Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbuluar një telefonatë të parrëfyer më parë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Meta zbuloi se bëhej fjalë për ish-kryeprokuroren Ina Rama, e cila kërkonte ta burgoste pas skandalit me videon e bllokut 700 mijë euro që prodhoi edhe masakrën e 21 janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm. “Më merr Berisha në telefon kur isha në Durrës. Nga telefonata e kuptova që kishte një shqetësim. Berisha më tregon se ish-kryeprokurorja Ina Rama, kishte marr urdhër për të më futur në burg. Ajo kishte dorëzuar në Angli materiale, video dhe audio”, deklaroi ai. Ndërkohë që kreu i PL tregoi se i ishte përgjigjur ish-kryeministrit që të mos të shqetësohej, dhe i kishte dhënë një premtim. “Doktor unë të premtoj që edhe nga burgu do të jap më shumë vota për zgjedhjet që ta heqim Edi Ramën nga kryetar bashkie i Tiranës”, tregoi dy ditë më parë Meta për emisionin “Opinion” në “TV Klan”.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë