërisë. Ka persona të veçantë që merren veç me atë punë, merren me transferimin e parave. Në Shqipëri ka lekë sa të duash po shkojnë në duart e tyre. SSPAK-u po punon shumë ngadalë dhe në mënyrë selektive. Akoma kanë frikë nga peshqit e mëdhenj, akoma kanë frikë nga hajdutët kryesorë të Shqipërisë. SPAK-u nuk merret me kokat e mëdha. Del Sali Berisha dhe bën komedi e bën shfaqe. Me këto politikanë nuk bëhet Shqipëria. Ndryshimi fillon nëse bëhet referendum popullor dhe partitë politike të shkrihen të gjitha, pasi të gjithë janë hajdut pa përjashtim.
-Dumani thotë: Shtoni hetuesit e BKH-së pasi kemi shumë nevojë.
Dakord pasi për një javë janë arrestuar 10 drejtorë. Ai nuk arrin me ato punonjës që ka t’i mbarojë këto punë. Jam dakord me këtë por nuk tregon se Dumanin nuk po e zë gjumi për këtë punë. Ai po bën maksimumin dhe po justifikohet se nuk e mbaron dot punën aq shpejtë pasi nuk ka njerëz. Në SPAK ka dosje që rrinë aty prej të paktën 5 vjetësh, pse nuk kalojnë në gjykatë?
-Duhet të kalojnë në procedura..
Ça procedurash, politikanët kanë vjedh me miliona u dashkan procedura. Proceduara për t’u bërë qefin ose ndonjë pazar. Gjykatat nuk ndryshojnë mentalitetin në Shqipëri. Në sistemin e drejtësisë mund të ketë pak ndryshim vetëm në SPAK dhe GJKKO, te të tjerat nuk ka asnjë ndryshim, njësoj siç kanë qenë më parë. Kanë ngel ato hajdutët që kanë vjedh më pak, por jo që s’kanë vjedh dhe ashtu vazhdon.
-Te sekuestrimi i pasurive ju po thoni që duhet të goditen politikanët?
Patjetër, në mënyrë kategorike me sekuestrim total. Këto që janë politikanë sot në 90-en s’kanë pas brekë të vishnin e sot shëtisin me Range Rover.