Pak ditë pas dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Brahimllari tregon shkakun që e nxiti.
Një nga ato ishte dëshira që Partia e Lirisë të mos përfundonte në përçarjen e PD-së thotë ai në një intervistë për një emision televiziv.
“Kam dhënë dorëheqjen për të mos shkuar tek ajo që shkoi PD. Dorëheqja ka qenë për ti shërbyer unitetin. Qëndresa ime do të detyronte të ndante njerëzit në bazë. Duke qenë në mendime kundër mbi organizimin e partisë do të detyroja ti përçaja”
Pas veprimit të tij mohon të ketë pasur presion por ka mendime të kundërta me Metën për organizimin e partisë.
”Është vullnetare. Nuk kam pasur presione. Presione zero. Ka qenë e mirëmenduar për të shtensionuar siuatën brenda partisë për të dhënë një mesazh se nuk është Endriti përgjegjës. Përgjejgësi mban të gjithë ekipi”
Ftohja a është nxitur nga dëshmia e Brahimllarit në SPAK?
Vetë ai e mohon. ‘Nuk ka lidhje’