Kur shikon Edi Ramën që feston 28 Nëntorin dhe flet për “shpëtim” dhe “mbrojtje” të trojeve shqiptare, të bëhet sikur dëgjon të flasë copëtuesi i Shqipërisë i vitit 1925, ish-kryeministri Ahmet Zogu, i cili i dhuroi serbit Tito tokën shqiptare “Shën Naum”, si shpërblim për financimin, rikthimin dhe mbajtjen në pushtet si kryeministër. Kur dëgjon Edi Ramën që flet për mbrojtjen e Kosovës, të bëhet sikur flet Esat Pashë Toptani, copëtuesi i viteve 1913-1914 të trojeve shqiptare, që firmosi aneksimin e veriut të Shqipërisë, si dhuratë për Serbinë. Në karrierën e tij politike, Edi Rama historikisht është orientuar nga një aleancë me Serbinë. Rama shfaqet sot si një serborus i ri i deklaruar, avokati më i zjarrtë i Vuçiçit dhe Serbisë, i cili ka nxjerrë në pazar vitet e fundit në pushtet kufijtë e Kosovës. Mund të thuhet hapur se nëse Esat Pashë Toptani do të ishte gjallë sot dhe do të ishte në vend të Edi Ramës si kryeministër dhe kryetar i PS-së, ai do të sillej dhe do të fliste njëlloj siç sillet dhe flet sot Edi Rama në pushtet.
Rama, armiku i LANÇ
Të dëgjosh tradhtarin Edi Rama që ngre lart Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të vjen pështirë nga hipokrizia e neveritshme, tipike në stilin dhe sjelljen e tij, pasi faktet me zërin e tij nuk lidhen asnjëherë bashkë. Si mund të flasë ky kryeministër i paturp për luftën e LANÇ, për të cilin gjaku i 28 mijë dëshmorë ka qenë gjak i rremë? Si mund të flasë ky personazh që ka quajtur luftë vëllavrasëse kontributin anti-fashist shqiptar? Këto fakte Rama nuk i mohon dot, pasi ka qenë ai vetë që i ka shkruar me dorën e tij në 1992 në Librin Refleksione për dëshmorët: “U ulëm të zbërthenim mitologjinë e 28 mijë dëshmorëve. Gjaku i rremë në themel të kolltuqeve nisi tërmetin,” shkruante Rama. “Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik,” vazhdon shkrimin Edi Rama.
Pazaret e Ramës
Ky kryeministër pazarxhi, ka përdorur gjithë këto vite Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare,emocionet dhe ndjeshmëritë që lidhen me të vetëm për interesat e tij personale. Kur i duhet për pushtet, ai ndryshon si nata me ditën. Edi Rama është një tradhtar, i mbushur me urrejtje për të shkuarën që mbart vlera të forta. Ky kryeministër nuk ka moral kombëtar të flasë për LANÇ, pasi ka vendosur në krye të një instituti që paguhet me lekët tona një personazh si Çelo Hoxha, që flet me superlativa për pushtuesit nazifashistë dhe njëkohësisht hedh vrer e baltë ndaj Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Prej disa vitesh ky “shpifës” serial është përpjekur të tjetërsojë historinë e LANÇ, duke sulmuar me gjuhë ordinere e pa dhënë asnjë provë e fakt, sa edhe një rrugaç do ta kishte zili, heronjtë që luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin e vendit. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo betejë artificiale që ka nisur kundër luftës partizane, ku padyshim do të dalë i humbur, ai fatkeqësisht drejton Institutin e Krimeve të Komunizmit, teksa është aty falë “pazareve” që ka me Ramën. Lufta Nacional Çlirimtare pati një rol vendimtar në çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Ndryshe nga shumë vende të tjerë, Shqipëria falë luftës së partizanëve të saj arriti që prezencën e aleatëve në luftë ta kishte ndihmuese, por jo decizive. Vlera e rezistencës partizane të popullit shqiptar përgjatë Luftës së dytë Botërore është sidomos tek imazhi i Shqipërisë që i ofroi botës, sidomos Forcave Aleate që ishin hezituese ndaj Shqipërisë dhe fuqisë së saj shpirtërore, e cila diti të dilte përtej prapambetjes së saj arsimore dhe ekonomike dhe të bashkohej me botën përparimtare në kahun e duhur të historisë.