Ambasada e SHBA në Tiranë, njofton se ka vendosur të ngrejë në vendin tonë një shtab të bazës së Forcave të Operacioneve Speciale. Kjo Komandë, e njohur shkurt si SOCEUR, do të jetë në gatishmëri për t’iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve që mund të lindin dhe nëse është e nevojshme, për të mposhtur sulme.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar menjëherë kryeministri Rama. Ai e quan super lajm.
“Nga Gjermania doli deklarata e Komandës së Forcave Operacionale të SHBA e cila operon për Europën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionale speciale. Vendosja e selisë në Shqipëri do të sigurojë sipas deklaratës një ndërveprueshmëri më të madhe me aletaët shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe felksibilietet logjistik. Shqipëria mbetet aleat i fortë në NATO i SHBA gjë që e bën vendosjen e një shtabi pararojë në këtë vend aleat një vendim të natyrshëm” , tha Rama duke cituar pjesë nga dokumenti, ndërsa e cilësoi këtë vendim një super lajm