Para varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha u zotua se ‘Pashiqin shqiptar, Edi Ramën do e dërgojmë në Beograd, aty ku e ka vendin’. Në ditën më të rëndësishme të kombit shqiptar, Berisha akuzoi Edi Rama se është njeriu që ndjek linjën e përçarjes së shqiptarëve. Referuar gjendjes ku është zhytur vendi, ai theksoi se tashmë beteja për largimin e Edi Ramës është pa kthim. Sali Berisha u zotua para varrit monumental të Ismail Qemalit se pashqin e Beogradit si e cilëson ai kreun e qeverisë Edi Rama, do ta dërgojnë shumë shpejt në Beograd. Nga Vlora Berisha deklaroi se kurorat e lule janë të fundit që Edi Rama i vendos babait të pavarësisë, teksa e akuzoi atë si tradhtar të kombit. Teksa kreu homazhe me rastin e 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Berisha dha edhe një mesazh të fortë lidhur me aktualitetin politik në vend Gjatë qëndrimit të tij në Vlorë, Sali Berisha zhvilloi edhe marshim e takime me qytetarët që kishin zgjedhur qytetin e flamurit për të kremtuar ditën e pavarësisë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë