Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe avokati, Eugen Beçi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se vettingu ka kaluar në një problem ku mazhoranca mund të shantazhojë çdo gjyqtar dhe prokuror të cilin e ka kaluar dhe ia ka lënë pa shpjeguar të gjitha problemet që ka patur.
“Vettingu po të dojë ka gjetur edhe se sa benzinë ke harxhuar ti për të vajtur në Suedi. Kur nuk do, nuk gjen edhe këto probleme. Argumenti është i tillë. Sot është Irena Gjoka, nesër sa Irena Gjoka do të shantazhohen?
Me vetëdije, atë shejtanin në djep që donte, mazhorancës ia dha në dorë opozita dhe shejtanin po e tund Edi Rama.
Vettingu ka kaluar në një problem shantazhues, në një problem ku mazhoranca mund të shantazhojë çdo gjyqtar dhe prokuror të cilin e ka kaluar dhe ia ka lënë pa shpjeguar të gjitha problemet që ka patur. Prandaj unë ngul këmbë që opozita ia dha me dorën e saj shejtanin dhe reforma në drejtësi dështoi totalisht. Vettingu sot që po flasim po kthehet në një objekt shantazhues për gjyqtarët dhe prokurorët në sistem”-tha Beçi.