Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka komentuar lëvizjet e opozitës për marrëveshjen e emigrantëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Çollaku thekson se vetëbllokimi i opozitës sot më shumë se kurrë i shërben Edi Ramës. Sipas deputetit mazhoranca po kalon këtë marrëveshje pa asnjë debat politik.
Postimi i plotë i Çollakut:
Vetbllokimi i opozites,sot me shume se kurre po i sherben Edi Rames.
Sot maxhoranca po kalon marreveshjen Rama-Meloni per emigrantet,ne komisionin e politikes se jashtme ne nje seance online,pa pranine e opozites dhe pa asnje debat.
Maxhoranca duket se synon te kaloje te njejten marreveshje,me nxitim pa debat ne sance plenare pas pak ditesh.
Opinioni publik shqiptaret por dhe ai nderkombetar ka nevoje te degjoje argumentat e shumte qe rrezojne dhe denoncojne mbrapahtesine e kesaj marreveshje,qe mbulohet me propogande mashtruese nga qeveria.
Seanca ku do te kaloje ky ligj duhet te jete nje seance debati,propoganda e qeverise duhet demaskuar ne salle te parlamentit nga opozita me argumentat e shumte qe kemi kunder kesaj cfare po ndodh.
Nese seanca e rradhes do te pamundesohet nga kaosi ne parlament ,do te jete sherbimi me i madh qe i behet qeverise Rama dhe do te jete nje akt vetvrases per interesat e Opozites.