Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar dhe konfiskuar më shumë se 100 milionë Euro gjatë 3 viteve të punës së saj. Shifra është bërë e ditur nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dje në raportimin para Komisionit të Ligjeve për bilancin e punës për vitin 2022. “Për vlerën e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kemi tregues shumë pozitivë. Vlera mund të jetë të paktën me përafërsi mbi 100 milionë Euro. Ajo që më bën të ndihem më mirë është diversifikimi i llojeve të pasurive që sekuestrohen, llogari bankare, cash, pasuri të paluajtshme, biznese, në turizëm etj. Kjo shumë është më e lartë se 100 milionë Euro”, deklaroi ai. Ndërkohë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, theksoi se një numër i madh kriminelësh shqiptarë strehohen në Dubai. Dumani u shpreh te “Ligjet” se shumë kriminelë nuk mund të përballen me drejtësinë shqiptare, pasi nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Dubain. Madje ai theksoi se trafikantët shqiptarë po fshehin para në parajsat fiskale, si edhe kanë vendosur kontakte të drejtpërdrejta me Amerikën Latine. Kemi vënë re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale. Grupet kriminale të drejtuara nga shqiptarët po konsiderohen nga ndërkombëtarët me një ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare, kryesisht kanabis dhe kokainë, janë aktive në rajon, por edhe BE, Turqi SHBA. Këto kanë qasje të drejtpërdrejtë në vendet e origjinës së kokainës duke krijuar një lidhje të fortë me organizatat kriminale në Amerikën Latine. Shihet një tendencë e lëvizjes së parave në vende jashtë juridiksionit shqiptarë, në parajsa fiskale duke rritur vështirësinë e gjurmimit, ka edhe sisteme informale të dërgimit të parave. Problematik fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai qëndrojnë një numër të madh të kërkuarish për vepra penale krim i organizuar që nuk po jepet një miratim për ekstradimin e tyre. Nisur nga kjo, kemi 28 procedime penale të nisura kryesisht”, deklaroi Dumani.
“Po dal të pi një…”/ Çiljeta zbulon si reagoi kur gruaja e Albanit u nda nga jeta
Thonë se rastësia është mbreti i botës. Kështu duket të jetë edhe historia e lidhjes së dashurisë së Çiljetës dhe...
Lexo më shumë