Analisti Kastriot Aliaj ka zbardhur të tjera detaje nga “dosja e zezë” që mban emrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një analizë ekskluzivisht për gazetën “SOT”, ai rrëfen lidhjet e Berishës me UDB dhe njerëzit me të cilët bashkëpunonte kundër interesave të Shqipërisë. Ai thotë se Sali Berisha bashkëpunonte me spiunë të UDB dhe OZNA-s, për shkatërrimin e gjithçkaje në Shqipëri, duke filluar nga ndërmarrjet ekonomike, deri tek plantacionet e agrumeve të bregdetit, vreshtave të rrushit etj. Aliaj e quan Berishën manipulator dhe mashtrues të kësaj epoke, që urren shqiptarët dhe i ka dashur të keqen Shqipërisë. Sipas tij ai meriton ndëshkim të merituar, për të gjitha dëmet që i ka shkaktuar faktorit shqiptar.
Analiza e plotë e Kastriot Aliajt
Lufta ndaj pandëshkushmërisë
Vonesat e pakuptimta të organeve të specializuara të drejtësisë, po u jep kohë dhe hapësirë spekulatorëve të demokracisë, në ndërtimin e strategjisë së mbrojtjes, për t’u shfajësuar nga krimi korrupsioni dhe hajdutëria. Kemi mbi tri dekada që dëgjojmë kambanat e oligarkëve, që kanë sunduar në emër të demokracisë, duke qeverisur përbindshëm pa ju përshtatur veçorive të vendit tonë, i sapodalë nga regjimi monist. Qytetarët presin vendimet e drejtësisë, për ndëshkimin e këtyre përbindëshave që kanë zhvatur pasurinë e tyre, ndërsa shteti dhe drejtësia heshtin në mënyrë të pakuptimtë. Çfarë kërkohet më tepër se kaq, kur qeverisja e mbrapshtë e tyre ka shkaktuar dramën e krimit, korrupsionit dhe hajdutërisë? A është e mjaftueshme dhe e justifikueshme puna e organeve te drejtësisë, vetëm me mbylljen e oligarkut Berisha në kafaz, ndërsa Ilir Meta vazhdon të bëjë demagogji? Si marrin guxim fansat e tij, duke i bërë temena poshtë ballkonit, strumbullarit të tragjedive të pashembullta në Shqipëri? Aq më keq kur midis tyre do të shohësh deputetë, por edhe ish. kryetaren e parlamentit znj. Jozefinë që është shumë e shqetësuar për izolimin e tij.
Protestat poshtë ballkonit
Janë po këta kategori njerëzish, që bëjnë të paditurin në mbrojtje të egoizmit të tij, i cili si gjatë qeverisjes edhe pas saj, me hipokrizinë qe e ka karakterizuar, krijoj marrëdhënie me demokracinë, si një krah reaksionar revanshist, shkatërrues i gjithçkaje për kënaqësi narciste. Atëherë me çfarë morali del kjo opozitë në protestë, kur dalja e saj flet për mbrojtjen e veprimtarisë kriminale të Sali Berishës dhe Ilir Metës? Këto dalje të tyre poshtë ballkonit, të kujtojnë kohën e “babës”, siç e thërrisnin kryengritësit e Shqipërisë së mesme Qamil Zyber Xhametën. Ky personazh me karakteristika të ngjashme me ato të Saliut dhe Ilirit, ngriti fshatarët e Shqipërisë së mesme në kryengritje, për të shpëtuar tokat që kishin përfituar gjatë sundimit të perandorisë osmane. Ndërsa ushtria e Saliut së bashku me atë të Ilir Metës, shkojnë poshtë ballkonit jo për kokën e Saliut, por për të siguruar benefitet që kanë përfituar gjatë sundimit të tyre. Ky soji politikanësh që dolën nga rrënjët e monizmit, duke u ngritur si anti vlera të progresit demokratik, janë vënë në krye të këtyre turmave amorfe, që nuk shquhen për shpirt demokratik e qytetar, por janë në mbështetje të politikave të krimit dhe hajdutërisë. Teorikisht themi dhe e pranojmë se, demokracia i ka rrënjët tek ekzistenca e lirisë, të çdo qenie njerëzore. Besimi tek liria dhe barazia, mbeten shtyllat ku mbështetet një demokraci e konsoliduar. Po a është kuptuar dhe zbatuar ajo në kushtet e shoqërisë sonë? Kjo pyetje ka shumë hapësira e ekujvoke brenda saj, që mbeten pa përgjigje.
Lidhjet me UDB
Ja si do të shprehej studiuesi amerikan Rajnold Nibur;” Aftësia e njeriut për drejtësi e bën demokracinë të mundur, ndërsa prirja e njeriut për padrejtësi e bëjnë demokracinë të domosdoshme”. Po si do bëhet drejtësi në Shqipëri, kur këto turma të dhunshme të prirur për padrejtësi, vihen në krye të protestave për të marrë në mbrojtje negativizmin demokratik? Shqiptarët kur panë që ra muri i Berlinit, u ngritën për liri e barazi, sepse e kishin pritur demokracinë me etje , ashtu si bimët që kanë nevojë për rrezet e diellit. Por ata shumë shpejt u zhgënjyen, nga që në krye të drejtimit të shtetit u vunë mbetjet e rrënjëve të komunizmit, të cilat nuk u shkulën ashtu si bënë vendet e tjera të Evropës Lindore. Si do të ndërtohej një demokraci e idealeve të saj, kur Sali Berisha i vënë në krye të PD dhe presidencës, kishte kaluar nëpër filtrat e shërbimit sekret serb UDB? A e dinë këta të vetëquajtur demokratë, që shkojnë qorrazi poshtë ballkonit, se doktrina politike e Saliut e lidhur me klanin serb, ka qenë kozmetike dhe shkatërrim i Shqipërisë? A e dinë këta se edhe vetë “menaxheri” i Saliut Ramiz Alia, sipas dokumenteve del se ka qenë njeriu, që mbante lidhje me krerë të emigracionit, që kishin kaluar në filtrat e shërbimit sekret serb? Duke qenë të dy në një linjë, Ramizi i besonte shumë Saliut, nga që kishte qenë një nga komunistët me radikalë gjatë regjimit monist, prandaj ai e kishte kthyer në një vegël qorre për shpëtimin e tij, që të mos pësonte fatin e Causheskut, por edhe për të evituar hakmarrjen ndaj ushtrisë së vjetër të komunizmit. Por Saliu ishte boshti i së keqes në Shqipëri, nga që ishte i lidhur me klanin serb, që e vërtetojnë mesazhet me agjentët serbë, takimet me njerëz të besuar të Millosheviçit, takimet me Bullatovicin e Malit të Zi, që ishte krahu i djathtë e Millosheviçit. Kjo veprimtari anti-shqiptare e tij lidhej me trafikimin e naftës, armatimit, hapjen e portave për linjat trafikante, ku në qendër të kësaj veprimtarie kriminale ishte miku i shtëpisë Damir Fazlliç, të cilin e futi edhe në strukturat e PD. Ai kishte biznese të përbashkëta familjare, me nipin e shefit të UDB-s serbe, të akuzuar për krime lufte në Kosovë. Por Saliu ishte ashpërsisht kundër luftës çlirimtare, që bënin drejtuesit e UÇK, kur nga ana tjetër qeveria socialiste e mbështeste këtë luftë me të gjitha mjetet, nga që ajo kishte fituar mbështetjen ndërkombëtare SHBA-BE. Ja si do të shprehej një nga themeluesit kryesorë të lëvizjes popullore në Kosovë Ibrahim Kelmendi, i cili më vonë do të drejtonte UCK-në;” Sali Berisha bashkëpunonte me spiunë të UDB dhe OZNA-s, për shkatërrimin e gjithçkaje në Shqipëri, duke filluar nga ndërmarrjet ekonomike, deri tek plantacionet e agrumeve të bregdetit, vreshtave të rrushit etj. Ai ishte mashtruesi më i madh i cekut të bardhë, si dhe të kalimit në nivelin zero, sipas urdhrave që i vinin nga Beogradi i demonizmit nacionalist, për ta shkatërruar Shqipërinë deri në palcë”.
Ngjarjet tragjike
Sjelljet dhe qëndrimet e tij në kundërshtim me aspiratat e shqiptarëve, duke shkelur çdo normë demokratike, e vunë Shqipërinë në pozita tragjike. Duke bërë analizën e ngjarjeve gjatë sundimit të tij, që fatkeqësisht nuk u bë asnjëherë në Shqipëri, ai edhe sot i izoluar mban qëndrim prej demoni të pa bindur, për të gjitha ngjarjet tragjike që lidhen me figurën e tij. Kozmetika e mohimit dhe anatemimit të të vërtetës, e ktheu atë në arkitekt të konflikteve të egra, armik i miqve brenda PD, i frikshëm, shpërfillës i ligjeve të shtetit, mos njohës i demokracisë, agresiv ndaj kundërshtarëve ,gjë që po e demostron edhe tani i mbyllur në”kafaz”.I kthyer në simbol i së keqes, i njohur prej shumicës së shqiptarëve, po modelon një paternalizëm vulgar, duke ndikuar në përçarjen e shoqërisë dhe njollosjen e historisë, me mercenarët dhe bashibozukët rrotull tij. Disa nga veçoritë që e motivojnë atë si simbol i së keqes; erdhi në krye të PD si mbetje e nomenklaturës së kuqe, nuk e njohu kurrë institucionin e dorëheqjes, protesta e 2 Prillit në Shkodër më 1991, nuk kishte asnjë ndryshim nga djegia e Raishtagut gjerman, dhunimi i opozitës në protestën e 28 Majit 1966, e ngjashme me atë të hebrejve e aspiruar nga Adolf Hitleri, veshja e 3000 nënave me të zeza në tragjedinë e vitit 1997,të cilat u pasuan edhe me ngjarjet e tjera te krimit shtetëror dhe ekonomik. Ky manipulator dhe mashtrues i kësaj epoke, që urren shqiptarët dhe i ka dashur të keqen Shqipërisë, meriton ndëshkim të merituar, për të gjitha dëmet që i ka shkaktuar faktorit shqiptar. Këta njerëz që vazhdojnë të rrotullohen rreth tij, për të mos u veçuar nga pjesa e shëndoshë e shoqërisë, është mirë t’i largohen kësaj të keqe, duke u shkëputur nga kjo rrënjë e helmatisur e demokracisë.